Lajmet

“Ata që zgjedhin luftën, humbin gjithmonë”, Zelensky i drejtohet parlamentit grek

“Ata që shantazhojnë Evropën me një krizë ekonomike dhe energjetike humbin gjithmonë”, tha ai.

Publikuar

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha parlamentit grek sot se “ata që shantazhojnë Evropën me një krizë ekonomike dhe energjitike humbasin gjithmonë”, përcjell UBT News.

Në një fjalim virtual, Zelensky i kërkoi parlamentit grek të “bëjë më shumë” dhe të përdorë “mundësitë e tij si anëtar e Bashkimit Evropian për të organizuar shpëtimin e Mariupolit”.

“Ata që zgjedhin luftën, humbin gjithmonë. Ata që përpiqen t’i privojnë një vendi pavarësinë dhe integritetin e tij territorial gjithmonë humbin. Ata që shantazhojnë Evropën me një krizë ekonomike dhe energjetike humbin gjithmonë”, tha ai.

Rusia po përpiqet të sigurojë që “varfëria energjetike të bëhet një realitet i ri në këtë kontinent”, tha ai, duke shtuar se Rusia “po bën gjithçka që mundet për të provokuar inflacion për shumë njerëz”.

Presidenti ukrainas bëri thirrje gjithashtu për bllokimin e të gjitha bankave ruse nga sistemi financiar botëror.

“Ndërsa trupat ruse bllokojnë qytetet paqësore dhe deportojnë njerëzit tanë, asnjë bankë ruse nuk ka të drejtë të fitojë para në sistemin financiar botëror”, tha Zelensky. “Ato duhet të bllokohen. Të gjithë ato duhet të bllokohen dhe jo vetëm disa prej tyre”.

Ai shtoi se “asnjë anije ruse nuk duhet të ketë mundësi të hyjë në ndonjë pjesë të botës demokratike”.

Lajmet

Javën e kaluar në rajonin e Prishtinës u sekuestruan tetë armë zjarri, u shqiptuan mbi 3 mijë gjoba

Publikuar

nga

Javën e kaluar në rajonin e Prishtinës janë realizuar 233 urdhëresa të Gjykatës, ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media. Po ashtu janë sekuestruar tetë armë zjarri dhe janë shqiptuar 5214 masa administrative me gjobë.

​“Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 233 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 62 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj. Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore,  personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”, thuhet në komunikatë.

​“Ndërkohë që aktivitete policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë. Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar tetë armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Ndërkaq aktivitetet policore  në sferën e sigurisë në trafikun rrugor. Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 5214 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor”, thuhet në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Papa Francesku anulon aktivitetet për shkak të gripit

Publikuar

nga

Papa Francesku ka anuluar të gjitha aktivitetet e planifikuara për këtë javë, si rezultat i një gjendje të lehtë gripale. Njoftimi u bë nga zyra e shtypit e Vatikanit, e cila konfirmoi se gjithashtu janë anuluar seancat e kësaj të hëne. Vendimi i Papës vjen si një masë paraprake për të garantuar shëndetin e tij, duke marrë parasysh udhëtimin e tij të ardhshëm ndërkombëtar.

Papa ka në plan një udhëtim apostolik në Luksemburg dhe Belgjikë nga e enjtja, 26 shtator, deri të dielën, 29 shtator. Anulimi i audiencës papale për sot është një masë e kujdesshme, e domosdoshme për të përballuar çdo rrezik para këtij udhëtimi. Më herët, më 2 shtator, Papa kishte filluar një vizitë maratonë 12-ditore në katër vende në Azinë Juglindore dhe Paqësorin Jugor, duke përfshirë Indonezinë dhe Papua Guinea e Re, e cila shënoi distancën më të madhe që ka udhëtuar ndonjëherë një Papë.

Gjatë këtyre udhëtimeve, Papa ka theksuar rëndësinë e dialogut ndërfetar dhe mbrojtjen e mjedisit, duke reflektuar një ndryshim të rëndësishëm brenda Kishës Katolike, e cila po i jep gjithnjë e më shumë rëndësi zërave nga Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine. Kjo situatë e fundit me shëndetin e Papës vjen në një kohë kur ai është në mesin e një periudhe të ngjeshur udhëtimesh dhe aktiviteteve, duke theksuar angazhimin e tij për një Kishë më të hapur dhe më globale./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Bota

Zjarret apokaliptike në Brazil shkatërrojnë 11 milionë hektarë pyje dhe toka bujqësore

Publikuar

nga

Zjarret masive në Brazil kanë shkatërruar 11 milionë hektarë pyje dhe toka bujqësore gjatë këtij viti, një sipërfaqe e barabartë me atë të Portugalisë. Shkencëtarët tregojnë se kombinimi i thatësirës së madhe, temperaturave të larta dhe rrymave ajrore të thata ka intensifikuar zjarret, duke e vënë Brazilin në rrezik të lartë nga efektet e ngrohjes globale.

Gushti dhe shtatori shënuan intensifikimin e zjarreve, duke prekur zona të pasura bujqësore dhe periferi të qyteteve. Sektori bujqësor ka pësuar dëme të konsiderueshme, me humbje prej rreth 400 milionë dollarësh në Sao Paulo, rajonin kryesor të prodhimit të kallamsheqerit.

Autoritetet po monitorojnë situatën me satelitë për të parandaluar përhapjen e zjarreve, ndërsa cilësia e ajrit ka rënë ndjeshëm, duke shkaktuar probleme shëndetësore në popullatën lokale. Ndryshimet klimatike po kërcënojnë të ardhmen e eksportit bujqësor të Brazilit, sipas shkencëtarëve si Paulo Artaxo, që paralajmërojnë për sfida edhe më të mëdha në të ardhmen./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Gerxhaliu: Largimi i kosovarëve në heshtje më i rrezikshëm se eksodi

Publikuar

nga

Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka thënë se mungesa e stabilitetit politik dhe mungesa e perspektivës ekonomike dhe evropiane po e rrit ankthin e kosovarëve për të ardhmen e tyre. Sipas tij, masat ndëshkuese nga Bashkimi Evropian dhe paralajmërimet për luftë eventuale me Serbinë fusin ankth dhe panik tek qytetarët.

“Në Kosovë po ndodh një largim masiv, por këtë herë në heshtje dhe pa shumë vëmendje. Pamjet nga pritjet në Aeroportin “Adem Jashari” dhe aeroporte të rajonit, e në veçanti Aeroporti i Shkupit gjatë gjithë vitit, tregojnë për një vlugë të largimit nga Kosova. Ndërsa qeveria e justifikon këtë me pushimet verore apo vizitat familjare, realiteti është më i komplikuar. Kjo ikje është reflektim i mungesës së perspektivës dhe ngulfatjes që shumë të rinj dhe profesionistë po përjetojnë në vendin tonë”, ka thënë Gërxhaliu.

“Kjo ikje e heshtur përfaqëson një krizë të thellë mungese mundësish dhe shprese. Të rinjtë e diplomuar dhe profesionistët po largohen pa zhurmë drejt vendeve të BE-së dhe përtej. Largimi i tyre është më i rrezikshëm se ndonjë eksod masiv, pasi ndodh pa u vënë re dhe pa reagim nga institucionet. Largimi po shkatërron ekonominë e Kosovës. Sektori privat po përballet me sfida të mëdha për të gjetur punonjës të aftë, ndërkohë që bizneset po mbyllen për shkak të mungesës së fuqisë punëtore dhe klientëve. Ikja e konsumatorëve dhe fuqisë blerëse po e varfëron më tej ekonominë tonë, duke e bërë të varur nga remitancat”.

Ish-kreu i OEK-ut ka përmendur edhe largimin përmes Aeroportit “Adem Jashari”. Ka thënë se ka rritje mbi 60 për qind.

“Fluturimet nga Aeroporti “Adem Jashari” janë rritur me 60% krahasuar me vitin e kaluar, pa përfshirë ata që largohen përmes Shkupit. Ndërsa qeveria nuk ka marrë masa për ta adresuar këtë krizë, duket se prioritetet e institucioneve janë të tjera. Përmes gjobave ndaj bizneseve, duket se po kontribuojnë në zbrazjen e mëtejshme të vendit. Situaten aktuale e rëndin edhe më tepër lajmi se në verën e ardhshme është paralajmëruar zbatimi edhe i Sistemit të dytë Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), i cili u kërkon udhëtarëve nga vendet që kanë regjim pa viza me BE-në, të aplikojnë online për lejen e hyrjes. Nëse kjo gjendje vazhdon, Kosova do të humbasë një pjesë të madhe të kapitalit të saj njerëzor, duke u kthyer në një vend me pak mundësi reale për të rinjtë dhe profesionistët. Ky largim i heshtur është një krizë që po minon themelet e shoqërisë dhe ekonomisë sonë”, ka shkruar ai.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara