Lajmet

Assange lirohet nga burgu britanik, pranon fajësinë për akuzën e spiunazhit në SHBA

Published

on

Julian Assange, themeluesi i WikiLeaks, është liruar nga një burg britanik. Assange u nis nga aeroporti Stansted i Londrës më 24 qershor, pas lajmit për një marrëveshje me SHBA-në lidhur me shkeljen e Aktit të Spiunazhit, e cila do ta lejojë atë të kthehet në vendlindjen e tij, Australi.

Prokurorët amerikanë konfirmuan se 52-vjeçari Assange do të pranojë fajësinë për një akuzë të vetme për komplot për të marrë dhe zbuluar dokumente të klasifikuara të mbrojtjes kombëtare. Marrëveshja pritet të finalizohet në një gjykatë në Ishujt Mariana Veriore më 26 qershor.

Për vite me radhë, SHBA ka argumentuar se publikimet e WikiLeaks, veçanërisht ato që zbulojnë informacion për luftërat në Irak dhe Afganistan, rrezikonin jetë njerëzish. Assange kaloi pesë vitet e fundit në një burg britanik, duke luftuar ekstradimin në SHBA.

WikiLeaks, themeluar nga Assange në vitin 2006, pretendon se ka publikuar mbi 10 milionë dokumente, të cilat qeveria amerikane i ka përshkruar si një nga kompromiset më të mëdha të informacionit të klasifikuar në historinë e SHBA-së. Në vitin 2010, WikiLeaks publikoi një video që tregon një helikopter ushtarak amerikan duke vrarë më shumë se një duzinë civilësh irakianë, përfshirë dy gazetarë të Reuters, në Bagdad.

Bashkëpunëtorja e tij, Chelsea Manning, u dënua me 35 vjet burg për rolin e saj në rrjedhjen e dokumenteve, para se presidenti Barack Obama t’ia zbutte dënimin në vitin 2017. Assange gjithashtu u përball me akuza për përdhunim dhe sulm seksual në Suedi, të cilat ai i mohoi. Ai kaloi shtatë vjet i fshehur në ambasadën e Ekuadorit në Londër, duke pretenduar se çështja suedeze do të çonte në ekstradimin e tij në SHBA. Autoritetet suedeze e mbyllën çështjen në vitin 2019 për shkak të kalimit të kohës, por autoritetet britanike e arrestuan atë për mosparaqitje në gjykatë lidhur me ekstradimin në Suedi./UBTNews/

Lajmet

PDK arrin koalicion me “Listën për Familjen”

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë një koalicion me “Listën për Familjen”.

Kjo u bë e ditur në konferencën për media nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza.

Sot kam kënaqësinë t’ju njoftoj që me z. Rrahmani dhe anëtarë të tjerë të listës Familja kemi bërë marrëveshje për koalicion dhe bashkëpunim para dhe paszgjedhor. Qëllimi i këtij koalicioni është që të bashkojmë forcat në funksion të asaj që të bëjmë progres dhe ta ndryshojmë gjendjen në vend, duke përfshirë ekonominë, drejtësinë, arsimin, shëndetësinë, emergjencat, sigurinë dhe, normalisht, duke pasur kujdes edhe për mirëqenien dhe familjen. Jam i bindur që ky është një koalicion i qëndrueshëm dhe se do të kemi sukses. Normalisht që do të kemi pjesëmarrje nga lista Familja në listën zgjedhore të PDK-së. Është vlerë e shtuar çdo kandidat për deputet që do të jetë në listën e përbashkët”, tha ai./EO

Continue Reading

Lajmet

Zemaj: Çdokush që e ka nis luftën kundër aparatit shtetëror të okupimit serb e ka nis përmes LDK-së

Published

on

By

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot konferencë për media për zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme që do të mbahen me 28 dhjetor.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Armend Zemaj tha se pjesëmarrja e mërgatës në procesin e votimit është legjitimim dhe forcim i demokracisë në vend.

Mërgata e Kosovës ka qenë gjithmonë shtylla e proceseve shtet-ndërtuese. Në ditët më të vështira mërgata ishte krah nesh, në momentet më vendimtare ishte zëri i arsyeshëm dhe i vendosur për të mirën e vendit tonë. Ne i bëjmë thirrje mërgatës të jenë pjesë e këtij procesi jetik. LDK do të mbrojë çdo ditë të drejtën e mërgatës për t’u regjistruar për të votuar dhe për t’u trajtuar me dinjitet që ata e meritojnë. Asnjë pengesë politike asnjë tendencë për bllokadë dhe asnjë vijë partie nuk mund ta ndalë të drejtën demokratike të mërgatës sonë dhe integritetin e votës së tyre. Jemi të bindur që me pjesëmarrjen e mërgatës ky proces do të jetë më i fortë më legjitim dhe më përfaqësues për të gjithë qytetarët të Republikës së Kosovës“, tha Zemaj.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës tha se Lëvizja Vetëvendosje ka shfaqur nga fillimi tendencën për siç thotë ai kapjen e bordit të televizionit publik.

Tash 5 vite po bëhen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje dhe e cila nga dita e parë e marrjes së mandatit në Kuvendin e Kosovës ka shpërfaqur hapur tendencën për kapjen e bordit të RTK gjë të cilën e ka arrit me shumicë votash dhe përmes bordit ka vendos njerëz që janë militantë të LVV dhe sot po udhëheqin RTK-në. Kjo ka qenë fatkeqësi edhe për televizionin publik edhe për redaksinë editoriale të cilën në vazhdimësi është kritikuar përmes lajmeve të porositura dhe të njëanshme“.

Ai tha se Lidhja Demokratike e Kosovës është baza themelore e shtetit pasi sipas tij aktivitetet kundër okupimit serb kanë nisur përmes LDK-së.

LDK mund ta them me përgjegjësi të plotë, është baza themelore e shtetit dhe demokracisë në këtë vend, nga viti 1989 e deri më sot. Çdokush që e ka nis luftën kundër aparatit shtetëror të okupimit serb e ka nis përmes LDK, dikush përmes forumit të rinisë dikush përmes luftës çlirimtare dhe dikush pas shtet-ndërtimit apo edhe shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”, tha Zemaj.

Kujtojmë se sot ka nisur regjistrimi i votuesve jashtë vendit të qytetarëve të Kosovës./KP

Continue Reading

Lajmet

​Kamioni përplaset me dy vetura në Llaushë të Skenderajt

Published

on

By

Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti rrugor sot në Llaushë të Skenderajt.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Mitrovicë, Avni Zahiti ka konfirmuar se në këtë aksident ishin të përfshira një kamion dhe dy vetura.

Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 13:25, në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, në segmentin rrugor në fshatin Llaushë. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura, përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar dy persona”, ka thënë Zahiti./KP

Continue Reading

Lajmet

Ish-nënkryetari i Kllokotit dënohet me 1 vit burgim, përmes kërcënimit siguronte vota për Listën Serbe

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Sasha Mirkoviq, ish-nënkryetar i Kllokotit, duke e dënuar me 1 vit burgim lidhur me akuzën për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve.

Ndaj Mirkoviq, është shqiptuar edhe dënimi plotësues “Ndalimi i ushtrimit të funksionit në administratë publike ose në shërbim publik në kohëzgjatje prej 2 viteve”.

Ai u obligua që në emër të shpenzimeve gjyqësor të paguajë shumën prej 100 euro, 100 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 100 euro për Fondin e Kompensimit të Viktimave./EO

Continue Reading

Të kërkuara