

Lajmet
Asnjë rast pozitiv me COVID-19 në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe katër pacientë.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiNë 24 orët e fundit në Kosovë nuk u shënua asnjë rast pozitiv me COVID-19 dhe asnjë rast i vdekjes. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe katër pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 55.
Në 24 orët e fundit janë dhënë tri doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 829 mijë e 424 doza të vaksinës./UBTNews/
Lajmet
Përplasje për një votë mes Kurteshit dhe një koordinatori të vëzhguesve të AAK-së
Published
1 hour agoon
March 3, 2025By
UBTNews
Vlefshmëria e një vote të prerë poshtë, kishte shkaktuar sherr mes anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje Sami Kurteshi dhe një komisioneri të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Anëtari i KQZ-së Sami Kurteshi, gjatë numërimit të fletëvotimeve të ardhura me postë është akuzuar nga koordinatori i vëzhguesve të AAK-së, se ka tentuar për të ndikuar në shpalljen e vlefshmërisë së një vote ani pse ajo kishte qenë e prerë poshtë.
Kjo është mohuar nga ana e Sami Kurteshit i cili tha para mediave se nuk e vendos askush përpos komisionerëve për votën në fjalë dhe se nuk po u bënë presion komisionerëve.
E sipas tij, komisionerët po kryejnë punën me nderë, e nuk kanë nevojë të frikësohen nga anëtarët e KQZ-së, derisa iu ka drejtuar komisionerit në fjalë se mund të ankohet në PZAP.
“Ai thotë është e pavlefshme, por nuk vendos as ti as ai, vendosin ata. Nëse ty ta merr mendja që të është bë e padrejtë, e ke të drejtën e ankesës në PZAP. Llogaritjet nuk mundem me i pa, se ti llogaritë ndryshe unë ndryshe, por prej pozitës të vëzhguesit, nuk vendosi dhe nuk është presion. Kurrkush nuk po iu thotë juve me u ndalë dhe mos me i këqyrë. Unë e kam ndikimin në zyre të KQZ-së, atje e ngriti dorën. Një person që kryen punën me nderë, hiç nuk ka nevojë me u tut prej askujt, ka kaluar ajo kohë”, tha Kurteshi.
Ndërsa, koordinatori i vëzhguesve të AAK-së, Lavdim Mehani shtoi se të njëjtën votë të prerë poshtë të AAK-së në Deçan, para tre ditësh vëzhguesit e LVV-së kanë insistuar ta shpallin të pavlefshme.
Lavdim Mehani këtë e llogaritë tentim për të ndikuar në votë dhe se do të ankohet në PZAP.
“Para tre dite, vëzhguesit e LVV-së, kanë insistuar me e shpallë një votë të AAK-së në Deçan të pavlefshme, për shkak se e ka prerjen, ka ndodhur, është shpallur e pavlefshme edhe e kanë krijuar atë standard me atë prerje. Sipas informacioneve Samia ka ardhur te një tavolinë dhe i ka thënë komisionerit shpalle këtë të vlefshme, derisa ka qenë e njëjta votë, e prerë poshtë. E llogarisim si ushtrim ndikimi ose tentim për të ndikuar për ta shpallur të vlefshme apo pavlefshme”, shtoi ai.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, është duke vazhduar numërimi i votave me postë.
Sipas përditësimit të fundit në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më 3 mars ora 00:54 janë numëruar 124 kuti të votimit nga 187 sa janë apo 66.31 për qind.
Lajmet
PZAP verifikon disa fletëvotime të pavlefshme
Published
2 hours agoon
March 3, 2025By
UBTNews
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë parë zyrtarë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për të verifikuar kuti me fletëvotime të pavlefshme.
Më herët ka pasur ankesa nga Lëvizja Vetëvendosje rreth disa fletëvotimeve që janë shpallur të pavlefshme.
Në QNR edhe të hënën po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi përmes postes.
Nga të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani janë numëruar 66.31 për qind e votave me postë.
Bazuar në të dhënat e KQZ-së, në numërimin e deritanishëm të votave me postë për zgjedhjet parlamentare te 9 shkurtit, prin Lëvizja Vetëvendosje në koalicion me Guxo dhe Alternativa me 52.72 për qind, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 29.80 për qind, Partia Demokratike e Kosovës me 7.98 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma me 3.32 për qind.
Ndërkaq, pas përfundimit të numërimit të këtyre votave, do të nis numërimi i atyre me kusht dhe personave me aftësi të kufizuara
Lajmet
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve
Published
2 hours agoon
March 3, 2025By
UBT NEWS
Kompania izraelite Cellebrite ka ndërprerë aksesin e Serbisë në produktet e saj pas zbulimit se shërbimet e sigurisë serbe përdorën teknologjinë e kompanisë për të spiunuar gazetarët dhe aktivistët. Sipas një raporti nga Amnesty Tech, Serbia përdori teknologjinë e Cellebrite për të anashkaluar mekanizmat e sigurisë të telefonave inteligjentë dhe për t’i infektuar ata me malware, duke shfrytëzuar sistemin për spiunim.
Cellebrite, e cila shet teknologji për agjencitë e zbatimit të ligjit për të aksesuar informacionin në telefonat inteligjentë, konfirmoi se kishte ndërmarrë hapa për të hetuar akuzat dhe kishte pezulluar përdorimin e produkteve të saj nga Serbia. Kompania theksoi se po shqyrtonte marrëdhëniet e saj biznesore dhe veprimin në përputhje me politikën e etikës dhe integritetit.
Në vitin 2024, Amnesty International zbuloi se agjencia e sigurisë së brendshme serbe përdori teknologjitë e Cellebrite për të instaluar spyware të vetin pas zhbllokimit fizik të telefonave, duke shfrytëzuar teknologjitë për qëllime të tjera, si mbikëqyrje aktive dhe shkelje të privatësisë. Ky abuzim me teknologjinë e Cellebrite për të monitoruar gazetarët dhe aktivistët u bë më i dukshëm nën administratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ku media dhe shoqëria civile ishin në shënjestër të regjimit.
Cellebrite ka pasur klientë në shtete dhe regjime represive, duke përfshirë vende si Rusia, Kina, Venezuela, dhe Etiopia, dhe përdorimi i softuerëve të saj ka lejuar monitorimin në distancë të telefonave, përfshirë aktivizimin e kamerës dhe mikrofonit, qasjen në mesazhe dhe skedarë të tjerë. Megjithatë, përdorimi i këtyre teknologjive për qëllime të keqija ka nxitur shqetësime të mëdha ndërkombëtare për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe privatësisë.
Bota
Kina ideon kundërmasat ndaj tarifave amerikane
Published
2 hours agoon
March 3, 2025By
UBT NEWS
Kina ka paralajmëruar masa kundërvënëse në përgjigje të kërcënimit të SHBA për të vendosur një tarifë shtesë prej 10% për mallrat kineze, e cila do të hyjë në fuqi më 4 mars, nën pretekstin e luftës kundër fentanilit. “Global Times”, një tabloide e lidhur me Partinë Komuniste, raportoi se Kina do të ndërmarrë “masa të forta” nëse SHBA vazhdon me këtë vendim. Ky kërcënim erdhi pas një deklarate të Presidentit Donald Trump, i cili tha se SHBA do të vendosë tarifa 25% ndaj Kanadasë dhe Meksikës, dhe 10% për Kinën në të njëjtën datë.
Ministria e Tregtisë e Kinës reagoi duke theksuar se vendi është një nga më të angazhuarit në luftën kundër drogës dhe se bashkëpunon me SHBA-në për të luftuar trafikun e fentanilit. Ajo theksoi se fajësimi i vendeve të tjera për këtë problem nuk do të ndihmojë, por mund të rrisë barrën për konsumatorët dhe kompanitë amerikane, si dhe të dëmtojë stabilitetin e zinxhirit global industrial.
Kina ka shprehur shpresën se SHBA do të heqë dorë nga këto masa dhe do të zgjidhë mosmarrëveshjet përmes dialogut. Megjithatë, nëse SHBA vazhdon të ndjekë këtë rrugë, Kina ka paralajmëruar se do të marrë kundërmasat e nevojshme për të mbrojtur interesat dhe të drejtat e saj. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Lin Jian, theksoi se Kina do të mbrojë me vendosmëri interesat e saj legjitime dhe paralajmëroi se përdorimi i çështjes së fentanilit për shantazh do të ketë pasoja negative./UBTNews/

Lloji i makaronave më i konsumuar në botë, ja pse të gjithë i duan

Vogëlushi thërret 911, kërkesë emergjente për donat!

Raportuesi i PE-së për Serbinë fajëson Vuçiqin për mosrealizimin e takimeve

Traktati i Shën Stefanit, momenti ku mori hov lëvizja kombëtare shqiptare

Oscar: Sa paguhen të famshmit për të veshur krijimet e markave luksoze?

Kosova do të zhvillojë ndeshje miqësore me Armeninë

Zelensky ndaj Rusisë: Nëse doni bisedime, mos i synoni njerëzit me raketa balistike

Përplasje për një votë mes Kurteshit dhe një koordinatori të vëzhguesve të AAK-së

Betohet kancelari i ri i Austrisë, kush është 65-vjeçari
Të kërkuara
-
Magazinë3 months ago
Ky mendohet se është djali 20 vjeçar i Parashqevi Simaku, Luke Nohfe
-
Bota1 month ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota1 month ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota1 month ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt