
Lajmet
ASK: Kosova eksportoi mallra në muajin prill në vlerë 67.2 milionë euro me këto shtete
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për (-0.2%) në muajin prill të vitit 2023.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiAgjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin prill 2022.
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për (-0.2%) në muajin prill të vitit 2023, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2022, gjegjësisht në vlerë prej 380.9 milionë eurosh, krahasuar me deficitin prej 381.7 milionë eurosh në vitin 2022. Eksporti mbulon importin me 15.0%.
“Eksporti i mallrave në muajin prill 2023 kishte vlerën 67.2 milion euro, ndërsa importi 448.2 milionë euro, që është një rënie prej (-16.9%) për eksport, si dhe (-3.1%) për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022”, njofton ASK-ja.
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 24.3% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 18.7% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 13.8% e përbëjnë plastika, goma dhe artikuj prej tyre; 8.6% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 7.0% e përbëjnë produktet minerale; 4.8% e përbëjnë tekstili dhe artikujt e tekstilit, etj.
Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 14.2% e përbëjnë produktet minerale; 12.2% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11.2% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10.7% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9.4% e përbëjnë mjetet e transportit; 7.6% e përbëjnë produkte të industrisë kimike; 6.7% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.
“Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së (27) arritën në 19.5 milionë euro, ose rreth 29.0% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-23.9%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (10.3%), Italia (3.9%), Holanda (3.2%), etj. Importet e Kosovës nga vendet e BE-së (27) ishin rreth 199.5 milion Euro, ose 44.5% e importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-1.6%). Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (14.0%), Greqia (6.0%), Italia (5.5%), etj”, njofton ASK-ja.
Sipas ASK-së në muajin prill 2023, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 27.0 milion Euro, ose 40.1% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-14.6%). Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (16.0%), Shqipëria (12.4%), Serbia (6.7%), dhe Mali i Zi (3.6%).
Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin prill 2023, arritën në 78.3 milionë euro ose 17.6% të importeve të përgjithshme me një rritje prej 2.1%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (6.1%), Shqipëria (5.6%), Maqedonia e Veriut (4.6%).
“Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 20.7 milionë euro, ose 30.9%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA (14.6%), dhe Zvicra (9.2%). Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 170.6 milionë euro, ose 38.0%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (15.0%) dhe Kina (9.4%)”, njofton ASK-ja.
Rajoni
Ka nisur protesta në Shkup, studentë nga Kosova në mbështetje të kolegëve
Published
2 hours agoon
May 18, 2026By
UBT News
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve dhe studentëve në Shkup për protestën e paralajmëruar nga studentët e universiteteve në gjuhën shqipe, të cilët kërkojnë mbrojtjen e të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet profesionale.
Protesta, e organizuar me moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një zëri”, pjesëmarrësit kanë filluar të mblidhen në Urën e Gurit.
Në mbështetje të kolegëve të tyre kanë ardhur edhe studentë nga Kosova, të cilët thanë se përkrahja e tyre nuk do të mungojë dhe se protestat do të zhvillohen në mënyrë të qytetëruar.
“Studentët në Maqedoninë e Veriut nuk janë vetë, ne jemi këtu për t’i ndihmuar. Duam të tregojmë se mbështetja jonë është e vazhdueshme dhe nuk do të ndalemi këtu”, tha një student nga Kosova. Ai shtoi se në protestë po marrin pjesë të rinj nga të gjitha qytetet e Kosovës.
“Ne kemi ardhur si grup me autobus dhe këtë protestë po e bëjmë në mënyrë të qytetëruar. Jemi prej të gjitha qyteteve të Kosovës”, u shpreh ai.
Organizatorët u kanë bërë thirrje edhe sportistëve, artistëve dhe figurave publike që t’i bashkohen protestës dhe të mbështesin kërkesat e studentëve.
Kjo është protesta e dytë e organizuar nga studentët, pas asaj të mbajtur më 6 prill të këtij viti.

Një burrë është gjetur i vdekur sot pas mesditës në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 14:30.
Pas marrjes së informatës, ekipet e urgjencës dhe policia kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Pllana.
Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur menjëherë hetimet dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për të ndriçuar dhe sqaruar rrethanat e këtij rasti. Për momentin, autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë rreth identitetit të viktimës apo shkaqeve të vdekjes.
Vendi
Ka nisur Java e 17-të e Albanologjisë në Prishtinë
Published
5 hours agoon
May 18, 2026By
UBT News
Përgjatë katër ditëve, studiues nga Kosova, rajoni dhe më gjerë do të prezantojnë tema që lidhen me gjuhën, letërsinë, historinë, folklorin dhe etnologjinë shqiptare, duke trajtuar edhe zhvillime bashkëkohore si inteligjenca artificiale, digjitalizimi i shqipes dhe ndikimi i komunikimit virtual në gjuhë.
Programi përfshin sesione të veçanta për letërsinë shqipe, historiografinë, trashëgiminë kulturore dhe antropologjinë e ushqimit, me fokus në identitetin kulturor dhe zhvillimet moderne të shoqërisë shqiptare.
Organizatorët theksojnë se konferenca synon të promovojë kërkimin shkencor dhe të krijojë hapësirë për shkëmbim akademik mbi gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare.
Lajmet
Aksident fatal në Koshare të Ferizajt, humb jetën një person
Published
5 hours agoon
May 18, 2026By
UBTNews
Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në fshatin Koshare të Ferizajt, ku si pasojë ka mbetur i vdekur një person i moshës 60-vjeçare.
Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Kosovës, në aksident janë përfshirë dy vetura me targa vendore, ndërsa rasti ka ndodhur rreth orës 12:15. Për shkak të lëndimeve të rënda, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar detajet e kësaj ngjarjeje tragjike.
“Sot rreth orës 12:15 kemi pranuar informatën se në fshatin Koshare të Ferizajt ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person, mashkull, i moshës 60 vjeç, vdekja e të cilit është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor”, ka thënë Veseli.
Njësitet policore të trafikut kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet që çuan deri te ky aksident fatal.

Ka nisur protesta në Shkup, studentë nga Kosova në mbështetje të kolegëve

Gjendet i vdekur një burrë në “Ulpianë”

Xherdan Shaqiri konfirmon qëndrimin te Basel pas sezonit zhgënjyes

Bullgaria pret me festë Darën pas triumfit historik në Eurovision 2026

Ka nisur Java e 17-të e Albanologjisë në Prishtinë

Droni rus godet anijen kineze në Ukrainë, një ditë para vizitës së Putinit te Xi Jinping

Përfaqësuesja e Kosovës në boks udhëton drejt Zagrebit për turneun “Grand Prix”

Aksident fatal në Koshare të Ferizajt, humb jetën një person

Hajrizi: Arsimi tradicional nuk mjafton më, UBT po ndërton universitetin e së ardhmes
Të kërkuara
Lajmet2 months agoKoordinatorja e projektit AKIL-EU në UBT, prof. Manjola Zaçellari, referon në University of Oxford
Live3 months agoKryegjykatësi Smith III shpall mbylljen e çështjes gjyqësore
Lajmet3 months agoPërfundon seanca e sotme në Hagë për pengim të drejtësisë
Opinione2 months agoAvdimetaj: Ekonomia e Kosovës e rrezikuar nga luhatjet në tregut ndërkombëtar



