Lajmet

Asetet ruse të familjes së presidentit të Kazakistanit

Një bashkëshorte misterioze dhe një divorc i shpejtë.

Published

on

Kur trazirat e mëdha shpërthyen më herët gjatë këtij muaji në Kazakistan, në Azinë Qendrore, shumë analistë vlerësuan se këto trazira erdhën si pasojë e konflikteve midis mbështetësve të presidentit kazak, Qasym-Zhomart Toqaev dhe paraardhësit të tij, 81-vjeçarit Nursultan Nazarbaev.

Një hulumtim i kryer nga Shërbimi rus i Radios Evropa e Lirë dhe Current Time – një rrjet në gjuhën ruse që udhëhiqet nga Radio Evropa e Lirë në bashkëpunim me Zërin e Amerikës – mbi asetet ruse të familjes së Toqaevit, ka nxjerr në pah se dikur janë ndërthurur interesat e biznesit të presidentit aktual të Kazakistanit dhe ish-presidentit të këtij shteti.

Një bashkëshorte misterioze dhe një divorc i shpejtë

Sipas ueb-faqes së Presidencës së Kazakistanit, Toqaev është i divorcuar dhe ka një djalë të quajtur Timur. Kur Toqaev u bë ushtrues i detyrës së presidentit më 2019, mediat kazake vunë në dukje se ai mbante një unazë martese, por unaza u zhduk nga gishti i tij brenda pak ditësh. Përafërsisht në të njëjtën kohë, mediat lokale thanë se bashkëshortja e presidentit në detyrë ishte qytetarja ruse Nadezhda Tokayeva. Sipas të dhënave publike, Tokayeva më 2005 ishte regjistruar në Moskë si një “sipërmarrëse private”, aktiviteti kryesor i së cilës ishte dhënia me qira e pasurive të paluajtshme.

Ky regjistrim ishte valid deri më 2009, por me një kërkim në ueb-faqen e Ministrisë së Jashtme ruse, numri i pasaportës që lidhet me Tokayevan është ende aktiv.

Më 2020 u raportua se në vitin 2011, Tokayeva ishte në listën e presidenteve të nderit të Shoqatës së Grave të Kombeve të Bashkuara. Në atë kohë, Toqaev kishte qenë Zëvendëssekretar i Përgjithshëm i OKB-së dhe kreu i përfaqësimit të kësaj organizate në Gjenevë.

Nursultan Nazarbaev (majtas) më 2019 zgjodhi Qasym-Zhomart Toqaev në postin e presidentit të Kazakistanit.
Nursultan Nazarbaev (majtas) më 2019 zgjodhi Qasym-Zhomart Toqaev në postin e presidentit të Kazakistanit.

Mediat kazake kanë spekuluar se Toqaev u divorcua me nxitim pasi u bë ushtrues i detyrës së presidentit, për shkak se bashkëshortja e tij kishte shtetësi ruse. Djali i Toqaevit, Timur u lind në vitin 1985 dhe si duket ai nuk ka pasur asnjëherë nënshtetësi ruse.

Në dhjetor të vitit 2021, Fondacioni Kundër Korrupsionit i liderit opozitar rus, Aleksei Navalny publikoi një raport që tregonte se autoritetet ruse kishin hequr emrat e shumë rusëve të fuqishëm nga data-bazat për pronat, duke i zëvendësuar këta emra me fjalët “Federata Ruse”. Ai raport theksonte se të dhënat e paredaktuara tregonin se edhe Nadezhda dhe Timuri ishin të regjistruar si pronarë të apartamenteve të mëdha në Moskë. Në data-bazën e redaktuar, pronësia e këtyre apartamenteve është e regjistruar nën fjalët “Federata Ruse”.

Hulumtimi i bërë nga REL-i dhe Current Time ka zbuluar se emërimi “Federata Ruse” fsheh pronësinë e disa pronave jashtë Moskës që më herët ishin të listuara në pronësi të Nadezhda Tokayevas. Një prej këtyre pronave është një shtëpi në një vendbanim prestigjioz në Abramtsevo, që u ble më 2008 nga familja e gazetarit nga Moska, Yevgeny Lavut dhe nga filmbërësja Yevgenia Gindilisa. Lavut i tha REL-it se gjatë asaj blerjeje, Tokayeva ishte ankuar se e kishte vështirë që ta ngrohte shtëpinë dhe se kishte plane që të transferohej në Krime.

Një djalë çuditërisht i suksesshëm

Hulumtimi i REL-it po ashtu zbuloi informacione lidhur me djalin e Toqaevit, Timurin. Sipas një raporti vjetor të vitit 2016 të kompanisë për zhvillimin e pasurive të paluajtshme Mayak, Timur Toqaev ishte anëtar i bordit të drejtorëve të kësaj kompanie. Kjo kompani më së shumti njihet për ndërtimin e kompleksit luksoz rezidencial Mayak, që gjendet në Khimki, në periferi të Moskës. Projekti për ndërtimin e këtij kompleksi zemëroi banorët lokalë, të cilët u njoftuan për këtë projekt më 2014, pasi i njëjti u ndërtua pranë një stadiumi futbolli, që është i qasshëm për publikun.

Në raportin vjetor të Mayak përfshihen edhe informacione që nuk janë raportuar më parë lidhur me Timur Toqaev. Aty thuhet se ai ka studiuar në College du Leman dhe Universitetin Webster në Zvicër si dhe ka diplomë për shkenca politike nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Jashtme ruse.

Disertacioni i tij në vitin 2009 për Akademinë Diplomatike titullohet: Strategjia e Republikës së Kazakistanit në marrëdhëniet me Perëndimin: Interesat kombëtare, prioritetet, drejtimet. Në këtë dokument prej 125 faqesh, Nazarbaev përmendet 112 herë.

“Rusia është aleatja e vetme e Kazakistanit”, thuhet në disertacion.

Sipas raportit të vitit 2016 të Mayak, kompania kishte 514 milionë rubla (7 milionë dollarë) në asete. Radio Evropa e Lirë dhe Current Time nuk kanë arritur të gjejnë raporte më të reja dhe nuk është e qartë nëse Timur Toqaev është ende i lidhur me këtë kompani. Megjithatë, raporti i vitit 2016 jep të dhëna shtesë për lidhjet e biznesit të Toqaevit, përfshirë edhe lidhjet e tij me figurat që shpesh lidhen me Nazarbaevin.

Dy klane kazake

Timur Toqaev figuron edhe anëtar i bordit të Fondacionit Bamirës Kemel Toqaev. Ky fondacion është emëruar për nder të babait të presidentit kazak Toqaev. Data-baza e bizneseve SPARK-Interfax po ashtu tha se Toqaev është bashkëpronar i dy kompanive të vogla të përfshira në analizat gjeologjike dhe teknike.

E njëjta data-bazë e ka listuar Timur Toqaevin edhe si bashkëpronar të firmës Salish, që më herët njihej me emrin Abi Petroleum Kepital. Kjo kompani së fundmi është shpërbërë. Sipas mediave kazake, Toqaev po ashtu ishte listuar si bashkëpronar kur kjo kompani ishte krijuar në vitin 2002. Atëbotë, Toqaev ishte vetëm 18 vjeç. Pak kohë pas themelimit, kjo firmë fitoi të drejtat për të zhvilluar fushën e naftës Gryadovoye në rajonin Atyrau.

Në atë kohë, Qasym-Zhomart Toqaev ishte larguar nga posti i kryeministrit dhe ishte emëruar ministër i Jashtëm. Bashkëpronar në Abi Petroleum Kepital ishte edhe Mukhamed Izbastin, djali i diplomatit kazak Temirtai Izbastin, që është burri i motrës së Qasym-Zhomart Toqaev.

Më 2005, Abi Petroleum Kepital urdhëroi kryerjen e studimeve gjeologjike për fushën e naftës Gryadovoye nga një kompani e quajtur Kazakhstankaspiishelf, që ishte në gjysmë-pronësi të Sat & Company. Sat & Company u themelua nga Kenges Rakishev, një prej biznesmenëve më me ndikim në Kazakistan, i cili nga mediat është quajtur “bankieri i Nazarbaevit”.

Biznesmeni kazak, Kenges Rakishev.
Biznesmeni kazak, Kenges Rakishev.

Më 2012, Abi Petroleum Kepital kishte raportuar për 50 milionë dollarë fitim, por dy vjet më vonë raportoi se po operonte me humbje dhe më 2020 kjo kompani u mbyll.

Sat & Company, megjithatë, është e lidhur me firmën në Moskë, Mayak që më 2016 e listoi Timur Toqaevin si anëtar të bordit. Shefi ekzekutiv i kompanisë Mayak është Makhmudzhon Ermatov, që ka në bashkëpronësi dhe udhëheq dhjetëra kompani, kompani të cilat janë të regjistruara në të njëjtën adresë në Moskë. Që të gjitha kompanitë e kanë fjalën “Sat” në emrin e tyre, dhe shumica e tyre kanë kryesisht hisedarë të njëjtë. Një prej këtyre kompanive, Sat Oil është e listuar si “partner” në ueb-faqen e kompanisë Mayak. Mediat kanë raportuar se këto kompani janë të kontrolluara direkt dhe indirekt nga Rakishev, biznesi kryesor i të cilit në Kazakistan ishte Sat & Company, kompani që në vitin 2018 u riemërua në Fincraft Resources.

Pronari kryesor i kompanisë Mayak është një kompani e regjistruar në Holandë e quajtur Dostyk Investments B.V, që kontrollohet nga oligarku kazak, Timur Kulibaev. Kulibaev është burri i vajzës së Nazarbaevit, Dinara dhe gjatë epokës së Nazarbaevit konsiderohej si “biznesmeni më me ndikim” në Kazakistan.

Më 2018, Scanner Project publikoi një raport që thoshte se Timur Toqaev ishte pronar i një apartamenti në kompleksin Chemin Gilbert-Trolliet në Gjenevë. Në po të njëjtin kompleks, pronar i një apartamenti ishte Semyon Vinokurov, dhëndëri i ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Ueb-faqja kazake, Kz.expert tha më 2019 se vlera e rezidencës së Toqaevit në Gjenevë ishte 2 milionë dollarë.

Duke theksuar se vajza e Nazarbaevit, Dinara kishte një vilë masive në periferi të qytetit zviceran, Kz.expert shkroi: “Ky qytet… është bërë një ‘shtëpi’ si për familjen e presidentit të parë, Nursultan Nazarbaev dhe për familjen e presidentit të dytë” Qasym-Zhomart Toqaev.

Që prej raportit të vitit 2016 të Mayak, nuk ka pasur asnjë lajm publik për interesat ruse të Timur Toqaevit. Më 2019, u raportua se ai e ka ndryshuar emrin në “Kemel”, ndoshta në nder të gjyshit të tij. Në data-bazat e bizneseve ruse, pas vitit 2016 nuk mund të gjendet emri “Timur Kemel” apo “Timur Toqaev”.RFE

Lajmet

LVV bojkoton seancën për çmimin e naftës, opozita kritikon mungesën e pushtetit në Kuvend

Published

on

By

Derisa në Kuvend po vazhdon seanca e jashtëzakonshme për çmimin e naftës, as kryeministri, asnjë ministër e asnjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje nuk është paraqitur në sallë.

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, kritikoi ashpër këtë bojkot, duke thënë se për një çështje kaq të rëndësishme për qytetarët, pushteti ka zgjedhur të mos marrë pjesë. Ajo ironizoi me situatën duke u shprehur: “Mos kanë harru me zbrit prej xhipave të zi”.

Përmes një rezolute, LDK-ja po kërkon uljen e përkohshme të akcizës për naftën nga 36 centë për litër në 20 centë deri në stabilizimin e çmimeve, uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 në 8 për qind, si dhe subvencionimin e naftës për sektorët më të ndjeshëm si bujqësia, transporti publik dhe prodhuesit vendorë.

Ermal Sadiku nga LDK-ja u shpreh i dëshpëruar me sallën e zbrazët, duke theksuar se deputetët e LVV-së dhe ata të Listës Serbe janë të vetmit që po mungojnë.

Ai sqaroi se kërkesa për uljen e TVSH-së është teknikisht e realizueshme dhe nuk e dëmton buxhetin, pasi rritja e çmimeve e ka rritur automatikisht edhe grumbullimin e taksave. Sadiku përfundoi duke ironizuar se, nëse pushteti zgjedh të flasë me popullin vetëm përmes Facebook-ut e televizionit, atëherë Parlamenti mund të mbyllet plotësisht.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për trafikim me narkotikë gjatë një aksioni të suksesshëm të realizuar këtë të premte në Gjakovë.

Operacioni është udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me njësitet kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, të cilët rreth orës 14:40 kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa të huaja.

Sipas komunikatës zyrtare, automjeti drejtohej nga i dyshuari me inicialet A.B., i lindur në vitin 1978, tek i cili gjatë kontrollit në pjesën e ulëseve të pasme janë gjetur dhjetë paketime të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë.

Pesha e përgjithshme e drogës së sekuestruar është 5 kilogramë e 413 gramë, ndërsa në cilësinë e provave materiale Policia ka konfiskuar edhe veturën dhe dy telefonat mobil që i përkisnin të dyshuarit.

Pas arrestimit, personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim në stacionin policor, ku me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ky aksion vjen si pjesë e planeve taktike të Policisë së Kosovës për luftimin e trafikut të drogës dhe krimit të organizuar në vend, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë nga drejtoritë përkatëse.

 

Continue Reading

Lajmet

Dënohet me 24 vjet burgim Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes në QPS-në e Ferizajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 24 vjet burgim të akuzuarin Valon Aliu, duke e shpallur fajtor për vrasjen e rëndë të ish-bashkëjetueses së tij, E.C., ngjarje kjo që ndodhi në prill të vitit 2024 brenda Qendrës për Punë Sociale.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjyqtarja Fitore Krivanjeva-Daci, Aliu u dënua për tri vepra penale: vrasje e rëndë, armëmbajtje pa leje dhe kanosje, ku në dënimin final do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 12 prilli 2024.

Ngjarja tragjike erdhi pas një fjalosjeje të shkurtër brenda zyrave të QPS-së, ku i akuzuari nxori armën dhe qëlloi viktimën fillimisht në kraharor, ndërsa plagosi në krah edhe vëllanë e saj.

Megjithëse viktima tentoi të largohej, Aliu e qëlloi përsëri në gjoks dhe në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes.

Pas vrasjes, ai kishte kanosur edhe një zyrtare të institucionit duke ia vendosur pistoletën në ballë me kërcënimin se do ta qëllonte edhe atë.

Palët e përfshira në proces kanë afat prej 30 ditësh për ankesë në Gjykatën e Apelit, ndërsa Aliu do të qëndrojë në paraburgim deri në plotfuqishmërinë e këtij vendimi.

Continue Reading

Lajmet

Përplasje në Kuvend për naftën: LDK kërkon uljen e akcizës, LVV e cilëson propozim populist

Published

on

By

Seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës këtë të premte është shoqëruar me një debate të ashpra mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) lidhur me çmimin e naftës. Përmes një rezolute, opozita ka kërkuar ndërhyrje emergjente në politika fiskale për të lehtësuar barrën e qytetarëve, ndërsa pushteti e ka refuzuar këtë nismë.

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka paralajmëruar se rritja e kostos së karburanteve po rrezikon të thellojë krizën sociale në vend. Ajo theksoi se nafta është çmim bazë që dikton zinxhirin e shtrenjtimeve në çdo sektor.

“Nafta është çmim bazë i ekonomisë dhe çdo rritje e saj përkthehet automatikisht në rritje të çmimeve të produkteve bazike, shërbimeve, transportit dhe ndërtimit. Qeveria nuk duhet të qëndrojë si spektatore në një kohë kur qytetarët përballen me rritje të kostos së jetesës,” deklaroi Lushaku-Sadriu.

Rezoluta e LDK-së propozon tri masa konkrete: Uljen e akcizës nga 36 në 20 centë për litër; Uljen e TVSH-së për karburante nga 18% në 8%; Subvencionimin e naftës për bujqit, transportin publik dhe prodhuesit vendorë.

Në anën tjetër, deputetja e LVV-së, Rozeta Hajdari, e ka kundërshtuar ashpër këtë kërkesë, duke argumentuar se ulja e të hyrave publike do të dëmtonte buxhetin e shtetit dhe financimin e sektorëve kyç si arsimi dhe shëndetësia.

“Ne si Grup Parlamentar me qeverisjen tonë kemi ndërhyrë aty ku duhet, kemi formalizuar tregun e naftës, kemi evituar kostot e panevojshme dhe kemi rritur transparencën. Këto masa janë efekt real dhe afatgjatë,” tha Hajdari, duke e quajtur propozimin e opozitës si ekonomikisht të papërgjegjshëm.

Hajdari shtoi se rritja e çmimeve është pasojë e krizave gjeopolitike globale dhe se masat e propozuara nga LDK-ja nuk garantojnë një ulje reale të çmimit në pompë për konsumatorët fundorë. Debati po vazhdon me akuza të ndërsjella, ku opozita kërkon veprim të menjëhershëm, ndërsa pozita mbron stabilitetin buxhetor.

 

Continue Reading

Të kërkuara