Lajmet

Artizanët libianë restaurojnë kopjet e vjetra ose të dëmtuara të Kur’anit për Ramazan

Kopjet më të vjetra kanë gjithashtu një vlerë sentimentale.

Published

on

Me ardhjen e muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit në Libinë e prekur nga lufta, një grup vullnetarësh po punojnë gjatë gjithë kohës për të restauruar kopjet e vjetra ose të dëmtuara të Kuranit.

Khaled al-Drebi, një nga restauruesit më të njohur të Libisë të librit të shenjtë të Islamit, është ndër artizanët që mbërrijnë çdo ditë në një punëtori në Tripoli për të plotësuar nevojat e fluksit të klientëve gjatë Ramazanit.

Për muslimanët, Ramazani është një muaj shpirtëror, ku një agjërim i përditshëm nga agimi deri në muzg shoqërohet me lutje dhe akte bamirësie.

“Blerja e Kuraneve të reja tradicionalisht rritet para muajit të Ramazanit, por kjo ka ndryshuar kohët e fundit në Libi”, tha Drebi për AFP.

Për shumë, tradita është ndërprerë nga një rritje në koston e Kuranit, veçanërisht “pasi shteti ndaloi shtypjen e tyre” në Libi, shtoi ai.

Kombi i Afrikës së Veriut ka duruar më shumë se një dekadë konflikti, duke lënë shumë nga institucionet e tij në rrëmujë dhe duke i dhënë një goditje të madhe ekonomisë së vendit të pasur me naftë.

“Kostoja e blerjes së Kuraneve është rritur dhe kështu pjesëmarrja për restaurimin e Kuraneve të vjetër ka fituar popullaritet të paparë” tha Drebi.

Krahasuar me koston e një Kurani të ri – me më shumë se 20 dollarë në varësi të llojit – punëtoria e Drebit kërkon vetëm disa dollarë për të restauruar një të tillë.

‘Gëzim i papërshkrueshëm’

Por kostoja nuk është faktori i vetëm – për shumë, kopjet më të vjetra kanë gjithashtu një vlerë sentimentale.

“Ka një lidhje shpirtërore për disa klientë”, tha Drebi, duke shtuar se shumë zgjedhin të ruajnë librat të cilat i kanë dhuratë nga të afërmit. “Disa thonë se ky Kur’an ka erën e gjyshit apo prindërve të mi”.

Në pjesën e pasme të dhomës, Abdel Razzaq al-Aroussi punon në renditjen e mijëra librave të shenjtë të Kur’anit bazuar në nivelin e tyre të përkeqësimit.

“Restaurimi i Kur’anit me dëmtime të kufizuara nuk zgjat më shumë se një orë, por për ato që janë shumë të dëmtuara, mund të duhen dy ose më shumë orë”, tha Aroussi.

Ato “duhet të zhbëhen, të restaurohen dhe më pas të lidhen”, tha ai – një proces i përpiktë që kërkon shumë “kohë dhe përqendrim”.

Mabrouk al-Amin, një mbikëqyrës në punëtori, tha se procesi i restaurimit “kërkon një numër të mirë artizanësh”.

“Të punosh me librin e Zotit është shumë e këndshme dhe nuk mërzitemi… ka një gëzim të papërshkrueshëm në këtë punë”, tha ai.

Restauruesit thonë se kanë riparuar rreth një gjysmë milioni libra të Kur’anit që nga hapja e punishtes në 2008 dhe më shumë se 1,500 kursantë janë diplomuar nga 150 punishte restaurimi.

Vitet e fundit në radhët e restauruesve vullnetarë janë bashkuar gjithnjë e më shumë gra.

“Një numër i madh grash u trajnuan për restaurimin e Kuranit të shenjtë dhe sot ato kanë punëtoritë e tyre”, tha Drebi.

Njëra prej tyre, Khadija Mahmoud, madje ka mbajtur seanca trajnimi për gratë e verbëra.

Për Mahmoud, e cila stërvit gratë në një punëtori në Zawiya, restaurimi i Kur’anit në një punishte grash i lejon ato të punojnë rehat dhe me një ritëm më të shpejtë.

Ajo shtoi se puna e restaurimit u ka dhënë shumë grave një mënyrë kuptimplote për të mbushur “kohën e tyre të lirë”./UBTNews/

Vendi

Tensione te Kuvendi për ndryshimet në ligjin për Specialen

Published

on

By

Situata rreth Kuvendit të Kosovës është tensionuar mbrëmjen e sotme, ku janë parë forca të shumta policore të dislokuara në hyrje-daljet e oborrit të ndërtesës. Ndërhyrja e policisë erdhi pasi protestuesit tentuan të bllokojnë rrugëkalimet për të parandaluar largimin e deputetëve nga objekti.

Kërkesa kryesore e protestuesve është miratimi i plotë në lexim të dytë i ndryshimeve ligjore për Gjykatën Speciale, proces ky që aktualisht mbetet në pikëpyetje.

Për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm, në perimetrin e Kuvendit janë zhvendosur edhe njësite speciale policore për kontrollin e turmave. Ndërtesa vazhdon të mbetet nën monitorim të rreptë sigurie. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Siç bëhet e ditur pas takimit është parë të mblidhet grupi parlamentar i PDK-së.

Ende nuk ka deklarime për media.

Continue Reading

Vendi

United Hospital pasuron ekipin mjekësor me ortopedin dhe traumatologun Dr. Arzen Balidemaj

Published

on

By

United Hospital ka mirëpritur në ekipin e saj mjekësor Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, duke zgjeruar kështu gamën e shërbimeve profesionale për trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të sistemit muskuloskeletal. Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Dr. Balidemaj sjell në United Hospital përvojën dhe njohuritë e fituara në fushën e ortopedisë, si dhe standarde të trajtimit të bazuara në praktikat evropiane.

Sipas njoftimit të spitalit, ai është i certifikuar nga AGA dhe EndoCert në Gjermani.

United Hospital fuqizon mjekësinë moderne me ekspertë të njohur dhe profesionistë të rinj

United Hospital po vazhdon të ndërtojë një standard të ri në shërbimet shëndetësore në Kosovë, duke zgjeruar vazhdimisht ekipin me mjekë të dëshmuar, kuadro me renome dhe profesionistë të fushave të ndryshme të mjekësisë.

Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Në këtë rrugëtim të zhvillimit dhe inovacionit, United Hospital po e pasuron ekipin e vet edhe me emra të rinj të mjekësisë, të cilët me profesionalizmin, përkushtimin dhe përvojën e tyre po sjellin energji të re dhe po kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Një nga këta profesionistë është edhe Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, i cili tashmë i është bashkuar ekipit të United Hospital. Me përvojën e tij dhe kualifikimet profesionale, ai sjell ekspertizë të avancuar në trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të nyjeve, ortopedisë sportive dhe traumatologjisë.

Ky është vizioni i United Hospital: të sjellë ekspertizën te pacienti, të hapë rrugë për risi në mjekësi dhe të ndërtojë një ekip ku profesionalizmi, teknologjia dhe përkushtimi ndaj pacientit bashkohen në një standard të ri të kujdesit shëndetësor.

Fokusi i tij profesional përfshin trajtimin e problemeve të nyjeve, dëmtimeve sportive dhe rasteve traumatologjike, ndërsa ndër shërbimet që do të ofrojë janë:

Endoprotetika e nyjeve të mëdha, përfshirë shpatullën, gjurin dhe kërdhokullën;

Kirurgjia artroskopike dhe minimalisht invazive;

Ortopedia sportive dhe trajtimet për ruajtjen e nyjeve;

Ndërhyrjet kirurgjikale në shpatull, kërdhokull, gju, dorë, bërryl dhe shputë.

Me angazhimin e Dr. Balidemajt, United Hospital synon të vazhdojë zgjerimin e shërbimeve të specializuara dhe t’u ofrojë pacientëve qasje në trajtime bashkëkohore në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë.

Për të caktuar një vizitë:
📞 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

United Hospital – kujdes i specializuar për shëndetin e nyjeve dhe sistemit muskuloskeletal./rajonipress/

Continue Reading

Lajmet

Kurti dhe Hamza takohen në Kuvend

Published

on

Ka filluar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, raporton Ekonomia Online.

Takimi mes dy liderëve politikë po zhvillohet në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Takimi vjen në një kohë kur në Kuvend po zhvillohen diskutime për çështje të rëndësishme politike dhe institucionale./EO/A.K/

 

Continue Reading

Të kërkuara