Kulturë

Artistët që i ndryshuan emrat pasi u bënë të famshëm

Published

on

  • Kanye West

Në vitin 2018, Kanye Omari West njoftoi përmes Twitterit se do ta ndryshojë emrin e tij artistik në Ye – pas albumit të tij “Ye”.

Ai deklaroi atë kohë se “I believe ‘ye’”, që në shqip do të thotë “besoj në ty”, është një fjalë që përdoret në bibël. Kështu që ai kaloi nga Kanye, që do të thotë ‘i vetmi’ në ‘Ye’ – si reflektim i së mirës, së keqes, konfuzionit, gjithçka.

“Albumi është reflektim i asaj që jemi”, kishte deklaruar artisti atë kohë.

Tri vjet më vonë, West aplikoi për ta ndryshuar ligjërisht emrin e tij, sipas dokumenteve që u siguruan nga PEOPLE, në gusht të vitit 2021. Sipas atyre dokumenteve, vendimi erdhi ‘për arsye personale’ dhe nuk dha më shumë detaje.

  • Prince

Artisti i njohur, Prince e ndryshoi emrin në The Love Symbol, në ditëlindjen e 35-të, në vitin 1993.

Në atë kohë, artisti tha në një deklaratë, “është një simbol i papërshkrueshëm, kuptimi i të cilit nuk është identifikuar”.

  • Diddy

Reperi Diddy e ka ndryshuar emrin në Puffy, Puff Daddy, P.Diddy, Diddy, Sean Jean, Brother Love, Sean Love Combs. Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Seans Combs, ishte i njohur si Puffy dhe Puff Daddy në fillim të karrierës. Në vitin 2001 ai deklaroi që nga Diddy emrin do ta kishte P.Diddy.

Në vitin 2005 e ndryshoi duke ia shtuar emrit edhe një P. Në vitin 2008 ai tha se tutje do të quhej Sean Jean, në vitin 2011 emri i tij ndryshoi në Swag, në vitin 2019 tha se do ta ndryshonte emrin nga John te Love.

  • Jonathan Cheban

Në tetor të vitit 2019, Cheban, i cili shpesh shfaqej në “Keeping Up with the Kardashians” me miken e tij, Kim Kardashian, ligjërisht e ndryshoi emrin në Foodgod, për shkak të restorantit të tij, sipas dokumenteve të siguruara nga TMZ.

  • Lisa Bonet

Lista Bonet e ndryshoi emrin në Lilakoi Moon. Ndonëse ajo ende njihet profesionalisht si Lisa Bonet, aktorja e ndryshoi emrin në Lilakoi Moon, në vitin 1995, pas ndarjes nga Lenny Kravitz.

  • Drake

Edhe Drake është në listën e artistëve që ka ndryshuar emrin nga Aubrey Graham në Drake, në vitin 2009.

  • Snoop Dogg

Në vitin 2012, Snoop Dogg befasoi botën kur njoftoi se do ta ndryshonte emrin në Snoop Lion. Një vit më vonë, ai kishte ndryshuar emrin në Snoopzilla.

Ai ende njihet si Snoop Dogg./UBTNews

Lajmet

Nis edicioni i 8-të i “Mitrovica Guitar Days”

Published

on

Ka nisur edicioni i tetë i festivalit “Mitrovica Guitar Days”, i cili po sjell në Mitrovicë artistë dhe kitaristë të njohur ndërkombëtarë, koncerte dhe aktivitete të ndryshme artistike që po e pasurojnë jetën kulturore të qytetit.

Festivali është hapur me një performancë nga artistja me renome botërore Carlotta Dalia, e cila ka sjellë një mbrëmje të veçantë me interpretime mbresëlënëse për publikun.

“Mitrovica Guitar Days” vazhdon të afirmohet si një prej festivaleve më të rëndësishme të kitarës në vend, duke krijuar hapësirë për shkëmbim artistik, zhvillim profesional dhe promovim të muzikës.

Ngjarja mbështetet nga Ministria e Kulturës përmes një financimi trevjeçar, me synim zhvillimin dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të festivalit. Në koncertin hapës ka marrë pjesë edhe zëvendësministrja Nora Arapi-Krasniqi./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Koncert festiv “Liria na Bashkon” në Gjakovë për Ditën e Çlirimit

Published

on

Në shënim të Ditës së Çlirimit, tre ansamble kombëtare shqiptare do të bashkohen në koncertin festiv “Liria na Bashkon”, duke sjellë një mbrëmje me këngë, valle dhe interpretime nga kultura shqiptare.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” nga Kosova, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore nga Shqipëria, si dhe Ansambli Nacional i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Koncerti do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, më 12 qershor 2026 në ora 19:00. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “KFOR and Kosova +25” hapet sot në Bibliotekën Kombëtare

Published

on

Në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Kosovës, sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” hapet ekspozita fotodokumentare “KFOR and Kosova +25”.

E realizuar në bashkëpunim me organizatën Heartstone, ekspozita sjell përmes fotografive të dokumentaristit britanik Nick Sidle një rrëfim mbi Kosovën në vitet e para të pasluftës, duke pasqyruar angazhimin e KFOR-it, por edhe jetën, sfidat dhe shpresat e qytetarëve gjatë periudhës së rindërtimit.

Ekspozita ishte prezantuar fillimisht në vitin 2001 dhe rikthehet tani, 25 vjet më vonë, në një version të restauruar dhe të zgjeruar, me synimin për të nxitur kujtesën, reflektimin dhe dialogun mbi paqen dhe bashkëjetesën.

Hapja do të mbahet sot nga ora 16:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kurti pret në takim shkrimtarët dhe kuratorët Dan Hicks e Françoise Vergès

Published

on

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim shkrimtarët dhe kuratorët Dan Hicks dhe Françoise Vergès, të shoqëruar nga studiuesja letrare Diona Budima.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, Kurti i përgëzoi mysafirët për diskutimin e mbajtur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në kuadër të programit “Në bisedë”, të moderuar nga Budima.

Dan Hicks është profesor i arkeologjisë bashkëkohore në Universitetin e Oksfordit dhe kurator në Pitt Rivers Museum, ndërsa Françoise Vergès njihet si aktiviste feministe, shkrimtare, kuratore e pavarur dhe autore e shumë botimeve mbi kulturën, historinë dhe drejtësinë shoqërore.

Sipas njoftimit, të dy kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në debatet ndërkombëtare mbi trashëgiminë kulturore, kujtesën historike dhe rolin e institucioneve kulturore në shoqëri./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara