Kulturë

“Art” rrugëtoi edhe në Tetovë, kjo ishte atmosfera e premierës

Published

on

Mbrëmjen e 2 tetorit, Teatri i Tetovës mirëpriti shfaqjen teatrale “Art”, një nga veprat më të njohura dhe të vlerësuara të teatrit bashkëkohor.

Premiera filloi në ora 19:00 duke ofruar një përvojë teatrale të pasur me humor, emocione dhe reflektime mbi miqësinë, perceptimin e artit dhe marrëdhëniet njerëzore.

“Art” vepër me me autore Yasemina Reza dhe regjisor, Bashkim Ramadani, kurse Kreshnike Osmani është asistente e regjisë dhe dramaturge Zoga Çeta Çitaku.

 Kjo shfaqje me aktorët: Ard Islami, Ylber Bardhi e Butrint Lumi paraqet miqësinë që përplaset kur arti sfidon çdo perceptim, dhe a mund të mbijetosh në një botë ku vlerat janë të ndryshme.

Përndryshe, adhuruesit e teatrit u argëtuan me shfaqjen në skenën e Teatrit të Tetovës. /A.Z/UBT News/

 

Moda dhe Stili

Si ta përdorni uthullën e mollës për mirëmbajtjen e flokëve?

Published

on

Përdorimi i rregullt i uthullës së mollës në flokë do t’i largojë bakteret në lëkurën e kokës dhe do ta largojë zbokthin.

Gjithashtu, uthulla pastron flokët dhe ju jep më shumë volum ndërsa ndihmon edhe në reduktimin e rënies së flokëve.

Acidi alpha-hydroxy që gjendet në këtë lloj të uthullës ndihmon të largohen helmet ose toksinat që janë marrë nga përdorimi i produkteve të flokëve duke i bërë flokët më të shëndetshme, të ndritshme dhe të buta.

Gjithçka që ju duhet është uthulla e mollës dhe ujë i vakët. Por, si dhe sa herë duhet ta përdorim këtë tretman?

Për flokë kaçurela, të valëzuara, të gjata dhe të trasha – Gjysmë filxhani uthull molle me ¼ e filxhanit ujë të vakët

Përdoret një herë në çdo dy javë.

Për flokë të drejta, të shëndetshme, të holla dhe të shkurtëra – Një lugë gjelle uthull molle me një filxhan ujë të vakët

Përdoret një herë në javë.

Flokë të ngjyrosura ose të drejtuara në mënyrë artificiale– Gjysmë filxhani uthull molle me dy filxhana ujë të vakët

Përdoret një herë në muaj.

Për flokë të trasha dhe të thata – Një filxhan uthull molle me tre filxhana ujë të vakët.

Përdoret njëherë në 6 deri në 8 javë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Galeria Kombëtare e Kosovës – Restaurimi dhe modernizimi për një hapësirë bashkëkohore artistike

Published

on

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vizitoi punimet që po zhvillohen në Galerinë Kombëtare të Kosovës, e cila po kalon një proces të thellë restaurimi dhe modernizimi.

Sipas ministrit Çeku, projekti ka për qëllim ta transformojë këtë institucion në një hapësirë bashkëkohore, funksionale dhe inspiruese, si për artistët, ashtu edhe për publikun.

Përveç rinovimit të plotë të ndërtesës ekzistuese, po krijohen gjithashtu 400 metra katrorë hapësira të reja nëntokësore.

Ato do të shërbejnë për ruajtjen dhe inventarizimin e koleksionit shtetëror të veprave të artit, duke i përmbushur standardet moderne muzeale.

Ky investim, që kap vlerën prej 1.5 milionë euro, pritet të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm, dhe do të hapë rrugën për një etapë të re për artin pamor në Kosovë.

“Galeria Kombëtare po kthehet në një hapësirë moderne, funksionale dhe frymëzuese për artistët dhe publikun,” tha Çeku, duke theksuar angazhimin e ministrisë për përmirësimin e infrastrukturës kulturore në vend. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Gazeta Rilindja, nga printi në digjital

Published

on

Falë bashkëpunimit mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Arkivit Shtetëror të Kosovës, gazeta historike Rilindja po plotësohet në formë digjitale.

Numrat që mungonin në fondin e Bibliotekës për periudhën 1945–1963 gjenden në Arkivin Shtetëror.

Sipas marrëveshjes dypalëshe, Arkivi po i digjitalizon këto numra, duke mundësuar që koleksioni digjital i Rilindjes të jetë i plotë.

Ky projekt synon ruajtjen dhe aksesimin e trashëgimisë mediatike shqiptare, duke ofruar një mundësi të jashtëzakonshme për studiues, historianë dhe lexues të interesuar.

Gazetën Rilindja mund ta shfletoni në platformën digjitale të Bibliotekës Kombëtare: https://bibliotekadigjitale-ks.org/documents?query=Rilindja.

/A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kulturë

Robert De Niro vjen në ekran si babai i Fitim Krasniqit në film historik për Kosovën

Published

on

Një film ndërkombëtar mbi luftën e Kosovës pritet të sjellë në një ekran të madh disa nga emrat më të njohur të Hollywood-it, përfshirë legjendën e kinemasë, Robert De Niro.

Lajmin e ka bërë të ditur producenti kosovar Fitim Krasniqi, i cili konfirmoi se De Niro do të luajë rolin e babait të tij në një histori të bazuar në ngjarje reale, duke përfshirë masakrën e Reçakut dhe zhvillimet kryesore të luftës nga fillimi deri në fund.

“Ky është tregimi i babait tim dhe i luftës që ndodhi në Kosovë. Babai im u plagos dhe më pas u dogj për së gjalli.

Ky film është një homazh për të dhe për të gjithë ata që u flijuan”, rrëfeu Krasniqi në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu.

Producenti bëri të ditur se në projekt do të përfshihen 71 aktorë nga Hollywood-i, të cilët kanë nënshkruar kontratat.

Xhirimet pritet të nisin vitin e ardhshëm, pasi janë shtyrë për arsye organizative.

Filmi do të jetë një dramë me mesazh të fuqishëm human, që synon të pasqyrojë tragjedinë dhe qëndresën e popullit të Kosovës përmes një rrëfimi personal, por me rezonancë universale. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara