Shëndeti

Arsyet që fshihen pas dhimbjes së muskujve në mëngjes

Published

on

Dhimbja e muskujve (e njohur ndryshe si mialgjia) është një shqetësim i zakonshëm pas ushtrimeve fizike të intensifikuara, ndonjëherë e njohur si dhimbje muskulore pas ushtrimeve që mund të ndodhë kur muskujt janë ekspozuar ndaj ngarkesave të reja ose të pazakonshme e cila shkaktohet nga dëmtimi i vogël i fijeve muskulore që ndodh gjatë stërvitjes dhe është një proces natyror i riparimit dhe rritjes së muskujve.

Kjo dhimbje ndjehet më shumë në mëngjes ku bëhet dhe ngurtësimi i muskujve që shkaktohet si nga osteoartriti por edhe reumatizma, dhe largohet me lëvizjen e ngrohjen e gjymtyrëve dhe muskujve. Megjithatë, ngurtësimi dhe kontraktimi si pasojë e reumatizmës mund të zgjasë deri në një orë.

Ndikimi i plakjes së gjymtyrëve për fat të keq është i pakthyeshëm, pacientët përdorin medikamente të caktuara për kontrollin e dhimbjeve të shkaktuara nga artriti dhe inflamacioni. Tek këto medikamente mund të përfshihen aspirina apo ibuprofeni dhe qetësues të tjerë.

Pavarësisht medikamenteve, ngurtësimi i muskujve është diçka që mund të ndodhë shpesh e madje nuk bën që individi të brengoset sepse me pak durim kjo situatë tejkalohet, ashpërsia dhe intensiteti i ngurtësimit të muskujve në mëngjes mund të largohet me disa hapa të thjeshtë.

Duhet të jeni më aktiv dhe të kryeni aktivitet fizik për të rritur forcën dhe fleksibilitetin e gjymtyrëve.

Mirëmbajtja e peshës është gjithashtu e rëndësishme dhe e dobishme. /UBT News/

Shëndeti

Oriz më shumë se një herë në ditë, a është kjo e shëndetshme?

Published

on

A është e shëndetshme të konsumoni oriz më shumë se një herë në ditë? Kontributi i orizit në shëndetin e njeriut vihet në pikëpyetje që kur kanë filluar të shpeshtohen rastet me sëmundje metabolike si diabeti. Orizi ka filluar të ketë reputacion të keq pasi që shpesh është raportuar se ky ushqim rrit nivelin e sheqerit në gjak.

Njerëzt që e pëlqejnë këtë ushqim kanë pyetje rreth llojeve të ndryshme të orizit dhe se sa herë në ditë është e këshillueshme të konsumohet, shkruan “Times of India”. “Përderisa orizi konsumohet në mënyrë mesatare si pjesë e një diete të balancuar, nuk shkakton probleme shëndetësore dhe mund të konsumohet më shumë se njëherë në ditë”, ka thënë doktori Manjari Chandra.

Orizi përmban karbohidrate të cilat e mbushin trupin me energji, por doktori këshillon së duhet të kontrollohet sasia në mënyrë që të mos teprohet.

“Konsumimi i orizit shumë herë brenda ditës nuk do të ishte opsion shumë i mirë për ata persona që duan të kenë peshë të balancuar trupore apo për ata që kanë probleme shëndetësore si diabeti”, ka thënë dietologu.

Ai ka shtuar se është e këshillueshme që mënyra e të ushqyerit të përmbajë edhe drithëra të tjera si kuinoa apo meli. Chandra ka thënë se personat me diabet mund të konsumojnë oriz vetëm se duhet të kenë parasysh sasinë në mënyrë që të mos tejkalohet normalja. “Konsumimi i orizit dy herë në ditë mund të jetë në rregull nëse në dietë janë të inkorporuara edhe pemë e prime të ndryshme që balancojnë indeksin glikemik”, ka thënë ai.

Por, cili oriz është më i shëndetshëm?

Orizi i bardhë konsumohet më shpesh, ka më pak vlera ushqyese krahasuar me orizin ngjyrë kafe apo të kuq, pasi që orizi ngjyrë kafe dhe ai i kuq klasifikohen si drithëra të plota, kanë vlera ushqyese si fibra, vitamina e minerale dhe prandaj mund të jenë zgjedhje më e mirë për ata që konsumojnë shumë shpesh oriz.

“Balancimi është çelësi kur bëhet fjalë për menaxhim të shujtave. Një dietë që përmban shumë oriz, sidomos të bardhë rezulton në shtim më të madh të kalorive, gjë që mund të shkaktojë rritje të peshës trupore. Kur orizi shoqërohet me perime dhe proteina, konsiderohet pjatë e balancuar”,tha ai.  /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Frikërat dhe fobitë e nënave pas lindjes

Published

on

Në momentin kur lindin foshnjat, ankthi i nënave rritet më shumë dhe ato ndihen të mbushura me përgjegjësi që kalojnë kapacitetin e tyre, duke bërë pyetje për të ushqyerit, gjumin dhe zhvillimin e foshnjës. Është e zakonshme që shumë nëna të kontrollojnë vazhdimisht nëse fëmija i tyre merr frymë gjatë gjumit.

Pikat e zhvillimit të foshnjës janë burim shqetësimi: Kur foshnja nuk ulet por as nuk qëndron në këmbë, nuk e mban lugën në moshën e përcaktuar, nënat fillojnë të shqetësohen, sepse ato mendojnë për cilësinë ushqyese të ushqimit, aditivët, hormonet në qumësht, dhe nëse fëmija po ha mjaftueshëm ose është gati të hiqet nga gjiri.

Çdo send i thjeshtë në shtëpi mund të bëhet potencialisht i rrezikshëm, dhe rreziqet duken të pakufishme për to. Shumë nëna krijojnë fobi për makina që kalojnë në rrugë, duke i mbajtur fo fëmijët për dore për t’i mbrojtur. Ato blejnë mbrojtëse për cepat e tavolinave, siguresa për dollapët dhe frigoriferët, dhe mbrojtëse për shkallët, duke u shqetësuar se diçka e keqe mund t’u ndodhë.

“Për muajt e parë, isha e fiksuar me idenë se foshnja ishte e pambrojtur, ishte e pamundur për mua të kuptoja se si mund ta mbroja dikë nëse diçka të ndodhte,” tregon Sue, një nënë e re.

Continue Reading

Shëndeti

77% e burrave nuk marrin vitaminat dhe mineralet e nevojshme: Çfarë po humbasin?

Published

on

Një përqindje e madhe e burrave përballen me mungesën e vitaminave dhe mineraleve të rëndësishme. Në ditët e sotme kjo situatë është e lidhur me një dietë të varfër në fruta dhe perime, në statistikat shqetësuese ka rezultuar se rreth 77% e meshkujve nuk marrin mjaftueshëm magnez, vitaminë D dhe B12.

Në artikullin e mëposhtëm do të ju sjellim disa informacione në lidhje me vitaminat që i duhen atyre në mënyrë që të jenë në top formë.

Vitamina D3, është thelbësore për prodhimin e testosteronit dhe mbështetje në shëndetin e kockave, trurit dhe ekuilibrin e humorit. Mungesa e saj rrit ndjeshëm rrezikun e atakut në zemër.

Vitamina B12, e domosdoshme për energjinë dhe shëndetin nervor, gjendet kryesisht në produktet shtazore, si mishi dhe peshku.

Vitamina A, C dhe E, të njohura për fuqinë e tyre antioksiduese, janë po ashtu të rëndësishme për mbrojtjen nga mutacionet qelizore dhe forcimin e imunitetit.

Vitamina K, kontribuon në shëndetin e kockave dhe parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, ndërsa magnezi është thelbësor për funksionimin e duhur të muskujve dhe parandalimin e tensionit të lartë.

Omega-3, ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe janë të rëndësishme për shëndetin e zemrës dhe trurit, duke u gjetur në peshq si salmoni dhe sardelet.

Niveli i ulët i kaliumit rrit rrezikun e problemeve kardiovaskulare e dobëson metabolizmin. Kaliumi është i pranishëm në:

Avokado;

Fasule;

Banane.

Kjo situatë nënvizon rëndësinë e një diete të balancuar dhe pasur me lëndë ushqyese për shëndetin e përgjithshëm të meshkujve. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Duart e ftohta gjithë ditën? Këto gjëra po përpiqet të ju thotë trupi

Published

on

Duart ju rrinë të ftohta kur jeni jashtë në dimër ose në një ambient të ftohtë, por, kur kjo ndjenjë ju shoqëron gjithmonë atëherë trupi juaj mund të jetë duke ju diktuar diçka tjetër.

Cilat janë disa nga shkaqet më të zakonshme të ftohjes së duarve, apo kur është koha e duhur ta telefononi mjekun?

Sindroma e Raynaud

Duar shumë të ftohta, të zbehta ose ta mpira në përgjigje të temperaturave të ftohta mund të jenë një shenjë e sëmundjes së Raynaud. Gjendja bën që enët e gjakut në duar dhe gishta të ngushtohen, duke çuar në ulje të rrjedhjes së gjakut. Sulmet e Raynaud godasin kur një person përjeton ndryshim të shpejtë të temperaturës, si hyrja në ndërtesë me ajër të kondicionuar ose ecja në pjesën frigoriferike të supermarketit. Trajtimi përfshin shmangien e shkaktarëve dhe ngrohjen e duarve. Për simptoma më të rënda që shkaktojnë dhimbje, mund të ndihmojnë medikamentet orale ose kremrat.

Diabeti

Njerëzit me neuropati e përshkruajnë ndjenjën si mpirje, ndjesi shpimi gjilpërash a djegie të dhimbshme në duar. Gjendja shkakton ndjesi therjeje, menaxhimi i diabetit dhe jetesa e shëndetshme, si arritja e një peshe të shëndetshme, presioni i gjakut në vlera normale, stërvitja e rregullt dhe marrja e medikamenteve të diabetit, ndihmon në ngadalësimin ose ndalimin e përparimit të neuropatisë. /UBT News/

 

Continue Reading

Të kërkuara