

Shëndeti
Arsyet pse alergjitë përkeqsohen gjatë mëngjesit – Si t’i trajtoni?
Mjekimi kundër alergjisë mund të jetë një lehtësim
Published
4 years agoon
By
UBT newsPër shumë njerëz të prekur nga alergjitë ndodh që simptomat të rëndohen më tepër në mëngjes.
Por cili është shkaku se përse këto simptoma janë më të rënduara në mëngjes? AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa nga shkaqet dhe se çfarë mund të bëni për të lehtësuar alergjinë tuaj.
Kafshët ose insektet shtëpiake
Marimangat e pluhurit janë insekte të vogla që lëshojnë në shtratin tuaj jashtëqitjen e tyre. Këto mbetje futen në hundë dhe trup dhe shkaktojnë kruajtje të hundës dhe syve ose edhe astmë. Për më tepër, nëse flini me kafshët tuaja shtëpiake, ju gjithashtu mund të zhvilloni alergji të ndryshme.
Çdo tre muaj, lani jastëkun dhe ndërroni sa më shpesh çarcafët tuaj. Ju mund të përdorni gjithashtu edhe mbulesa specifike kundër merimangave.
Nëse e dini se jeni alergjik ndaj zbokthit të kafshëve shtëpiake, mund t’ju duhet t’i mbani ata larg shtratit tuaj.
Poleni
Poleni është në sasi më të larta herët në mëngjes deri në mes të ditës. Prandaj të dalurit herët në mëngjes për stërvitje ose edhe për të nxjerrë qenin, mund të shkaktojë një reagim alergjik më të fortë.
Gjithashtu, kur merrni frymë thellë gjatë aktivitetit fizik, ju jeni duke thithur më shumë polen. Nëse nuk ndiheni të sigurt në natyrë, zhvendoseni stërvitjen brenda mureve të shtëpisë tuaj.
Si të parandaloni alergjitë e mëngjesit?
Është një ide e mirë që të testoheni për të parë se për çfarë jeni alergjik. Kështu do të mund të bëni një identifikim më t lehtë të shkaktarëve dhe të mund t’i shmangni ato.
Gjithashtu, mjekimi kundër alergjisë mund të jetë një lehtësim.
Antihistaminet si cetirizina (Zyrtec) dhe levocetirizina (Xyzal) mund të kenë efekt qetësues veçanërisht kur merren para se të flini.
Bisedoni me mjekun tuaj për simptomat tuaja, që ai të mund t’ju ndihmojnë të përcaktoni orarin e duhur të mjekimit./AgroWeb.org
Shëndeti
Si ta mbani nën kontroll sheqerin në gjak? Ja disa këshilla nga dietologët
Published
2 hours agoon
August 21, 2025By
UBT News
Nëse keni përjetuar rënie të papritur të energjisë pasdite ose jeni ndjerë të dridhur e të shqetësuar pa paralajmërim, kjo mund të jetë për shkak të niveleve të paqëndrueshme të sheqerit në gjak.
Mbajtja e qëndrueshme e sheqerit në gjak është thelbësore për funksionimin e trupit dhe menaxhimi i tij mund të përmirësojë energjinë, të zvogëlojë dëshirat për ushqim dhe të mbështesë shëndetin afatgjatë, sipas EatingWell.
Sheqeri në gjak, i njohur edhe si glukozë, është burimi kryesor i energjisë së trupit. Kur hamë, trupi i zbërthen karbohidratet në glukozë dhe e liron në qarkullimin e gjakut, duke u siguruar energji qelizave tona. Megjithatë, për disa njerëz, ky proces nuk shkon pa probleme.
Ngrënia e tepërt ose e llojeve të caktuara të karbohidrateve mund të shkaktojë rritje të niveleve të sheqerit në gjak. Ndërsa rritjet e sheqerit në gjak nuk janë shkak për shqetësim, nivelet kronike të larta të sheqerit në gjak rrisin rrezikun e rezistencës ndaj insulinës, prediabetit dhe diabetit.
“Sheqeri i ulët në gjak, i njohur edhe si hipoglicemi, mund të kontribuojë në simptoma si marramendje, konfuzion dhe dobësi, duke ndikuar në aktivitetet e përditshme”, thotë dietologia e regjistruar Patricia Kolesa.
Për fat të mirë, ka hapa që shumica mund të ndërmarrin për të mbajtur nivelet e sheqerit në gjak të qëndrueshme gjatë gjithë ditës.
Më poshtë, kemi mbledhur disa nga këshillat më të mira nga dietologët.
Hani rregullisht gjatë gjithë ditës
Nëse i anashkaloni vaktet, kjo ndikon negativisht në sheqerin në gjak. “Anashkalkimi i vakteve mund të çojë në rritje të sheqerit në gjak, të cilat mund t’ju bëjnë të ndiheni të lodhur, të dridhur ose të irritueshëm”, thotë dietologia e regjistruar Lauren Manaker.
Në vend që të anashkaloni mëngjesin a drekën, hani në intervale të rregullta. Nëse nuk keni kohë për vakt, zgjidhni meze të ekuilibruar si biskota me djathë e drithëra të plota ose kos me fruta e arra.
Kjo ndihmon trupin të mbajë furnizim të qëndrueshëm me energji dhe zvogëlon rrezikun e ndryshimeve të papritura në nivelet e sheqerit në gjak.
Hani më shumë fibra të tretshme
“Ndërsa të gjitha burimet e fibrave janë të dobishme në dietë, fibra e tretshme që gjendet në ushqime si bollguri, fasulet dhe farat e lirit ndihmon në stabilizimin e sheqerit në gjak”, shpjegon Kolesa.
Sekreti i efektivitetit qëndron në faktin se fibra e tretshme tretet në ujë e formon substancë të ngjashme me xhel. Ky xhel i trashë ngadalëson tretjen dhe përthithjen e karbohidrateve, duke rezultuar në një çlirim më të butë dhe më gradual të glukozës në qarkullimin e gjakut.
Zgjidhni karbohidrate minimalisht të përpunuara
Lloji i karbohidrateve që han ndikojë në nivelet e sheqerit në gjak. Karbohidratet e rafinuara, të cilat gjenden në bukën e bardhë, orizin e bardhë, pretzelët, drithërat e ëmbëlsuara dhe pijet me sheqer, mund të shkaktojnë rritje të shpejta të sheqerit në gjak, veçanërisht kur konsumohen vetëm.
Për ta shmangur këtë, jepini përparësi karbohidrateve komplekse që janë të pasura me fibra. Zgjidhni bukë integrale, tortila dhe makarona, bollgur, quinoa, oriz integral, fasule dhe thjerrëza. Një rregull i mirë është që gjysma e drithërave tuaja të jenë integrale.
“Ndryshe nga drithërat e rafinuar, ato të plotat përpunohen minimalisht e përmbajnë sasi më të larta fibre”, thotë Kolesa. “Fibra tretet ngadalë, duke rezultuar në një rritje graduale të sheqerit në gjak”.
Mos harroni për proteinat
Ndryshe nga karbohidratet, që treten në gojë, proteinat treten në stomak me ritëm të ngadaltë. Kjo i bën më pak të prirura të shkaktojnë rritje të sheqerit në gjak. Jo të gjitha burimet e proteinave janë krijuar të barabarta. Ekspertët rekomandojnë proteina të ligët nga fasulet, edamame, tofu, peshku, shpendët pa lëkurë, vezët dhe produktet e qumështit me pak yndyrë.
Qëndroni të hidratuar
“Hidratimi luan rol kyç në menaxhimin e sheqerit në gjak, uji ndihmon veshkat të nxjerrin sheqerin e tepërt përmes urinës”, thekson Manaker. “Kur jeni të dehidratuar, sheqeri në gjak mund të bëhet më i përqendruar, duke çuar në nivele më të larta të glukozës.”
Shenjat e dehidratimit përfshijnë marramendje, lodhje, etje të madhe, urinim të rrallë dhe urinë të errët.
Nëse e shihni veten duke harruar të pini ujë, provoni të vendosni një alarm kujtues në telefon.
Kufizoni konsumin tuaj të alkoolit
“Alkooli mund të ketë efekte të paparashikueshme në sheqerin në gjak”, paralajmëron Manaker. “Mund të shkaktojë nivele të rrezikshme të ulëta, nëse konsumohet me stomak bosh, sepse ndërhyn në aftësinë e mëlçisë për të liruar glukozën. Pijet alkoolike me sheqer mund të shkaktojnë rritje të larta.”
Hulumtimet kanë treguar se edhe sasi të vogla alkooli rrisin rrezikun e rezistencës ndaj insulinës. Kjo nuk do të thotë që duhet të hiqni dorë nga pirja e alkoolit, por nëse jeni të prirur ndaj luhatjeve të sheqerit në gjak, një koktej joalkoolik me pak sheqer mund të jetë një zgjedhje më e mirë.
Shëndeti
Anemia, produktet që rrisin përthithjen e hekurit nga trupi
Published
4 hours agoon
August 21, 2025By
UBT News
Ushqimet ndikojnë jo vetëm te hekuri që konsumoni, por edhe te sasia që përthithet nga organizmi. Pasi trupi merr hekur nga ushqimet, minerali përdoret për prodhimin e hemoglobinës. Kjo është proteina që ndihmon oksigjenin të qarkullojë në organizëm.
Sasia e rekomanduar e marrjes së hekurit është 7-18 mg në ditë e deri 27 gram për gratë shtatzëna. Një person që ka mangësi në hekur tregon shenja të ndryshme. Këtu përfshihen lodhja, marramendja, dhimbje koke, ndjeshmëri ndaj të ftohtit dhe mungesë fryme gjatë kryerjes së veprimeve të thjeshta.
Mungesa e hekurit rezulton në një nivel më të ulët vëmendjeje e funksioni mendor.
Ushqimet që ndihmojnë përthithjen maksimale të hekurit.
Plot Vitaminë C
Produktet e pasura me Vitaminë C janë të shkëlqyera në përthithjen e hekurit. Këto përfshijnë agrumet, perimet, sallatat dhe barishtet me ngjyrë të gjelbër të errët, specat, pjeprat dhe luleshtrydhet. Një studim gjerman tregon se marrja e 100 mg vitaminë C me një vakt, rrit thithjen e hekurit me 67%.
Konsumi i lëngut të limonit, ndërsa jeni duke ngrënë produkte me përmbajtje të lartë hekuri, rrit thithjen e mineralit nga organizmi juaj.
Plot Vitaminë A dhe betakaroten
Vitamina A rrit thithjen e hekurit deri 200% për orizin, 80% për grurin, 140% për misrin. Shtimi i beta-karotenit, rrit thithjen më shumë se 300% për orizin dhe 180% për grurin dhe misrin. Burimet e mira të ushqimit me beta-karoten dhe vitaminë A përfshijnë karrota, patate të ëmbla, spinaq, barishtet, kunguj, speca të kuqe, pjepri, kajsi, portokall dhe pjeshkë.
Kombinimet me tipet e mishit
Studime kanë raportuar se shtimi i mishit të kuq, mishit të pulave ose peshkut në ushqim me bazë drithi rezulton në rreth 2-3 herë më shumë përthithje të hekurit. Shtimi i 75 gramë mish në një vakt rrit thithjen e hekurit me rreth 2.5 herë, në krahasim me një vakt pa mish.
Vetëm 1 gram mish i kuq, peshk ose mish pule siguron një efekt rritës të thithjes së hekurit, i ngjashëm me atë të 1 mg të vitaminës C.
Shëndeti
Çka duhet të dini për kokëdhimbjen tek fëmijët?
Published
8 hours agoon
August 21, 2025By
UBT News
Dhimbja e kokës tek fëmijët është një problem i shpeshtë. Shumica prej tyre e përjetojnë gjatë kohës kur janë të sëmurë.
Dy tipet e kokëdhimbjes tek fëmijët janë: migrena dhe kokedhimbjet e shkaktuara nga tensioni i gjakut. Fëmijët e prekur nga migrena, përjetojnë dhimbje në të dy anët e kokës dhe nganjëherë përballen edhe me vjellje e marramendje. Përafërsisht 10% e fëmijëve përballen me këtë problem.
Kokëdhimbjet, që shkaktohen nga tensioni i gjakut manifestohen me dhimbje akute, që për dallim nga migrena nuk përcillen me vjellje a marramendje.
Trajtimi i këtyre problemeve zakonisht bëhet me analgjetikë, siç është ibuprofeni apo acetaminofeni.
Disa nga metodat për të parandaluar këto dhimbje janë:
Gjumi i rregullt.
Aktivitet i bollshëm fizik.
Vakte të rregullta të ngrënies. /UBT News/
Shëndeti
Ushqimet më të mira për rigjenerimin e qelizave
Published
1 day agoon
August 20, 2025By
UBT News
Trupi i njeriut është në gjendje të rigjenerohet në mënyrë natyrale dhe në intervale të caktuara. Lëkura rigjenerohet në 30 ditë, ndërsa rruazat e kuqe të gjakut në katër muaj.
Trupi shkarkon 50 miliardë qeliza, kjo aftësi rigjeneruese e trupit ka frymëzuar shkencëtarët në gjetjen e kurave për sëmundje të ndryshme dhe lëndime të gjymtyrëve. Superfuqia e organizmit i ka dhënë jetë Mjekësisë Rigjeneruese që synon të luftojë inflamacionin që ndodh në trup duke garantuar shëndetin.
Mjekësia Rigjeneruese bazohet tek një regjim i shëndetshëm ushqimor falë të cilit qelizat rigjenerohen më lehtë dhe inflamacioni zhduket shpejt.
Lidhja mes inflamacionit dhe rigjenerimit të qelizave
Inflamacioni shfaqet kur trupi pëson lëndim të caktuar, ai shkatërron qelizat dhe këto të fundit nuk e përfundojnë procesin e rigjenerimit. Për t’u ardhur në ndihmë qelizave, njeriu duhet të hajë ushqimet e duhura, siç janë frutat dhe perimet.
Njeriu mund ta dallojë lehtë nëse një ushqim lufton inflamacionin bazuar në ngjyrën që ka. Rregulli është që pjata e një vakti duhet të jetë e ylbertë. Ushqimet me ngjyrë portokalli si karrotat, janë të pasura me vitaminë A. Kjo vitaminë i vjen në ndihmë rigjenerimit të mushkërive e lëkurës. Ushqimet e gjelbra nga ana tjetër janë të pasura me kompleksin e vitaminave B, ndërsa ato të kuqet përmbajnë vitaminën C dhe antioksidantë.
Frutat e pyllit
Të pasura me antioksidantë e vitamina që zhdukin inflamacionin, mbështesin procesin e riparimit të qelizave. Ato përmirësojnë funksionin e mëlçisë dhe zbusin dhimbjet e kyçeve.
Produktet e detit
Janë thelbësore për shëndetin se përmbajnë acide yndyrore që luftojnë inflamacionin. Ushqimet që na ofron deti i bëjnë mirë shëndetit të trurit dhe zemrës.
Brokoli
Kjo perime është e pasur me substanca që luftojnë inflamacionin, mbështesin mëlçinë dhe gjithë procesin rigjenerues të trupit, është një perime e mirë për pastrimin e organizmit nga toksinat.
Xhenxhefili
Ky zhardhok pikant është një mik i mirë për shëndetin. Ai e lufton inflamacionin që në fillim dhe i jep krahë procesit natyral të rigjenerimit.
Arrorët dhe farat
Janë të pasur me acide yndyrore dhe proteina. Përveç mbështetjes për procesin e rigjenerimit të ndihmojnë për humbjen e kileve. Arrat, bajamet, farat e linit janë të shkëlqyera kundër inflamacionit.
Kërpudhat
Substancat e kërpudhave janë të mira për të mbrojtur qelizat e mëlçisë nga inflamacioni e pastruar organizmin në mënyrë natyrale. Kini parasysh që natyra e ka pajisur njeriun me instrumentat e duhur për të luftuar sëmundjet dhe për të jetuar shëndetshëm.

Margot Robbie: Shfaqja e parë në tapetin e kuq pas lindjes së djalit

Barcelona blindon Kounden, francezi zbulon objektivat

Si ta mbani nën kontroll sheqerin në gjak? Ja disa këshilla nga dietologët

Aktori Dylan Walsh përfshihet në një aksident me makinë

Murati: Buxheti komunal për 2026 rritje e ndjeshme nga vitet paraprake

Vizita e parë ndërkombëtare e Papës do të jetë në Liban

Vrau viktimën për hakmarrje, caktohet seanca për zyrtarin policor

Mbi 144 mijë aplikime për subvencionimin e teksteve shkollore në e-Kosova

5 të vdekur mes shirave të rrëmbyeshëm në Kinë
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit