Shëndeti

Arsyet përse nuk duhet të pini kurrë ujë duke qëndruar në këmbë

Uji duhet pirë në pozicionin e duhur.

Published

on

Kur të kaplon etja, sytë të erren dhe nuk mendon dot për asgjë tjetër veçse momentin e shijimit të gllënkës së parë të ujit. Uji luan një rol shumë të rëndësishëm në hdiratimin e organizmit dhe mungesa e tij shkakton shumë probleme.

Sasia e rekomanduar e ujit është të paktën 8 gota ujë në ditë. Megjithatë sipas të dhënave, nuk duhet tepruar nëse organizmi ndihet i tejngopur me ujë.

Përse Nuk Duhet Të Pini Ujë Duke Ndenjur Në Këmbë
Idea është se uji është i padëmshëm ndaj mund ta pish duke u ulur ose duke ndenjur në këmbë pa u ndier keq. E verteta qëndron krejt ndryshe. Ekspertët thonë se ujin nuk duhet ta pini ndërsa jeni në këmbë. Kjo sepse nuk do të merrni ushqyesit e nevojshëm madje mund të kthehet në armikun tuaj. Sipas tyre, trupi i njeriut është projektuar në një mënyrë të atillë që qëndrimi ulur mund të ofrojë disa përfitime të rëndësishme shëndetësore.

Kur e pini ujin duke qëndruar në këmbë, ai shkon direkt në stomak me shpejtësi duke ju rënduar. Kështu mund t’ju krijojë probleme me tretjen. Po ashtu sipas studimeve kjo mënyrë e të pirit ujë shkakton problem me artritin, për shkak se uji nuk shpërndahet si duhet por grumbullohet në kocka.

Uji Duhet Pirë Në Pozicionin e Duhur
Rreth 70% e përmbajtjes së organizmit është ujë dhe trupi humbet shumë prej tij çdo ditë. Përveç sasisë, ekspertët thonë se njerëzit duhet të kujdesen edhe për pirjen e tij në mënyrën e duhur. Kur pini ujë duke qëndruar në këmbë, uji thjesht derdhet me furi në të gjithë sistemin tretës por nuk arrin në organe.

Kësisoj, uji nuk arrin të pastrojë organizmin nga toksinat e depozituara në veshka dhe tëmth. Kur pini ujë në këmbë, etja nuk mund të shuhet. Në këtë mënyrë, nivelet e oksigjenit në organe pësojnë një luhatje. Kjo mënyrë e pirjes së ujit rrezikon edhe kockat dhe indet dhe i dobëson ato. Prandaj herën tjetër që ju pihet ujë, uluni siç duhet dhe lëreni atë të kryejë punën e tij në organizëm pa u nxituar./AgroWeb

Continue Reading

Shëndeti

Dhimbjet e shpinës, shkaku kryesor i mungesave në punë: Si t’i parandaloni?

Published

on

Dhimbjet e shpinës janë bërë një nga problemet më të shpeshta shëndetësore në mbarë botën, duke prekur miliona njerëz çdo vit.

Sipas ekspertëve, ky shqetësim është arsyeja kryesore e mungesave në punë dhe ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës.

Shkaktarët kryesorë lidhen me qëndrimin e gjatë ulur para kompjuterit, mungesën e aktivitetit fizik, mbipeshën si dhe stresin e përditshëm.

Si ta parandaloni:

Mbani një qëndrim të drejtë trupor gjatë uljes dhe ecjes.

Bëni ushtrime të lehta për shpinën të paktën 15 minuta në ditë.

Shmangni ngritjen e peshave të rënda në mënyrë të gabuar.

Kujdesuni për peshën trupore dhe ushqehuni shëndetshëm.

Mjekët këshillojnë që dhimbjet e përsëritura të mos neglizhohen. Nëse simptomat zgjasin më shumë se disa javë, është e nevojshme të konsultoheni me një specialist për diagnozë dhe trajtim të duhur.

Kur duhet të shkoni te mjeku?

Nëse dhimbja vazhdon më shumë se dy javë, shoqërohet me mpirje të këmbëve, dobësi muskulore a vështirësi në ecje, kërkohet konsultim me mjekun. Në raste të caktuara, dhimbja mund të lidhet me hernie diskale ose probleme të tjera më serioze që kërkojnë trajtim të posaçëm.

Dhimbjet e shpinës nuk duhen neglizhuar. Duke bërë ndryshime të vogla në stilin e jetesës dhe duke u kujdesur për trupin çdo ditë, mund të shmangim pasoja serioze dhe të ruajmë shëndetin afatgjatë.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Ngushtimet e muskujve të këmbës: shkaqet dhe parandalimi

Published

on

Tkurrjet muskulore në pulpën e këmbës shkaktojnë shumë dhimbje të forta, veçanërisht kur shfaqen gjatë natës. Këto ngërçe prekin pjesën e pulpës së këmbës, shputën e këmbës madje edhe tendinët.

Ato janë më të shpeshta pas moshës 40-50 vjeçare. Deri më tani, shkencëtarët nuk kanë arritur ta përcaktojnë shkaktarin e tkurrjeve muskulore, por teoritë janë të shumta.

Shkaqet e mundshme të ngërçit të këmbës

Stili modern i jetesës është një nga shkaktarët e mundshëm të tkurrjeve të muskujve të këmbës. Nëse më parë, njerëzit kalonin shumë kohë duke ecur, duke u ulur dhe ngritur në këmbë, shtendosjes së tendinëve të këmbës i kushtohet më pak kohë. Gjatë gjumit, këmba është në pozicion të njëjtë për disa orë dhe çdo lëvizje e vogël shkakton kontraktim.

Ngërçet e këmbës shfaqen më shumë në verë se në dimër, Sipas të dhënave gjatë verës, rritja dhe riparimi i nervave është më intensiv.

Trupi prodhon vitaminë D nga ekspozimi i diellit, trupi përshpejton riparimin e nervave. Sipas teorive tjera, gjatë verës njerëzit ushtrohen dhe djersijnë më shumë duke u dehidratuar rregullisht. Dehidratimi është identifikuar si shkaktar i mundshëm i ngërçeve muskulore.

Këto të fundit shfaqen më shumë në rastet e shtatzënisë, depresionit, artritit dhe tensionit të lartë.

Si të parandaloni ngërçet e këmbës?

Ekspertët thonë se njerëzit që kryejnë shtendosje të rregullta të gjymtyrëve para gjumit pësojnë më pak kontraktime. Për më tepër, sipas informacioneve, konsumi i shumë ushqimeve me magnez është i këshillueshëm kundër ngërçeve.

Ushqime të pasura me magnez janë fasulet, arrorët, drithërat e plota dhe barishtet. Përpos ushqimeve, duhet të pini shumë ujë gjatë ditës dhe të merrni edhe vitamina B. Kur ngërçi kaplon këmbën, sigurohuni që ta shtendosni atë sa më shumë shtrirë ose në këmbë.

Continue Reading

Shëndeti

Tre mënyra të thjeshta për të larguar dhimbjen e kokës më shpejt

Published

on

Continue Reading

Shëndeti

Ushqimet për mëngjes që do t’ju mbajnë të ngopur gjatë

Published

on

Shpesh ndodh që pas një mëngjesi të shpejtë, vetëm pak orë më vonë ndjejmë uri dhe kërkojmë diçka tjetër për të ngrënë.

Por sipas nutricionistëve, sekreti për një mëngjes të shëndetshëm dhe të ngopur që zgjat gjatë gjithë paradites, qëndron te kombinimi i proteinave, fibrave dhe yndyrave të shëndetshme.

Specialistët sugjerojnë vezët, të cilat janë të pasura me proteina, të kombinuara me perime të freskëta ose bukë integrale.

Një tjetër alternativë e shëndetshme është tërshëra me qumësht ose kos, e shoqëruar me fara chia apo arra, që ndihmojnë në ruajtjen e energjisë dhe ngopjes për një kohë më të gjatë.

Nëse zgjidhni mëngjes me vetëm karbohidrate të thjeshta, si biskota apo brumëra, ndjenja e urisë do të rikthehet shpejt.

Prandaj, ekspertët këshillojnë një vakt të ekuilibruar që jo vetëm ngop, por edhe përmirëson përqendrimin dhe performancën gjatë ditës.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara