Kuriozitete
Arsyeja pse këndimi është i mirë për trurin
Published
7 months agoon
By
UBT NewsMuzika ka fuqi të qetësojë mendjen, të forcojë shëndetin e trurit dhe t’i afrojë njerëzit me njëri-tjetrin. Qoftë duke kënduar, duke dëgjuar apo duke krijuar muzikë, të gjitha këto aktivitete e ndihmojnë shëndetin.
Nëse dikush ka ndonjë këngë në shpirt, këshillohet ta këndojë me zë të lartë, qoftë në makinë gjatë rrugës për në punë apo në karaoke me shoqërinë.
“Edhe nëse nuk je Beyoncé, ia vlen të këndosh”, thuhet në artikullin e The Washington Post.
“Askush nuk të thotë të mos vraposh nëse nuk je i mirë në këtë. Nuk ka rëndësi sa i aftë je”, ka thënë Daniel Levitin, profesor i neuroshkencës në Universitetin McGill.
Të krijuarit muzikë ndihmon trurin dhe shëndetin mendor
“Muzika a prekë emocionalisht, mund të na lëvizë fizikisht e na lidhë me të tjerët”, ka thënë Daniel Bowling, profesor i psikiatrisë në Universitetin Stanford. Ai studion trajtimet që përdorin muzikën për përmirësimin e shëndetit mendor.
Studimet kanë treguar se dëgjimi i muzikës ndihmon në uljen e stresit, përmirëson humorin dhe ndihmon njerëzit që më lehtë të përballen me emocionet negative, duke i nxitur ato pozitive.
Muzika çliron dopaminë, aktivizon sistemin e trurit, i cili ndihmon njeriun të ndihet “i shpërblyer”, bërja muzikë me anë të zërit ose me ndonjë instrument ka edhe më shumë ndikim.
“Në vend që të jesh vetëm dëgjues pasiv, ti fiton kontroll mbi muzikën që krijon”, ka shpjegar Bowling.
Një studim me të rriturit i realizuar më 2022 ka zbuluar se të kënduarit në karaoke rrit ndjenjën e përfshirjes dhe ndjenjën se jeta ka kuptim. Një tjetër studim me 8,000 binjakë në Suedi ka treguar se ata që kalonin më shumë kohë duke bërë muzikë kishin ndjeshmëri emocionale më të zhvilluar.
“Sa më shumë që investon në muzikë, aq më shumë përmirësohesh dhe aq më thellë lidhet truri me të”, ka thënë Bowling.
Të bërit muzikë ndihmon edhe në mbrojtjen e trurit ndërsa njerëzit plaken.
“Muzika ndihmon në ndërtimin e lidhjeve të reja në tru edhe nëse nuk je i aftë”, ka shpjeguar Levitin.
Një studim me 132 të moshuar ka treguar se ata që praktikonin piano ose dëgjonin muzikë në mënyrë aktive për gjashtë muaj, kishin përmirësime në kujtesën e përkohshme dhe në strukturën e trurit.
Ndërsa një tjetër studim i vitit 2025 ka treguar se një vit praktikë në piano ndihmon fleksibilitetin mendor.
“Kur mëson të luash muzikë, lidhesh fizikisht e mendërisht me veprat më të mëdha të mendjeve më të mëdha që kanë jetuar ndonjëherë. Mund të ulesh në piano e të vendosësh gishtat aty ku i vendoste kompozitori Chopin”, tha Levitin.
Muzika lidh njerëzit me njëri-tjetrin
Bërja e muzikës në grup, në një kor, në një sesion me miq apo në karaoke, shumëfishon përfitimet, veprimet e njerëzve sinkronizohen me ritmin me të tjerët. Trokitja me duar në të njëjtin ritëm me dikë, i bën njerëzit të ndihen më të lidhur.
Muzika bashkon aktivitetin e trurit. Studimet me imazhe të trurit kanë treguar se aktiviteti nervor bëhet më i ngjashëm midis njerëzve që bëjnë muzikë së bashku, sesa kur thjesht dëgjojnë muzikë. Të kënduarit në grup mund të ulë nivelet e hormonit të stresit, kortizolit, dhe të rrisë lirimin e oksitocinës, hormonit që forcon lidhjet shoqërore.
“Nëse ke një përvojë pozitive shoqërore, oksitocina e bën atë edhe më të kënaqshme”, ka thënë Bowling.
Një studim i vitit 2015 ka treguar se këndimi është mënyrë e shkëlqyer për të thyer akullin dhe për të forcuar shpejt ndjenjat e afërsisë mes njerëzve. “Të këndosh në grup është mënyra më e mirë për të ‘shuar egon’ dhe për të ndier veten më të lidhur me të tjerët dhe me diçka më të madhe”, ka thënë Levitin.
Si të fillosh të këndosh dhe të krijosh muzikë
Gjatë pjesës më të madhe të historisë njerëzore, muzika është bërë vetëm drejtpërdrejt.
“Për mijëra vjet, njerëzit kanë bërë muzikë së bashku. Nuk kishte të regjistruar. Ishte pjesë e natyrshme e jetës”, tha ai.
“Këshilla ime është: asnjëherë nuk është vonë për të filluar”, ka thënë Levitin.
Filloni me hapa të vegjël. Vetë dëgjimi i muzikës është hap i parë me shumë përfitime. Mund të filloni duke trokitur me ritmin e këngëve që ju pëlqejnë, dhe më pas mund të këndoni ose të provoni një instrument.
Luani muzikë me të tjerët, nëse ju bën të ndiheni mirë.
“Njerëzit gjithmonë kanë kënduar së bashku. Askush nuk thoshte: ‘Ti nuk je mjaftueshëm i mirë’”, ka thënë Levitin.
Nëse nuk ndiheni rehat të këndoni me të tjerët, Bowling tha “mund të filloni lehtë në privatësinë e dushit apo makinës”.
Qëndroni të fokusuar te përfshirja, jo te përsosmëria.
“Ndjenja e vetëbesimit dhe mjeshtërisë vjen me kohën dhe praktikën, por përfitimet kryesore të muzikës janë të menjëhershme”, ka thënë Bowling.
Levitin, i cili ka marrë mësime edhe nga Joni Mitchell, ka thënë se mësimi më i madh që mori ishte:
“Mos u përpiq të tingëllosh si këngëtar. Thjesht lejo historinë e këngës të dalë natyrshëm”.
Kuriozitete
25 emrat më të shpeshtë në botë – Muhameti e Maria nuk lëshojnë udhë!
Published
6 days agoon
January 1, 2026By
UBTnews
Emrat e njerëzve ndryshojnë me kohën, i përshtaten asaj. Mirëpo, në gjithë botën, janë disa emra që nuk ndryshojnë shumë. Mund të ketë trende të emrave të rinj, por ata të moçmit vazhdojnë e dominojnë.
Dhe këtë e tregon më së miri një listë prej 25 emrave më të përhapur në botë, ku emrat Muhamet për burrat dhe Maria për gratë vazhdojnë ta mbajnë primatin – me diferencë të lartë nga emrat e tjerë.
- Muhammad – 133,349,300
- Maria – 61,134,526
- Jose – 29,946,427
- Wei -17,145,807
- Ahmed -14,916,476
- Yan -14,793,356
- Ali -14,763,733
- John -14,323,797
- David -13,429,576
- Li -13,166,162
- Abdul -12,163,978
- Ana -12,091,132
- Ying -12,047,080
- Michael -11,471,765
- Juan -11,372,603
- Anna -11,350,336
- Mary -11,303,767
- Jean -11,024,162
- Robert -10,170,794
- Daniel -10,026,181
- Luis -9,757,245
- Carlos -9,618,779
- James -8,807,695
- Antonio -8,659,274
- Joseph -8,630,833
Kuriozitete
Pajisjet shtëpiake që nuk duhen ndezur kurrë njëkohësisht
Published
3 weeks agoon
December 16, 2025By
UBT News
Ndezja njëkohësisht e pajisjeve me konsum të lartë elektrik mund të duket praktike, por në realitet përbën një rrezik serioz për instalimet elektrike shtëpiake.
Çdo pajisje tërheq amperazh të caktuar dhe kur disa prej tyre punojnë paralelisht, rrjeti mund të mbingarkohet.
Siguresat shërbejnë si mbrojtje, por në instalime të vjetra ose kur përdoren kabllo zgjatëse, ekziston rreziku real i mbinxehjes, shkrirjes së prizave dhe madje zjarrit. Kabllot zgjatëse janë veçanërisht të rrezikshme, pasi nuk janë të dizajnuara për pajisje me fuqi të lartë.
Pajisje si frigoriferët, mikrovalët, tosterët, aparatet e kafesë, ngrohëset dhe kondicionerët nuk duhet të ndajnë të njëjtën prizë.
Kur këto rregulla injorohen, telat mund të mbinxehen dhe të shkaktojnë zjarre të fshehta brenda mureve.
Këshilla është të shkëputen pajisjet nga priza kur nuk përdoren dhe të shmanget përdorimi i kabllove zgjatëse për pajisje të fuqishme.
Kjo rrit sigurinë në shtëpi dhe ul edhe shpenzimet e energjisë elektrike. /A.Z/UBT News/
Kuriozitete
Letra e fundit e Mary Stuart rikthehet në ekspozim pas dekadash
Published
4 weeks agoon
December 12, 2025By
UBT News
Letra e fundit e Mary Stuart, Mbretëreshës së Skocisë, e shkruar pak orë para ekzekutimit më 8 shkurt 1587, do të ekspozohet vitin e ardhshëm në Muzeun e Perthit.
Dorëshkrimi, që ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Skocisë dhe rrallë shfaqet për arsye konservimi, do të jetë i ekspozuar për tre muaj – periudha më e gjatë e ekspozimit në dekada.
Letra katërfaqëshe, drejtuar Mbretit Henri III të Francës, përmban reflektimet e saj para vdekjes, pretendimin për kurorën angleze, përkushtimin ndaj fesë katolike dhe kërkesën për shpërblimin e shërbëtorëve të saj.
Ekspozita do të shoqërohet me aktivitete dhe materiale të tjera historike, përfshirë dorëshkrime nga AK Bell, si poema e Robert Burns dhe fragmente nga drama e Liz Lochhead.
Letra do të jetë e hapur për publikun nga 23 janari deri më 26 prill 2026. /A.Z/UBT News/
Kuriozitete
Një grua në Spanjë pushohet pse shkonte herët në punë
Published
4 weeks agoon
December 11, 2025By
UBT News
Një punonjëse 22-vjeçare në Spanjë u pushua nga puna për shkak se paraqitej 40 minuta para orarit zyrtar.
Ajo kishte punuar më herët për dy vjet dhe ishte paralajmëruar 19 herë për të respektuar orarin 07:30.
Kompania e akuzoi gjithashtu për shitjen pa autorizim të një baterie të përdorur.
Gjykata e Alicantes vendosi në favor të punëdhënësit, duke argumentuar se problemi ishte mosrespektimi i rregullave, një shkelje e rëndë sipas Kodit të Punës spanjoll.
Punonjësja mund të apelojë në Gjykatën e Lartë në Valencia. /A.Z/UBT News/
Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
Numërohen 31.58% e votave me kusht
Kolona të gjata në magjistralen Fushë Kosovë – Prishtinë si pasojë e reshjeve të shiut
Rreziku nga përmbytjet, Komuna e Prishtinës apelon qytetarët për kujdes të shtuar
Atraksionet turistike më të rrezikshme në botë
Komuna e Malishevës thirrje qytetarëve: Gjendje e rënduar për shkak të reshjeve, mos lëvizni pa nevojë
Pritje deri në 30 minuta vetëm në Merdarë
6 janar 1999, dita kur UÇK zuri rob tetë ushtarë serbë
Gjeomonumentet e Republikës së Kosovës publikohen në ProGEO
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Aktualitet2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Rajoni2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Lajmet3 months agoProfesoresha e UBT-së, Dr. Fatbardha Qehaja Osmani boton studim ndërkombëtar në revisten prestigjioze të Quartile-it 1- Reading Psychology, Taylor & Francis- Routledge
