Sport

Arsyeja e veçantë pse Breel Embolo i Zvicrës nuk e festoi golin e tij kundër Kamerunit

Gjesti i tij u vlerësua gjerësisht.

Published

on

Breel Embolo i Zvicrës nuk pranoi të festonte pas golit të tij shumë të rëndësishëm kundër Kamerunit në ndeshjen e tyre hapëse të enjten.

Ai shënoi golin e vetëm të ndeshjes kundër Kamerunit dhe ndihmoi ekipin e tij të shënonte një fitore të lehtë 1-0 në takimin e tyre të parë në grupin G të Kupës së Botës FIFA 2022 në stadiumin Al Janoub, Al-Wakrah.

Në fillim të pjesës së dytë, Zvicra pati një shans të madh për të shënuar kur një pasim solid shkoi për Breel Embolon. Ai nuk gaboi dhe e goditi fort topin duke shënuar gol në minutën e 48-të, përcjell UBT News.

Megjithatë, Embolo nuk e festoi golin pasi kishte lindur në Kamerun. Gjesti i Embolos u vlerësua gjerësisht për mirësjelljen dhe zotërinë e tij./UBTNews/

Continue Reading

Sport

Zhegrova mund të përfitojë nga një ndryshim në listën e Juventusit për garat evropiane

Published

on

By

Edon Zhegrova mund të ketë mundësinë të përfshihet në listën e Juventusit për garat evropiane, pas një situate të krijuar nga lëndimi i mesfushorit Manuel Locatelli.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Juventusi mund të shfrytëzojë mundësinë për të bërë një zëvendësim të përkohshëm në listën e lojtarëve për garat e UEFA-s.

Sipas rregullores së UEFA-s, klubet kanë të drejtë të bëjnë një ndryshim në Listën A gjatë fazës së ligës, deri në përfundim të xhiros së gjashtë, në rastet kur një futbollist pëson lëndim ose sëmundje që e mban jashtë fushave për të paktën 60 ditë.

Kjo mundësi është krijuar te Juventusi pas lëndimit të Manuel Locatellit, i cili pritet të mungojë për më shumë se dy muaj.

Megjithatë, përfshirja e Zhegrovës në listën evropiane nuk është ende e sigurt. Reprezentuesi i Kosovës nuk figuron në listën aktuale të Juventusit dhe klubi duhet të përmbushë të gjitha kushtet e përcaktuara nga UEFA për ta bërë të mundur regjistrimin e tij.

Ndërkohë, Zhegrova këtë sezon ka regjistruar tetë paraqitje në Serie A, ku ka realizuar dy gola dhe ka kontribuar me dy asistime.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova nis përgatitjet për dy përballjet ndaj Italisë në kualifikimet për Botërorin 2028

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e radhës kundër Italisë, të vlefshme për Grupin 10 të fazës “Main Round” të kualifikimeve për Kupën e Botës 2028.

Dardanët do të përballen fillimisht me italianët më 6 nëntor, në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00, ndërsa katër ditë më vonë, më 10 nëntor, do ta zhvillojnë ndeshjen e kthimit në Itali, po ashtu nga ora 20:00.

Përfaqësuesja e Kosovës vjen në këto dy sfida pas një fitoreje të rëndësishme 3:2 ndaj Gjeorgjisë, të cilën e arriti në udhëtim.

Ky sukses ka rritur besimin në kampin dardan, që synon të vazhdojë me rezultate pozitive edhe ndaj një kundërshtari të fortë si Italia.

Kosova synon të shfrytëzojë këto dy përballje për të vazhduar rrugëtimin drejt kualifikimit në Kupën e Botës 2028.

D.L

Continue Reading

Sport

Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë sulmuesi i Tenerifes pas përplasjes në ndeshje

Published

on

By

Sulmuesi i Tenerifes, Jesus de Miguel, ka ndërruar jetë mëngjesin e së martës, më 3 nëntor, pas përplasjes së rëndë që pësoi një natë më parë në ndeshjen ndaj Andorrës, e vlefshme për La Liga 2.

Lajmi tragjik u konfirmua nga vetë klubi i Tenerifes përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Fillimisht, klubi kishte bërë të ditur se gjendja shëndetësore e futbollistit ishte përkeqësuar nga ana neurologjike. Ai ishte dërguar në Spitalin Universitar Nuestra Señora de Candelaria, ku po merrte trajtimin e nevojshëm.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve mjekësore, futbollisti nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.

Ngjarja e rëndë ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes kundër FC Andorrës, në stadiumin “Heliodoro Rodríguez López”, kur De Miguel u përplas me portierin kundërshtar, Jesús Owono, teksa po luftonte për një top të lirë.

Përplasja ishte aq e rëndë sa ndeshja u ndërpre përfundimisht në minutën e 108-të, në mënyrë që ekipet mjekësore të ndërhynin në fushë. Pas ndihmës së parë, sulmuesi u transportua me urgjencë me ambulancë drejt spitalit.

Në njoftimin zyrtar, Tenerife shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e futbollistit:

“Me dhimbje të thellë, me një pikëllim të papërshkrueshëm dhe ende në pamundësi për ta besuar këtë lajm tragjik, CD Tenerife njofton ndarjen nga jeta të Jesús de Miguel Alameda, e cila ndodhi këtë të martë, më 3 nëntor 2026, në orën 08:00.

Nuk ka fjalë që mund të ngushëllojnë në këto momente dhe asgjë që mund ta lehtësojë dhimbjen e madhe që ka përfshirë të gjithë familjen e klubit. Jemi pranë familjarëve të tij të shkatërruar nga kjo humbje, pranë njerëzve të dashur dhe të gjithë tifozëve të Tenerifes, të cilët sot janë të pikëlluar nga ky përfundim tragjik.

Familja e Jesús de Miguel shpreh mirënjohjen për secilin mesazh ngushëllimi dhe mbështetjeje të pranuar, ndërsa njëkohësisht kërkon, me mirëkuptim, respektimin maksimal të privatësisë së saj në këto momente jashtëzakonisht të vështira.”

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij. U prehtë në paqe!

D.L

Continue Reading

Sport

Momente paniku në futbollin spanjoll, sulmuesi pëson arrest kardiak pas përplasjes me portierin

Published

on

By

Një incident i rëndë ka ndodhur në ndeshjen mes Tenerifes dhe Andorrës, e vlefshme për Ligën e Dytë të futbollit spanjoll, ku sulmuesi i skuadrës vendase, Jesus De Miguel, pësoi arrest kardiak pas një përplasjeje të fortë me portierin kundërshtar, Jesus Owono.

Ngjarja ndodhi në minutën e 99-të të takimit, gjatë kohës shtesë, kur një duel mes dy futbollistëve mori një kthesë dramatike.

De Miguel, 30-vjeçar, po tentonte të niste një kundërsulm për Tenerifen, pasi kishte marrë topin pranë rrethit të mesit të fushës. Në atë moment, portieri i Andorrës, Jesus Owono, doli për ta ndalur aksionin, por përplasja mes tyre ishte shumë e fortë.

Owono e goditi sulmuesin me gju në pjesën e gjoksit, duke e rrëzuar në tokë. Fillimisht, De Miguel u rrotullua nga dhimbjet, por pak sekonda më vonë mbeti i palëvizur në fushë.

Lojtarët e të dyja skuadrave reaguan menjëherë, duke kërkuar ndërhyrjen urgjente të stafit mjekësor, pasi kuptuan se situata ishte serioze.

Sipas informacioneve të bëra publike, sulmuesi kishte pësuar arrest kardiak dhe kishte humbur ndjenjat. Ekipet mjekësore të të dyja klubeve ndërhynë menjëherë, duke nisur procedurat e reanimimit kardiopulmonar (CPR).

Ndërhyrja mjekësore zgjati rreth 10 minuta, ndërsa futbollistët dhe të pranishmit në stadium përjetuan momente ankthi, duke ndjekur nga afër përpjekjet për stabilizimin e gjendjes së lojtarit.

Pas ndihmës së parë në fushë, De Miguel u largua me barelë dhe u transportua me ambulancë drejt një spitali në Santa Cruz, ku iu nënshtrua trajtimit të specializuar.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara