Kronika e zezë

Arshiq shpallet fajtor për krime lufte, dënohet me 13 vjet burgim

Dushko Arshiq ishte i akuzuar se ka marrë pjesë në vrasjen e B.Sh më 20 prill 1999 në Butovc të Prishtinës.

Publikuar

I akuzuari për krime lufte, Dushko Arshiq, është shpallur fajtor dhe është dënuar me 13 vjet burgim. Aktgjykimi është shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Dushko Arshiq ishte i akuzuar se ka marrë pjesë në vrasjen e B.Sh më 20 prill 1999 në Butovc të Prishtinës, si dhe ka maltretuar fizikisht e psiqikisht të dëmtuarin A.K.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale më 2 nëntor 2022, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se Arshiq në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të Policisë serbe dhe grupet paramilitare, në muajt janar-qershor 1999, ka marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen e qytetarëve nga Prishtina dhe rrethina. Aktakuza e ngarkon Arshiqin se bashkë me grupin tjetër kanë filluar të bëjnë plaçkitjen e shtëpive, si dhe më pas me qëllim të dëmtimit të pronës së shqiptarëve ia kanë vënë zjarrin.

Aktakuza e bën përgjegjës Arshiqin edhe për keqtrajtimin e civilëve shqiptarë, plagosje, si dhe për vrasje.

Arshiq akuzohet se ka marrë pjesë në ekzekutimin e tani të ndjerit B.Sh., ashtu që më 20 prill 1999, në fshatin Butovc të Komunës së Prishtinës, në vendin e quajtur “varrezat e Maqedoncve”, derisa viktima kishte qenë duke ecur, e kanë gjuajtur me pushkë automatike dhe pasi që e kanë goditur, e kanë urdhëruar të dëmtuarin A.K., i cili atë kohë ishte 15 vjeçar, që trupin e viktimës B.Sh., ta mbajë në shpinë edhe pse i dëmtuari ka pasur lëndime të konsiderueshme fizike për shkak se i akuzuari paraprakisht e kishte maltretuar fizikisht dhe psiqikisht, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë./Betimi për Drejtësi

Kronika e zezë

Nënë e bijë vdesin si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën Dragash-Zhur

Publikuar

nga

Nënë e bijë kanë mbetur të vdekura si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 10:30 në rrugën Dragash-Zhur (Laku i Keq). 

Policia e Kosovës njofton se në këtë aksident kanë qenë të përfshira një kamion me rimorkio dhe një automjet i udhëtarëve.

“Lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e Trafikut Rajonal e Prizrenit. Në vendin e ngjarjes kanë ndalur edhe zyrtar të lartë nga Njësia e trafikut rajonal, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Trupat e pajetë janë dërguar në IML Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas marrjes së ndihmës mjekësore është dërguar në ndalim policor për 48 orë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Një burrë gjendet i shtrirë në trotuar në Mitrovicë

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Mitrovicë më 2 qershor, është gjetur i shtrirë në trotuar me lëndime në kokë.

Sipas policisë, viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Në vend ngjarje kanë dalur njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Arrestohen tre burra në Gjakovë, dyshohet se dhunuan dy gra

Publikuar

nga

Tre burra janë arrestuar në Gjakovë nën dyshimin se kanë dhunuar dy gra, pasi të enjten janë kapur në një automjet bashkë me viktimat të cilat nuk kanë pasur dokument identifikimi.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se të dyshuarit ishin në një automjet me dy viktimat gra, të cilat nuk kishin dokument identifikimi. Më pas, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, derisa dy viktimat janë dërguar për ekzaminim mjekësor, pasi siç thuhet në raportin e policisë, dyshohet se janë keqpërdorur seksualisht.

“Gjakovë, 30.05.2024 – 02:00. Policia ka ndaluar një automjet në të cilën ishin tre meshkuj kosovarë, si dhe dy femra kosovare, të cilat nuk kishin dokument identifikimi. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të arrestohen dhe të dërgohen në mbajtje, ndërsa viktimat të cilat dyshohet se janë keqpërdorur seksualisht janë dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Sulmohet fizikisht një polic në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Publikuar

nga

Policia e Kosovës njofton se një person ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor në Ferizaj derisa ishte duke kryer detyrën zyrtare. Siç njofton policia, zyrtari policor ka marrë trajtim mjekësor, përderisa i dyshuari është arrestuar.

“Ferizaj / 27.05.2024 – 14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti i kishte fyer zyrtarët policorë derisa ishin ne kryerje të detyrës zyrtare. I dyshuari gjatë arrestimit ka shfaqur rezistencë si dhe ka sulmuar një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime trupore. Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Policia nuk ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të policit të sulmuar.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara