Sport

Arsenal-Aston Villa, kryendeshja e ditës së sotme

Kryendeshja e ditës së sotme do të jetë në Premier Ligën angleze.

Published

on

Pas ndeshjeve në Ligën e Kampionëve dhe në atë të Evropës, futbolli në Top 5 ligat evropiane do të rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante.

Kryendeshja e ditës së sotme do të jetë në Premier Ligën angleze, ku skuadra e Arsenalit pret në shtëpi Aston Villan.

Po ashtu, dy ndeshje do të zhvillohen në Serie A, ku Genoa është mysafire e Torinos, kurse Sampdoria do jetë vendase e skuadrës së Spezias.

Ndeshjet e ditës së sotme në Top 5 ligat evropiane i gjeni më poshtë.

Premier Liga angleze

21:00 Arsenal – Aston Villa (Stadiumi Emirates)

Bundesliga gjermane

20:30 Mainz – Augsburg (Stadiumi Mewa Arena)

Serie A

18:30 Torino – Genoa (Stadiumi Olimpico di Torino)

20:45 Sampdoria – Spezia (Stadiumi Luigi Ferraris)

Liga 1 e Francës

21:00 St. Etienne – Angers (Stadiumi Geoffroy-Guichard)

La Liga spanjolle

21:00 Osasuna – Granada (Stadiumi El Sadar)

Lajmet

Kombëtarja e femrave, Kosova publikon listën për dy ndeshjet e playoff-it

Published

on

Kombëtarja e Kosovës në futboll në kategorinë e femrave, do t’i zhvillojë dy ndeshjet vendimtare kundër Turqisë, në fazën e playoff-it në kuadër të Ligës së Kombeve.

Loja e parë do të zhvillohet në Prishtinë më 24 tetor derisa e dyta më 28 tetor në Izmir.

Trajneri Sami Sermaxhaj, e ka publikuar listën e futbollisteve të ftuar për këtë ndeshje jetike.

“Dardanet” në rast të fitores do të kenë mundësi të ngjiten në Ligen B./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Pakënaqësi në kampin e Realit pas fitores ndaj Getafes

Published

on

Endrick ka shkaktuar polemika në kampin e Real Madridit pas fitores 1-0 ndaj Getafes në stadiumin “Coliseum Alfonso Pérez”.

Sulmuesi brazilian ishte duke u ngrohur për t’u futur në lojë, por Xabi Alonso vendosi të mos e aktivizojë, gjë që e zemëroi 18-vjeçarin.

Sipas “Cadena Ser”, Endrick reagoi me nervozizëm duke goditur me shqelm një shishe në zonën e ngrohjes, gjë që nuk i ka pëlqyer trajnerit. Në vend të tij, Alonso vendosi të fusë në lojë Brahim Díaz dhe Gonzalo García, i cili luan në të njëjtin pozicion si braziliani.

Endrick nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon, edhe pse është ftuar në gjashtë ndeshje radhazi. Lëndimi që pësoi në fund të sezonit të kaluar e pengoi në fillim, por tani që është rikuperuar, vazhdon të mbetet jashtë planeve të trajnerit.

Ndeshja e fundit e tij me Real Madridin daton pesë muaj më parë, kundër Sevillas. Për momentin, duket se braziliani duhet të presë ende për të fituar besimin e Xabi Alonsos./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Guardiola njofton për lëndimin e yllit kryesor të skuadrës

Published

on

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka njoftuar se Rodri nuk do të luajë në ndeshjet kundër Villarrealit në Ligën e Kampionëve dhe Aston Villas në Premier League.

Ai nuk ka luajtur që nga dëmtimi muskulor që pësoi më 5 tetor në Brentford.

“Nuk është një mungesë afatgjatë, por për shkak se është një problem muskulor, duhet të jemi të kujdesshëm”, shpjegoi ai.

Një masë paraprake e përforcuar nga historia e Rodrit, i cili pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar në gju nëntorin e kaluar menjëherë pas ceremonisë së Topit të Artë  dhe humbi një pjesë të madhe të sezonit 2024-2025.

Guardiola tha gjithashtu se lojtari i tij nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në ndeshjen kundër Aston Villa të dielën e ardhshme, në raundin e 9-të të Premier League.

Nëse ky skenar konfirmohet, ai do të ketë humbur pothuajse një muaj garash dhe katër ndeshje me Manchester Cityn, plus dy me Spanjën./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Carragher: Salah nuk duhet të jetë titullar në çdo ndeshje

Published

on

Forma e dobët e Mohamed Salah ka ngritur shqetësime te Liverpooli sepse legjenda e klubit, Jamie Carragher, tha se egjiptiani nuk duhet të jetë automatikisht titullar në ndeshjet jashtë fushe, pas humbjes 2-1 ndaj Manchester United në Anfield.

Salah, 33 vjeç, nuk ka shënuar asnjë gol (pa penallti) në shtatë ndeshje dhe humbi një rast të artë në derbin me United.

“Ai duhet të luajë në Anfield, por jashtë fushe nuk është më i domosdoshëm. Me formën që ka, ndoshta duhet të pushojë,” tha Carragher.

Liverpooli ka pësuar katër humbje radhazi, tre në Premier League dhe një në Ligën e Kampionëve pavarësisht investimit prej 446 milionë paundësh në merkato.

Carragher shtoi se trajneri Arne Slot duhet ta ndërtojë skuadrën rreth Alexander Isak dhe Florian Wirtz.

“Ata janë e ardhmja, kanë moshë dhe potencial, ndryshe nga Salah,” përfundoi ai.

Liverpooli renditet i katërti në Premier League me 15 pikë, katër më pak se lideri Arsenal./S.K/KP/Sky Sports/

Continue Reading

Të kërkuara