Rajoni

Arrin në një metër trashësia e dëborës në qarkun e Dibrës

Published

on

Vijojnë të jenë prezentë problematikat si pasojë e motit të keq në qarkun e Dibrës.

Reshjet e dëborës janë ndërprerë që natën e mbrëmshme, por ja kanë lënë vendin ngricave. Temperatura në Bulqizë ka shënuar -15 gradë.

60% e fshatrave të Qarkut Dibër vijon të jetë e bllokuar, pasi lartësia e dëborës arrin rreth 1 metër në Lurë, Selisht, Kalaja-Dodës, Sllovë, Trebisht dhe Ostren.

Edhe sot, mësimi nuk vazhdon në 60% të shkollave të Qarkut Dibër.

Pushteti vendor po punon për hapjen e rrugëve. Rruga nacionale Peshkopi-Bulqizë në disa segmente duhet të përdoren zinxhirët.

Firma nënkontraktore po punon për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës. Sot, në orët e para të mëngjesit, është hapur rruga e Arbrit.

Lajmet

57 kg kanabis në makinë, arrestohen dy persona në Vlorë

Published

on

By

Dy persona janë arrestuar në Vlorë pasi u kapën me 57 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, sipas njoftimi të Policisë se Shtetit.

Operacioni i koduar “Brotherhood”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, çoi në prangosjen e F. M., 41 vjeç, banues në fshatin Trevllazër, dhe L. L., 40 vjeç, banues në fshatin Mavrovë. Ata akuzohen për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” si dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.

Sipas policisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, uniformat blu ndaluan dhe kontrolluan një automjet tip “Volkswagen Touran”, me të cilin po udhëtonin të dyshuarit. Gjatë kontrollit u gjet një sasi kanabisi e përgatitur për shitje.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesë u zbulua dhe u sekuestrua një tjetër sasi kanabisi, duke e çuar në rreth 57 kg totalin e lëndës së dyshuar narkotike. Po ashtu, në banesën e njërit prej të arrestuarve u gjet një armë zjarri automatike model 56, së bashku me një karikator me 30 fishekë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Lajmet

Artan Grubi merret në pyetje në Prokurori

Published

on

By

Artan Grubi, i dyshuar për përvetësim në “Lotarinë Shtetërore”, i cili u arrestua këtë mëngjes në pikën kufitare të Bllacës dhe u vendos në njësinë e paraburgimit në Shuto Orizare, tashmë është marrë në pyetje në Prokurori.

Grubi, i cili është ish-zëvendëskryeministër dhe ministër i Marrëdhënieve Ndër-Bashkësi, iku nga vendi përmes të njëjtit pikë kufitare më shumë se një vit më parë sepse, së bashku me ish-drejtorin e “Lotarisë Shtetërore”, Përparim Bajrami, dyshohej për një krim prej tetë milionë eurosh për porositjen e pajisjeve VLT, raporton Alsat.mk.

Grubi kërkohej me urdhër arresti ndërkombëtar dhe iu caktua paraburgim në mungesë për 30 ditë.

Hetimi për “Lotarinë Shtetërore”, siç njoftoi ish-prokurori publik i shtetit, ka përfunduar dhe pritej ekstradimi i Grubit.

Sipas Prokurorisë, rasti “Lotaria Shtetërore” përfshin vendime dhe marrëveshje që dyshohet se i kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare institucionit, të vlerësuara në mbi tetë milionë euro, me qëllim të përfitimit të një përfitimi të paligjshëm material për një tjetër.

Arrestohet Artan Grubi pas më shumë se një viti në arrati

Ish-zëvendëskryeministri maqedonas Artan Grubi është arrestuar më 23 shkurt në pikën kufitare Bllacë, pas më shumë se një viti prej kur ishte në arrati, ka konfirmuar Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

Grubi dyshohet për abuzim të detyrës zyrtare në rastin e njohur si “Lotaria Shtetërore”, rast për të cilin ka raportuar më herët edhe Radio Evropa e Lirë.

Në këtë rast përfshihet edhe Përparim Bajrami, i cili po ashtu përmendet në aktakuzë si i dyshuar.

Prokurorët dyshojnë se ata kanë përvetësuar rreth 8 milionë euro përmes prokurimit të pajisjeve të terminaleve të lotarisë elektronike (VLT).

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur ende nëse Grubi do t’i nënshtrohet masës së paraburgimit apo do t’iu dorëzohet autoriteteve gjyqësore më vonë gjatë ditës. /REL/

Continue Reading

Lajmet

Dështon rezoluta në Komision për krerët e UÇK-së, deputetët maqedonas bojkotuan mbledhjen

Published

on

By

Komisioni për Politikë të Jashtme i Kuvendit të RMV-së nuk e miratoi projektrezolutën për respektimin e standardeve në procedurat penale kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së, pasi nuk u sigurua kuorumi i nevojshëm për vendimmarrje, raporton Zhurnal.

Deputetët maqedonas bojkotuan mbledhjen, duke penguar kështu shqyrtimin dhe miratimin përfundimtar të Rezolutës. Në seancë morën pjesë vetëm deputetët e Frontit Evropian, VLEN-it, Aleancës për Shqiptarët dhe deputeti Rexhep Ismail nga “E Majta”, përcjell “Alsat”.

Sipas përfaqësuesve të partive politike shqiptare, mungesa e deputetëve maqedonas ishte e qëllimshme. Debati për këtë çështje është shtyrë për një kohë të pacaktuar.

Kujtojmë se anëtar shqiptar me të drejtë vote në këtë komision janë deputetët Merita Koxhaxhiku dhe Skender Rexhepi. Ilire Dauti është zv. anëtare që sot ishte si një nga propozuesit e rezolutës. /Zhurnal MK/

Continue Reading

Lajmet

Sot protesta e opozitës para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen

Published

on

By

Policia e Shtetit ka marrë masat për garantimin e mbarëvajtjes së protestës kombëtare të thirrur nga opozita ditën e sotme në orën 18:00 para Kryeministrisë.

Mbi 1000 efektivë do të jenë në terren dhe në gatishmëri, ku përveç forcave të rendit, Forcave Kombëtare të Sigurisë dhe RENEA-s, do të ketë edhe agjentë civilë, raporton Euronews.

Duke nisur që prej orës 23:45, të së enjtes nuk do të lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të tubimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”.

Nga ora 15:00 deri në përfundim të protestës do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.

Në rast bllokimi, Policia e Tiranës ka marrë masat për të devijuar qarkullimin e automjeteve përmes rrugëve alternative.

Policia iu bën apel qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

Policia e Tiranës i bën thirrje qytetarëve që të distancohen në rast se gjenden përballë veprime të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike. /Euronews/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara