Kronikë e zezë

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Prishtinë, akuzohet për trafikim me njerëz

Published

on

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një të arrestuar në Prishtinë.

I njëjti akuzohet se ka kryer trafikim me njerëz.

“Me datën 21.04.2021 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Republikës së Shqipërisë pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur.  Në  lidhje me rastin  është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës”, thuhet në raportin e Policisë.

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një grua në Prishtinë, po qëndronte në QKUK

Published

on

By

Në raportin njëditor te Policisë së Kosovës është raportuar se është zhdukur një grua e cila ishte duke qëndruar në  Repartin e Psikiatrisë në QKUK.

Rastin e ka raportuar nënë e viktimës, sipas raportit.

“Ankuesja f/k ka raportuar se vajza e saj viktima f/ke është larguar nga Reparti i Psikiatrisë-QKUK dhe nuk di për vend ndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga Policia.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Një foshnje dërgohet pa shenja jete në QMF në Obiliq

Published

on

By

Një foshnje është dërguar pa shenja jete të martën paradite në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prelluzhë të Obiliqit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar në Plemetin.

Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e foshnjës në vendngjarje, ndërsa me urdhër të prokurorit kompetent trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Sulm dhe kanosje ndaj katër zyrtarëve në Qendrën Korrektuese në Pejë

Published

on

By

Një incident ka ndodhur dje në Pejë, ku janë sulmuar katër persona zyrtarë.

Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 18.05.2026 rreth orës 09:47, brenda qendrës korrektuese. Një i burgosur dyshohet se ka sulmuar fizikisht katër zyrtarë dhe i ka kanosur ata.

Si pasojë e sulmit, të katër zyrtarët kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor.

Continue Reading

Lajmet

Dy raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Published

on

By

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar dy raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur në Prishtinë dhe Malishevë.

Rasti i parë ka ndodhur në Prishtinë ku është arrestuar një person, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj gruas me të cilën bashkëjetonte.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të ndiqet në procedurë të rregullt.

Një person tjetër ne Malishevë ka sulmuar fizikisht një burrë tjetër të familjes, duke i shkaktuar lëndime trupore për të cilat viktima ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari ndodhet ende në arrati, ndërsa policia po e heton rastin.

Continue Reading

Të kërkuara