Kronika e zezë

Arrestohet një shtetase e Maqedonisë së Veriut, dyshohet për mashtrim

Publikuar

Një shtetase e Maqedonisë së Veriut është arrestuar dje në Podujevë. Sipas Policisë së Kosovës, ajo dyshohet se e ka mashtruar një burrë me pagesë.

“Podujevë 12.07.2024-15:00. Me datë 25.08.2024 është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Maqedonisë veriore pasi që e njëjta kishte mashtruar viktimën mashkull kosovar lidhur me një pagesë. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Po ashtu dje, një grua ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga burri i saj te hyrja e QKUK-së.

I dyshuari është arrestuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 25.08.2024-17:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se gjersa ishte tek hyrja e QKUK-së është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Kronika e zezë

​Kapen 150 bimë narkotike në rajonin e Gjakovës

Publikuar

nga

Njësitet e Specializuara Kufitare, së bashku edhe njësinë e Antidrogës në Gjakovë, ka realizuar sot një aksion në brezin kufitar me Shqipërinë, ku kanë gjetur dy parcela të mbjella me 150 bimë narkotike kanabis sativa me gjatësi një deri në dy metra.

Policia e Kosovës po ashtu ka komunikuar edhe me Policinë e Republikës së Shqipërisë dhe në koordinim me të njëjtit është bërë sigurimi i perimetrit të jashtëm të zonës në vijën kufitare Kosovë/Shqipëri nga ajri dhe nga toka.

Të gjitha veprimet lidhur me rastin janë kryer në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është iniciuar rasti “Kultivim i bimëve narkotike”, është bërë asgjësimi i bimëve narkotike në vendin e ngjarjes.

Në rastin e dytë dje gjatë vëzhgimit të brezit kufitar të Kosovës dhe të Serbisë, në fshatin Stublinë zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet me targa të Serbisë, të cilin e drejtonte e dyshuara femër me shtetësi serbe, si dhe një pasagjer.

Gjatë kontrollit në automjetin e ndaluar kishte pasur të ngarkuara mallra të ndryshme në sasi të mëdha, përfshirë pajisje elektronike, tekstil dhe produkte higjienike.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet përkatëse policore sipas procedurave të parapara, si dhe me urdhër të prokurorit kompetent personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa malli i konfiskuar është dërguar në terminalin doganor për vlerësim nga ana e Doganës së Kosovës.

Në rastin e tretë sot gjatë vëzhgimit në brezin kufitar të Kosovës dhe Serbisë, në rrugën Stublinë-Doberqan, zyrtarët policorë në hyrje të fshatit Dobërqan kanë ndaluar dy vetura me targa të huaja, të cilat po drejtoheshin nga dy të dyshuarit meshkuj shtetas kosovarë.

Gjatë kontrollit të automjeteve të ndaluara, janë gjetur të ngarkuara mallra/pjesë të ndryshme të përdorura të automjeteve, pajisje bujqësore dhe mjete tjera pune.

Lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit kompetent, personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa malli dhe automjetet e sekuestruara janë dorëzuar në terminalin doganor për numërim, vlerësim dhe procedim nga ana e Doganës së Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Vdes një burrë në spitalin e Prizrenit, dyshohet se u rrëzua në shkallë

Publikuar

nga

Një burrë ka ndërruar jetë në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren pasi që dyshohet se ishte rrëzuar në shkallë. Sipas raportit policor, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Viktima mashkull kosovar ishte dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren për shkak se kishte pësuar lëndime pasi dyshohet se ishte rrëzuar në shkallë. Si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thotë policia.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte, Policia: Në mars të 99-tës kreu vepra të ndryshme penale

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar T.P., i nacionalitetit serb, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Ai dyshohet se gjatë muajit mars të vitit 1999 në komunën e Istogut ka kryer vepra të ndryshme penale, përfshirë plaçkitje dhe shkatërrim të pasurisë së popullsisë civile.

I dyshuari ndodhet nën masën e arrestit dhe ndalimit policor.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

​Kapet me patentë-shofer të falsifikuar, arrestohet një person në Gjilan

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në Gjilan nën dyshimet se ka blerë me para një patentë shofer fals. Patentë shoferi është sekuestruar nga i dyshuari dhe nga departamenti për patentë shoferë është vërtetuar se i njëjti nuk është lëshuar nga institucioni përkatës.

Gjatë hetimeve, i dyshuari ka pranuar se këtë patentë shofer të falsifikuar e kishte pranuar nga një person i panjohur dhe se kishte paguar një shumë parash për ta siguruar patentën.

Prokurori i çështjes ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara