Kronikë e zezë

Arrestohet një person për dhunim në Gjilan, viktima raportohej e zhdukur për dy ditë

Published

on

Një femër e cila ishte raportuar e zhdukur është kthyer të premten në shtëpi dhe sipas saj ajo e kishte kaluar natën me një person tjetër pa dëshirën e saj.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, zhdukja e viktimës kishte ndodhur më datë 05.05.2021, në Gjilan.

Siç thuhet në raport, rasti është cilësuar si “dhunim”, ndërkaq i dyshuari e ka pohuar veprën në fjalë.

“Person i zhdukur-dhunim. Me 07.05.2021 lidhur me rastin viktima e rastit femër kosovare është kthyer në shtëpi dhe sipas saj ajo kishte kaluar natën me një mashkull  kosovar. Policia ka arrestuar të dyshuarin i cili ka pohuar veprën në fjalë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Continue Reading

Lajmet

Tri raste te dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit në Istog, Pejë dhe Malishevë, të cilat kanë rezultuar me arrestime dhe hetime të vazhdueshme.

Në qytetin e Istogut, një person është shpallur në kërkim policor nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje. Sipas raportit, viktima është intervistuar nga hetuesit, ndërsa njësitë policore janë në kërkim të të dyshuarit, i cili ndodhet në arrati.

Një rast është regjistruar në Pejë, ku policia ka arrestuar një burrë nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur disa viktima. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Për këtë rast janë njoftuar Qendra për Punë Sociale dhe mbrojtësi i viktimave, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Malishevë është arrestuar një person i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një burri tjetër brenda familjes. Pas procedurave të intervistimit, prokurori kujdestar ka vendosur që i dyshuari të lirohet dhe rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Vdekje e dyshimtë në Podujevë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka hapur një rast “Hetim mbi vdekjen”, pas gjetjes së një trupi të pajetë në Podujevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, bëhet e ditur se viktima është një person i gjinisë mashkullore.

Në vendngjarje ka dalë mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

Rasti mbetet nën hetime nga njësitë përkatëse.

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohet mall në vlerë mbi 50 mijë euro në Ferizaj

Published

on

By

Njësia e Task Forcës nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare (DRK Jug) ka realizuar një operacion të suksesshëm kundër krimit ekonomik, duke sekuestruar një sasi të konsiderueshme mallrash të kontrabanduara në qytetin e Ferizajt. Operacioni u ndërmor pas mbledhjes së informacioneve në teren për ekzistencën e një depoje ku fshiheshin produkte të paligjshme.

Sipas njoftimit të Policisë, hetimet e para tregojnë se një person i dyshuar i kishte futur këto mallra në Republikën e Kosovës përmes rrugëve ilegale nga Maqedonia e Veriut. Gjatë kontrollit në depo, policia gjeti dhe sekuestroi:

  • Mbi 800 kg duhan të përpunuar dhe makineritë përkatëse për përpunimin e tij.
  • Një sasi prej 94 kg mjaltë.
  • Pajisje ambalazhimi (plastikë dhe letër) dhe vegla ndihmëse për spërkatjen e duhanit.

Vlera e tregut e këtyre mallrave llogaritet të jetë rreth 16,500 euro, por dëmi real i shkaktuar buxhetit të shtetit është shumë më i lartë. Shmangia nga akciza dhe taksat doganore llogaritet të arrijë vlerën e rreth 34,000 eurove.

Pas përfundimit të procedurave policore, i gjithë malli i konfiskuar i është dorëzuar Doganës së Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm ligjor. Ky aksion vjen si vazhdimësi e përpjekjeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës për të luftuar ekonominë informale dhe për të mbrojtur kufijtë nga aktivitetet kriminale.

 

Continue Reading

Lajmet

Raportohet e zhdukur një grua në Prizren

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës njoftohet për zhdukjen e një gruaje në Prizren.

Sipas raportimit të familjarëve, viktima është larguar nga shtëpia që nga pasditja e së dielës dhe nuk është kthyer më.

Njësitet policore kanë nisur hetimet për gjetjen e saj dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Continue Reading

Të kërkuara