Kronikë e zezë

Arrestohet një person nën dyshimet për posedim droge dhe arme

Published

on

Policia e Kosovës, njësia rajonale Prishtinë më datë 06.06.2021 pas një hetimi ka realizuar një operacion policor lidhur me veprat penale për blerje, posedim, shitje dhe shpërndarje të paautorizuar e narkotikëve, si dhe mbajtje nën kontroll dhe shfrytëzim i paautorizuar i armëve, i cili ka rezultuar me arrestimin e një person të dyshuar.

Në vazhdën e veprimeve të mëtejme policore në bashkëpunim me autoritetet kompetente, në konsultim me prokurorin kujdestar të Krimeve të Rënda si dhe me urdhër verbal të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, është bërë kontrollimi i 4 lokacioneve (banesave)të personave të dyshuar të cilat i kanë përdorur për shitje dhe shpërndarje të narkotikëve.

Tek i dyshuari E A. (1992) në momentin e ndalimit janë gjetur një revole e kalibrit 7.62 mm me dy karikator me gjithsej 16 fishekë të kalibrit 7.62 mm, një telefon i modelit Iphone 11, një çantë e zezë në cilën ishin 570 euro para të gatshme si dhe një çelës i derës.

Gjatë realizimit të kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar edhe 11 paketime me narkotikë të dyshuar për kokainë me peshë 1054.5 gram, një paketim në formë katrorë i mbështjellë me ngjitës ngjyrë e kafe, e mbushur me narkotikë të dyshuar kokainë me peshë 1246.6 gram, tri paketime të mbushura me narkotikë të dyshuar për kokainë me peshë 208.6 gram, një peshore digjitale ,,SCALE’, një veturë e tipit Mercedes G-KLAS e blinduar, një veturë e tipit AlfaRomeo, një pushkë automatike me bajonetë AK-47 me kalibër 7.62 mm, me dy karikator me 58 fishekë të kalibrit 7.62 mm e gjetur në bagazhin veturës, revole e kalibrit 9X19mm me 14 fishekë të kalibrit 9X19 mm, peshore digjitale CEG Model: Tiketë e trafikut e Policisë së Kosovës e të dyshuarit F. U. , dy çelësa të veturës dhe një çelës i skuterit, gjashtë fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një komplet për pastrimin e armëve, nëntë copë çelësa të dyerve të ndryshëm, pasaportë e shpuar e lëshuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut, patentë shofer i lëshuar nga Republika e Kosovës, tre çelësa , dy të dyerve dhe një elektronikë, një fishek i kalibrit 9×19 mm, dhe pajisje për gjetjen e përgjuesve, një skalper.

Personi i dyshuar E.A është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, përderisa lidhur me këtë rast është intervistuar edhe një femër e mitur e cila pas intervistimit në prezencë te prindit është liruar. Rasti është në proces hetimor nga njësia kompetente.

Vendi

Mungesa e kuorumit bllokon mbledhjen e Komisionit Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Mungesa e kuorumit të nevojshëm ka pamundësuar vazhdimin e mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me veprimet dhe mosveprimet institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Kryetari i komisionit, Burim Ramadani, bëri të ditur se mbledhja do të tentohet të mbahet sërish gjatë ditës së sotme për të vazhduar me pikat e rendit të ditës, ku kryesore është zgjedhja e ekspertëve të jashtëm.

Ndërkaq, deputeti Eman Rrahmani shprehu shqetësimin e tij për mungesën e përgjegjësisë së anëtarëve dhe vonesat e vazhdueshme, duke theksuar se bllokada të tilla po pengojnë punën e komisionit, përfshirë edhe kërkesën për të ftuar për raportim përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit apo edhe vetë kryeministrin. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kërcënohet përmes rrjeteve sociale një grua në Skenderaj, policia nis hetimet

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast të kanosjes të raportuar në komunën e Skenderajt.

Sipas njoftimit zyrtar, një grua ka raportuar se ka pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese në rrjetet sociale nga ish-bashkëshorti i motrës së saj.

Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar lidhur me këtë ngjarje.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa njësitë kompetente policore po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. /E.A/

Continue Reading

lajme

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dyshohet për dhunimin e një të miture

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale të dhunimit ndaj një të miture në Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, viktima e mitur është dërguar menjëherë në strehimore për t’i ofruar mbrojtjen dhe trajtimin e nevojshëm.

Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar nga organet e rendit dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë nga njësitë përkatëse. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjashte raste të dhunës në familje brenda një dite

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje, kërcënimeve dhe ngacmimeve të regjistruara në disa komuna të vendit, ku me vendim të prokurorëve përkatës shumica e të dyshuarve janë dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë janë raportuar tri raste të ndara. Në rastin e parë, një person është arrestuar mbasi ka ushtruar në vazhdimësi dhunë fizike dhe psikike ndaj nënës dhe motrës së tij. Në rastin e dytë, një tjetër i dyshuar është dërguar në mbajtje për dhunë psikike ndaj bashkëshortes. Po ashtu në kryeqytet, është iniciuar një rast në procedurë të rregullt pasi një e mitur ka pësuar dhunë psikike nga prindërit e saj.

Ndërkohë në Graçanicë, policia ka arrestuar një person i cili përmes mesazheve kishte kërcënuar dhe ngacmuar në vazhdimësi ish-bashkëjetuesen e tij. I dyshuari është dërguar në mbajtje nën akuzat për dhunë në familje, kanosje dhe ngacmim.

Në Gjakovë dy vëllezër janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje pasi u përleshën fizikisht me njëri-tjetrin. Kurse në Leposaviq, një grua ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor pasi u sulmua fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj. Me vendim të prokurorit, bashkëshorti i viktimës është dërguar në mbajtje, ndërsa vjehrri është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara