Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Vushtrri

Ai u arrestua për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Published

on

Një person u arrestua mbrëmë në Vushtrri për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Sipas Policisë, arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshim të arsyeshme, ku pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari ka sulmuar fizikisht dhe i ka hedhur sprej viktimës mashkull/ kosovar, i cili ka kërkuar tretman mjekësor.

Në cilësi të provës materiale nga i dyshuari është sekuestruar një sprej, që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në veprën penale.

“Pas intervistimit, të dyshuarit D. M., 19 vjeçar, me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor.”, ka informuar Policia Ndaj tij janë duke u zhvilluar hetime ne drejtim të veprave penale “lëndim i rëndë trupor “ dhe “ përdorim mjetit te rrezikshëm (sprejt)”, ka bërë të ditur Policia.

Vendi

Policia e Kosovës suspendon 11 zyrtarë policorë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Published

on

By

Policia e Kosovës ka marrë vendim për suspendimin e 11 zyrtarëve policorë lidhur me trajtimin e rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Vendimi është mbështetur në Ligjin për Policinë, Udhëzimin Administrativ për procedurat disiplinore dhe rekomandimin e drejtpërdrejtë të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK).

Masa e suspendimit përfshin të gjithë zinxhirin komandues dhe hetimor në rajonin e Pejës, përfshirë ushtruesin e detyrës së Drejtorit Rajonal, Shefin e Hetimeve Rajonale, Komandantin dhe Zëvendëskomandantin e Stacionit Policor në Pejë, Shefin e Hetimeve, ushtruesin e detyrës së Shefit të Operativës, Komandantin e Nënstacionit në Vitomiricë, si dhe katër hetues policorë.

Nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se ky hap është ndërmarrë në interes të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përcaktimit të përgjegjësive individuale lidhur me veprimet apo mosveprimet e zyrtarëve në këtë rast.

“Suspendimet janë bërë në interes të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përgjegjësive individuale, në trajtimin e rastit. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e vlerave, integritetit dhe shërbimit në mënyrë të drejtë e të paanshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë. /E.A/

 

Continue Reading

Aktualitet

Dy të mitur arratisen nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se dy persona janë arratisur nga Qendra Edukuese Korrektuese (QEK) për të mitur në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit.

Rasti është raportuar nga mbikëqyrësi i kësaj qendre, sipas të cilit të miturit, të cilët ishin duke vuajtur dënimin apo masën edukative, kanë arritur të largohen nga institucioni në drejtim të panjohur.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për rastin e cilësuar si “arratisje e personit të privuar nga liria” dhe po punon për lokalizimin e kapjen e tyre. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Ndalet një kombi me tri lopë në Leposaviq, dyshohet se u futën nga Serbia përmes rrugëve ilegale

Published

on

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet transportues në Gnjezhdanë të Leposaviqit, pasi gjatë kontrollit janë gjetur tri lopë, të cilat dyshohet se janë futur nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

Rasti ka ndodhur më 28 tetor, rreth orës 14:35. Sipas Policisë, automjeti drejtohej nga një burrë kosovar, i cili dyshohet se kishte hyrë në territorin e Kosovës duke shfrytëzuar rrugë ilegale.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe, pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, automjeti dhe tri kafshët janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Prishtinë pasi sulmoi dy zyrtarë policorë

Published

on

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në rrugën “Lidhja e Pejës”.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 28 tetor, rreth orës 14:00, kur i dyshuari, duke drejtuar një veturë me targa vendore, ka hyrë në mes të kolonës së automjeteve që po shoqërohej nga policia.

Gjatë verifikimit nga zyrtarët policorë, i dyshuari i ka sulmuar dy prej tyre, ndërsa njëri ka pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara