Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Fushë Kosovë

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në Fushë Kosovë, i dyshuar për një rast kanosje.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci deklaroi se i dyshuari më datë 08.12.2020 rreth orës 19:00, kishte kanosur dy persona të cilët e kishin denoncuar rastin në polici.

“Mbështetur në informacionet e para policia kishte filluar hetimin përfshirë këtu edhe ndërmarrjen e një varg veprimesh policore, që rezultuan me identifikimin e personit të dyshuar përkundër shmangies së tij. Kësisoj i dyshuari; Ø  A. B,  mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, u arrestua sot nga ana e policisë dhe iu  shqiptua masa e arrestit policor”, deklaroi ai.

Më tej Borovci bëri të ditur se ndaj tij është iniciuar rasti kanosje dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, ndërkohë që hetuesit policorë po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes./UBTNews

Kronikë e zezë

Vjedhje të shumta në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës brenda 24 orëve njofton se janë raportuar një seri vjedhjesh të rënda, duke përfshirë banesa, lokale, kompani dhe infrastruktura publike. Një nga rastet ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar, ndërsa hetimet për të gjitha ngjarjet e tjera vazhdojnë.

Në Prishtinë, në rrugën “Malush Kosova”, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një banesë, prej nga kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari. Ndërkohë, në një rast tjetër në rrugën “Agim Ramadani”, pas hetimeve policia ka arritur të arrestojë një person të dyshuar për vjedhjen e një sasie të konsiderueshme ari nga një lokal. Nga ai është sekuestruar edhe një veturë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Raste vjedhjesh janë raportuar edhe në Fushë Kosovë, përkatësisht në fshatin Sllatinë, ku është vjedhur një trafo e energjisë elektrike nga një shtyllë, si dhe naftë nga një kamion dhe makineri të tjera pune.

Në Gjilan, persona të panjohur kanë hyrë me forcë në objektin e një kompanie në rrugën “Enver Rexhepi”, prej nga kanë vjedhur fije metalike të bakrit.

Ndërsa në Ferizaj, është raportuar se janë vjedhur para nga një arkë, ku përveç kësaj janë shkaktuar edhe dëme materiale duke dëmtuar dy dyer.

Të gjitha rastet janë duke u hetuar nga organet kompetente në koordinim me prokurorin.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Ferizaj

Published

on

By

Një aksident trafiku ka ndodhur në Ferizaj, ku një person ka mbetur i lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Aksidenti është raportuar mbrëmjen e 30 marsit në fshatin Vrosh.

Sipas raportimeve, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:03 dhe ka përfshirë dy automjete. Si pasojë, drejtuesi i njërit prej automjeteve ka pësuar lëndime trupore. I njëjti, pasi ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, është përplasur me një shtyllë betoni të rrjetit elektrik.

I dyshuari aktualisht ndodhet nën trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa është edhe nën mbikëqyrjen e policisë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari për dhunim në Fushë Kosovë 

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se është arrestuar një person i dyshuar për dhunim në Fushë Kosovë.

Rasti kishte ndodhur më 10 dhjetor 2025, rreth orës 10:30, dhe i dyshuari ndodhej në kërkim që nga ajo kohë.

Më 30 mars 2026, ai është paraqitur për intervistim me ftesë të prokurores.

Pas bisedës me autoritetet, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar direkt në mbajtje.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet shtetasi i huaj, me substancë narkotike

Published

on

Një rast i posedimit të paautorizuar të narkotikëve është regjistruar dje në Vermicë.

Sipas njoftimit 24 orësh të Policisë së Kosovës, dje gjatë një kontrolli të një mashkulli shtetas i huaj, është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 40 gramë substancë  narkotike e llojit marihuanë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Të kërkuara