Lajmet

Arrestohet një person në flagrancë, me një gyp plastike po nxirrte derivate nga një eskavatorë

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje. Sipas policisë personi i arrestuar me një gyp plastike po nxirrte derivate nga një eskavatorë.

Mbrëmë rreth orë 21:00, nga zyrtarët policor të stacionit të Fushë Kosovës, është arrestuar në flagrancë një person për veprën vjedhje. Personi i dyshuar është arrestuar nga policia, derisa me një gyp plastike po nxirrte derivate nga një eskavatorë. Personi i arrestuar: K.H, mashkull, 39 vjeç. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftim.

Vendi

Mbi 63% e votave të numëruara: 10 kandidatët më të votuar deri tani

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të dhënat më të fundit nga procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2026.

Sipas përditësimit të bërë deri në orën 13:35, janë procesuar 1,591 nga 2,498 vendvotime, ose 63.69 për qind e totalit në nivel vendi.

Përveç rezultateve të subjekteve politike, të dhënat e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve (QNR) tregojnë edhe ecurinë e garës së brendshme për deputetë. Më poshtë janë renditur 10 kandidatët më të votuar deri tani në katër partitë kryesore parlamentare.

Lëvizja VETËVENDOSJE! (LVV)

Lista e LVV-së kryesohet bindshëm nga lideri i partisë, Albin Kurti, i ndjekur nga Glauk Konjufca.

  • Albin Kurti – 150,697 vota
  • Glauk Konjufca – 118,410 vota
  • Albulena Haxhiu – 68,487 vota
  • Hekuran Murati – 59,830 vota
  • Donika Gërvalla-Schwarz – 55,592 vota
  • Xhelal Sveçla – 44,959 vota
  • Avni Dehari – 41,167 vota
  • Mimoza Kusari-Lila – 37,808 vota
  • Hajrulla Çeku – 37,801 vota
  • Ejup Maqedonci – 34,020 vota

 

Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

Në PDK, kandidati për kryeministër Bedri Hamza mban vendin e parë me një epërsi të konsiderueshme ndaj kandidatëve të tjerë.

  • Bedri Hamza – 74,710 vota
  • Përparim Gruda – 46,678 vota
  • Arian Tahiri – 40,589 vota
  • Uran Ismaili – 36,476 vota
  • Sala Jashari – 25,385 vota
  • Vlora Çitaku – 25,138 vota
  • Ganimete Musliu – 19,711 vota
  • Arben Mustafa – 17,717 vota
  • Mërgim Lushtaku – 17,366 vota
  • Enver Hoxhaj – 17,237 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

Në listën e LDK-së, numrin më të madh të votave deri tani e ka siguruar Vjosa Osmani Sadriu, e pasuar nga kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku.

  • Vjosa Osmani Sadriu – 49,607 vota
  • Lumir Abdixhiku – 45,051 vota
  • Doarsa Kica-Xhelili – 34,678 vota
  • Hykmete Bajrami – 27,236 vota
  • Avdullah Hoti – 24,891 vota
  • Ukë Rugova – 21,117 vota
  • Kujtim Shala – 20,751 vota
  • Anton Quni – 16,527 vota
  • Armend Zemaj – 15,122 vota
  • Lutfi Haziri – 15,073 vota

 

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

Në AAK, kandidati më i votuar deri tani është Ardian Gjini, i ndjekur nga lideri i partisë, Ramush Haradinaj.

  • Ardian Gjini – 25,727 vota
  • Ramush Haradinaj – 23,155 vota
  • Daut Haradinaj – 17,842 vota
  • Besnik Tahiri – 15,300 vota
  • Bekë Berisha – 12,485 vota
  • Burim Ramadani – 11,215 vota
  • Time Kadrijaj – 11,093 vota
  • Agim Çeku – 9,920 vota
  • Arbër Tolaj – 9,252 vota
  • Albana Bytyqi – 6,252 vota

Procesi i numërimit të votave është ende në zhvillim dhe renditja e kandidatëve mund të ndryshojë me procesimin e pjesës së mbetur të vendvotimeve.

/E.A/

Continue Reading

Vendi

Studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT zhvilluan vizitë studimore në Zyrën Kombëtare të Auditimit

Published

on

By

Përgatitja e profesionistëve të suksesshëm në fushën e biznesit dhe ekonomisë kërkon një kombinim të fuqishëm të njohurive teorike dhe përvojës praktike. Me këtë qasje, Fakulteti Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi (MBE) në UBT vazhdon të organizojë aktivitete që u mundësojnë studentëve të njihen nga afër me institucionet dhe proceset profesionale që lidhen me fushën e tyre të studimit.

Në këtë kuadër, studentët e fakultetit realizuan një vizitë studimore në Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA), në kuadër të lëndës “Metodat Statistikore në Biznes 1”, nën udhëheqjen e profesorit Mic Ukaj.

Vizita kishte për qëllim t’u ofrojë studentëve një pasqyrë konkrete mbi zbatimin praktik të metodave statistikore, analizës së të dhënave dhe proceseve të vendimmarrjes në institucionet publike. Përmes prezantimeve profesionale dhe diskutimeve interaktive me përfaqësuesit e ZKA-së, studentët patën mundësinë të kuptojnë se si njohuritë e fituara në auditor përdoren në praktikë për të mbështetur proceset e auditimit dhe menaxhimit institucional.

Gjatë vizitës, studentët u njohën me mënyrën e grumbullimit, përpunimit, analizimit dhe interpretimit të të dhënave, si dhe me rolin e tyre në përgatitjen e raporteve të auditimit dhe në mbështetjen e proceseve vendimmarrëse. Kjo përvojë u mundësoi atyre të kuptojnë më mirë rëndësinë që statistika dhe analiza e të dhënave kanë në funksionimin e organizatave moderne dhe institucioneve publike.

Po ashtu, studentët patën rastin të diskutojnë me ekspertë të fushës për sfidat dhe kërkesat e profesionit, duke fituar njohuri të vlefshme mbi kompetencat që kërkohen në tregun e sotëm të punës.

Aktivitete të tilla janë pjesë e vazhdueshme e qasjes praktike që ofron Fakulteti Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, duke krijuar mundësi që studentët të zhvillojnë aftësi profesionale, të ndërtojnë lidhje me institucionet relevante dhe të kuptojnë më mirë aplikimin e koncepteve akademike në mjedise reale pune.

Vizita në Zyrën Kombëtare të Auditimit dëshmoi edhe një herë përkushtimin e UBT-së për të ofruar një edukim bashkëkohor dhe të orientuar drejt praktikës, duke i përgatitur studentët për sfidat dhe mundësitë e karrierës në sektorin publik dhe privat.

Continue Reading

Vendi

Mbi 7 mijë pako me fletëvotime nga diaspora miratohen nga KQZ, 142 refuzohen

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi përmes postës.

Sipas të dhënave të publikuara të mërkurën, më 10 qershor 2026, deri në orën 10:00 janë shqyrtuar më shumë se 7 mijë pako. Prej tyre, 7,153 janë miratuar për procesin e mëtejmë, ndërsa 142 janë refuzuar.

KQZ ka bërë të ditur se arsyeja kryesore e refuzimit të pakove ka qenë mungesa e dëftesës së regjistrimit, dokument që përmban të dhëna unike dhe u dërgohet votuesve të regjistruar për votim përmes postës. Vetëm për këtë arsye janë refuzuar 114 pako.

Procesi i vlerësimit ka nisur më 9 qershor dhe synon të verifikojë nëse pakot janë dërguar nga votues të regjistruar. Pas përfundimit të këtij procesi, KQZ do të publikojë numrin përfundimtar të pakove që do t’i nënshtrohen numërimit.

Ndërkohë, më 8 qershor është përmbyllur tërheqja e pakove me fletëvotime nga 23 kuti postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme dhe në Kosovë. Nga këto kuti janë tërhequr mbi 85,700 pako të supozuara me fletëvotime, një pjesë e të cilave tashmë janë sjellë në Kosovë për verifikim dhe numërim. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Zahara Jolie heq mbiemrin e Brad Pittit

Published

on

Vajza e aktorëve të njohur Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Zahara, ka vendosur të heqë mbiemrin e babait të saj nga emri i saj zyrtar.

Sipas dokumenteve gjyqësore, 21-vjeçarja ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën e Lartë të Los Angeles për të ndryshuar emrin nga Zahara Marley Jolie-Pitt në Zahara Marley Jolie.

Zahara e ka nënshkruar kërkesën më 28 prill, pak javë para diplomimit në Spelman College, ku përfundoi studimet në psikologji. Gjatë ceremonisë së diplomimit më 17 maj, ajo u prezantua vetëm me mbiemrin Jolie.

Ajo nuk është fëmija i vetëm i ish-çiftit që ka ndërmarrë një hap të tillë. Motra e saj, Shiloh, kishte kërkuar të njëjtin ndryshim pasi mbushi 18 vjeç në vitin 2024, ndërsa kërkesa e saj u miratua disa muaj më vonë.

Po ashtu, edhe vëllai i tyre, Maddox, raportohet se ka kërkuar heqjen e mbiemrit “Pitt” dhe prej kohësh përdor vetëm mbiemrin Jolie në aktivitetin e tij profesional./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara