Kronika e zezë

Arrestohet një person në Ferizaj

Gjatë kontrollimit të automjetit dhe shoferit te shoferi është gjetur një armë zjarri me dy fishekë.

Publikuar

Policia e Kosovës sot rreth orës 12:20 ka ndaluar një automjet të udhëtarëve me targa vendore në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj për kontroll.

Gjatë kontrollimit të automjetit dhe shoferit te shoferi është gjetur një armë zjarri me dy fishekë.

Policia ka shoqëruar të dyshuarin në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga policia, me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar armëmbajtje pa leje për procedurë të rregullt, ndërsa arma dhe fishekët janë konfiskuar. 

Kronika e zezë

Nuk bëri deklarim të rregullt të pasurisë, dënohet me 400 euro gjobë zyrtari i lartë publik

Gjykata në Ferizaj ka shpall aktgjykim dënues ndaj një zyrtari të lartë publik me inicialet G.K.

Publikuar

nga

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj një zyrtari të lartë publik me inicialet G.K. për shkak se nuk ka bërë deklarim të rregullt të pasurisë.

Në një komunikatë për media të Gjykatës Themelore të Ferizajt thuhet se personi në fjalë akuzohet se nga 1 marsi e deri më 19 qershor 2020, duke qenë në cilësinë e zyrtarit te lartë publik, ka qenë i detyruar që brenda afatit të bëjë deklarimin e pasurisë, ndërkohë që ka vepruar në Kundërshtim me Ligjin për Deklarim.

“Gjykata Themelore në Ferizaj, përkatësisht gjyqtari individual i Divizionit Penal, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, pranimit të fajësisë, të pandehurin e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim me gjobë në shumë prej 400 euro… I pandehuri akuzohet se më 1 mars deri më 19 qershor 2020, duke qenë në cilësinë e zyrtarit të lartë publik, ka qenë i detyruar që brenda afatit të bëjë deklarimin e pasurisë, të ardhurve, të dobisë tjetër pasurore ose të detyrimeve financiare dhe ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Deklarim, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtar, në atë mënyrë që nuk ka bërë deklarimin e rregullt vjetor brenda afatit për paraqitjen e deklaratës”, thuhet në komunikatë. 

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Aksident mes dy veturave në magjistralen Gjilan-Prishtinë, lëndohen tre persona

Deri te aksidenti besohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së kushteve.

Publikuar

nga

Një aksident komunikacioni ku janë përfshirë dy vetura ka ndodhur në magjistralen Gjilan-Prishtinë, saktësisht në fshatin Parallovë, ku për pasojë janë lënduar tre persona.

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, Ismet Hashani, deklaroi se të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 10:45 në rrugën magjistrale Gjilan-Prishtine, gjegjësisht në hyrje të fshatit Parallovë, afër restorantit ‘Zheneva’ ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, në mes të dy veturave civile, me ç’rast tre persona kane pësuar lëndime trupore, dy meshkuj dhe një femër, dhe janë sjellë në Emergjencën e Spitalit Rajonal ne Gjilan. Te lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Hashani.

Deri te aksidenti besohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së kushteve, mirëpo Hashani tha se rreth ngjarjes janë duke u kryer hetime.

“Policia e Kosovës është duke i zhvillu hetimet rreth këtij rasti”, tha shkurt ai.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Demoloi zyrën e mjekut, shoqërohet në polici

Rasti ka ndodhur dje në Drenas, ku për veç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.

Publikuar

nga

Një person është shoqëruar në stacion policor pasi që i njëjti në zyrën e mjekut në QKMF – Gllogoc kishte demoluar orenditë.

Rasti ka ndodhur dje në Drenas, ku për veç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar. Ndërsa në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Gjendet një person pa shenja jete në Suharekë

Rasti vazhdon të hetohet.

Publikuar

nga

Një person është gjetur dje i vdekur nga një dëshmitar në Suharekë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor i QKMF-së Suharekë, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara