Lajmet

Arrestohet një person në Banjskë, në shtëpinë e tij u gjetën pushkë dhe xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe

Published

on

Një person është arrestuar në fshatin Banjskë për shkak se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë dhe xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe.

Policia bën të ditur përmes raportit se i dyshuari më pas është liruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 9 fishekë dhe një xhaketë me emblemë të ushtrisë serbe. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Lajmet

​Superkupa e Kosovës në hendboll zhvillohet në Ferizaj

Published

on

Superkupa e Kosovës në hendboll do të zhvillohet më datë 13 shtator në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Organizimin e kësaj ngjarjeje e ka marrë përsipër Klubi i Hendbollit Kastrioti, pas marrëveshjes së nënshkruar mes presidentit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, dhe kryetarit të KH Kastrioti, Fisnik Jashari.

Programi i garave nis nga ora 17:30 me përballjen e hendbollisteve mes Istogut dhe Ferizajt. Më pas, nga ora 20:00, do të zhvillohet ndeshja e meshkujve mes Rahovecit dhe Kastriotit.

Priten duele interesante, numër i madh shikuesish dhe një atmosferë festive sportive në Ferizaj.

/S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Caktohet gjyqtari i ndeshjes Zvicër-Kosovë

Published

on

UEFA ka zyrtarizuar emrat e arbitrave që do të drejtojnë përballjen mes Zvicrës dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Në krye të gjyqtarëve do të jetë polaku i njohur, Szymon Marciniak, një nga më të respektuarit në futbollin botëror.

Ai do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij Tomasz Listkiewicz dhe Adam Kupski, ndërsa detyrën e gjyqtarit të katërt do ta mbajë Pawel Raczkowski. Për sistemin VAR është caktuar Tomasz Kwiatkowski.

Marciniak ka një CV të pasur, pasi ka gjykuar finalen e Kupës së Botës në Katar dhe finalen e Ligës së Kampionëve, çka e bën një figurë me autoritet të plotë për ndeshje të kësaj peshe.

Takimi mes Zvicrës dhe Kosovës do të zhvillohet të premten, në ora 20:45, në qytetin Basel.

/S.K/KP/The Athletic/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet në Mal të Zi shtetasi i kërkuar shqiptar për kultivim të bimëve narkotike

Published

on

By

Policia në Mal të Zi ka arrestuar shtetasin e kërkuar M. D., 31-vjeç, pasi ky i fundit ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare për veprën penale kultivimi i bimëve narkotike.

Arrestimi i M.D. u krye si pjesë e operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, për arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shtetasi shqiptar ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin e datës 23 prill 2025, i ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg, për kultivim të bimëve narkotike, i kryer në bashkëpunim, raporton KosovaPress.

Dyshohet se M. D. ka bashkëpunuar me një shtetas të arrestuar më herët si pjesë e operacionit Vakumi, për kultivimin e 1640 bimëve narkotikëve, në Gocaj e Rraboshte të bashkisë Lezhë.

Gjatë operacionit policor janë sekuestruar rreth 34 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e paketuar për shitje.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Malit të Zi, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të shtetasit M. D. në Shqipëri./D.B/KP

Continue Reading

Bota

Mbretëria e Bashkuar paralajmëron paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë

Published

on

By

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur sot se do të miratojë një paketë të re të sanksioneve kundër 11 individëve dhe subjekteve ruse të përfshirë në dëbimin e detyruar të fëmijëve ukrainas.

Drejtuesit e politikës së Rusisë për të dëbuar, indoktrinuar dhe militarizuar fëmijët ukrainas janë sanksionuar sot nga Mbretëria e Bashkuar. Këto përfshijnë tetë individë dhe tre organizata të lidhur me shtetin rus”, tha njoftimi për shtyp.

Sanksionet e fundit synojnë të godasin individët dhe subjektet që mbështesin dhe kryejnë këtë politikë të fshehtë të përpjekjes për të fshirë kulturën ukrainase.

Kjo përfshin organizata të tilla si Fondacioni Akhmat Kadyrov i cili drejton programe të riedukimit për fëmijë dhe adoleshentë ukrainas, duke iu nënshtruar atyre trajnimeve militariste.

Sanksionet u imponuan gjithashtu për organizatën rinore “Lëvizja e së Parë” dhe grupin “Volunteers of Victory”.

Për më tepër, Mbretëria e Bashkuar synon të godasë përmes sanksioneve edhe zyrtarë e figura ruse, duke përfshirë, Leyla Fazleeva, zëvendëskryeministrin e Tatarstanit, Rinat Sadykov, komandant i regjimentit të forcave speciale çeçene dhe Valery Maiorov, kreu i Qendrës Federale të Rinisë së Rusisë, transmeton RTSH.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar theksoi se masat vijnë në mes të provave në rritje nga inteligjenca ushtarake se “Rusia po ndjek një politikë të gjatë të russifikimit në territoret e okupuara përkohësisht të Ukrainës, duke kërkuar të zhdukë kulturën, identitetin dhe shtetësinë e Ukrainës”.

Raportimi i Kombeve të Bashkuara tregon se Federata Ruse ka zbatuar kurrikulën ruse në shkolla në territoret e okupuara përkohësisht dhe ka zbatuar trajnime që përgatit fëmijë për shërbimin ushtarak rus.

Deri më tani, më shumë se 19 e 500 fëmijë ukrainas janë transferuar ose dëbuar me forcë nga autoritetet ruse në Rusi dhe territoret e okupuara përkohësisht të Ukrainës.

Politika e Kremlinit për dëbime të detyruara, indoktrinim dhe militarizim të fëmijëve ukrainas është përçmuese, dhe demonstron thellësitë e depresionit që presidenti Putin do të arrijë të fshijë gjuhën, kulturën dhe identitetin e Ukrainës. Asnjë fëmijë nuk duhet të jetë kurrë një peng lufte dhe kjo është arsyeja pse politikën e Kremlinit e konsiderojmë përgjegjësit kryesorë” , tha Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar David Lammy.

Mbretëria e Bashkuar vendosi një paketë të ngjashme të sanksioneve vitin e kaluar, duke shënuar 1.000 ditë që nga pushtimi në shkallë të plotë të Rusisë në Ukrainë, duke synuar dhjetë individë dhe subjekte ruse të përfshirë në dëbimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara