Kronikë e zezë

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’.

Published

on

Policia ka bërë të ditur senë fshatin Rakaj të Ferizajt, kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës A.SH (M/K) i moshës 22 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’ me dënim burgimi prej 2 vite e 6 muaj.

“Sot, në ora 14:00 në rrugën ‘’Hani i Ri’’ në fshatin Rakaj të Ferizajt, policët e stacionit në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës A.SH (M/K) i moshës 22 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’ me dënim burgimi prej 2 vite e 6 muaj. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim.

Vendi

Plagosje me armë zjarri në Fushë Kosovë, i dyshuari në arrati

Published

on

By

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmë në Fushë Kosovë, pas një mosmarrëveshjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë pistolete. Viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, ndërsa i dyshuari ndodhet ende në arrati. Policia po vazhdon hetimet për lokalizimin dhe arrestimin e tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet për sulm ndaj një të mituri

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicën e Jugut, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Sulm”.

Sipas njoftimit të Policisë, hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, pas zhvillimit të veprimeve intensive hetimore, kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin.

Arrestimi është bërë pasi në rrjetet sociale u publikua një video-incizim, në të cilin i dyshuari shihet duke sulmuar një viktimë të moshës së mitur.

Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave policore, me aktvendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Policia ka bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./A.K/

Continue Reading

Vendi

24 vjet burg për të akuzuarin për vrasjen me thikë në Zllakuqan të Lipjanit pas një konflikti mes fëmijëve

Published

on

Tre persona janë shoqëruar në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin për veprën penale “Deklarim i rremë”, në lidhje me një rast të tentim-vrasjes që kishte ndodhur në shtator të 2013-ës.

Sipas Policisë, tre të dyshuarit gjatë intervistimit kanë dhënë deklarata që dallojnë nga ato që janë dhënë fillimisht për rastin, duke ngritur dyshime për deklarim të rremë.

“Janë shoqëruar në stacionin policor tre të dyshuar meshkuj kosovarë lidhur me rastin ‘Tentim Vrasje’ të datës 20.09.2013 pasi që të njëjtit kanë dhënë deklarata të ndryshme krahasuar me rastin ku janë intervistuar fillimisht”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aktakuzë për tentim-vrasje në Deçan, i dyshuari akuzohet se qëlloi ndaj katër personave

Published

on

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj I.Z., nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë” në tentativë dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 13 janar 2026, rreth orës 00:15, brenda një lokali në komunën e Deçanit.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri, i motivuar nga përkatësia kombëtare e të dëmtuarve, dyshohet se ka tentuar t’i privojë nga jeta katër persona duke përdorur armë zjarri.

Si pasojë e të shtënave, tre persona kanë mbetur të plagosur. Dy prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa njëri ka marrë lëndime të lehta. Personi i katërt ka arritur t’i shmanget sulmit pa pësuar lëndime.

Prokuroria bën të ditur se arma e përdorur në këtë rast dyshohet se mbahej pa autorizim ligjor, në kundërshtim me Ligjin për Armët. Pas arrestimit të të pandehurit, gjatë kontrollit dhe bastisjes janë sekuestruar arma e zjarrit dhe municioni.

Prokurori i Shtetit i ka propozuar gjykatës që, pas zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, I.Z. të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale që i vihen në barrë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara