Lajmet

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se dje më 30.10.2025 rreth orës 22:00 ka pranuar një informacion për një rast të vjedhjes së rëndë në rrugën “Mustafë Xhigolli”.

Sipas njoftimit pas daljes në vendngjarje nga ekzaminimet e para është dyshuar se personi/na të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës përmes thyerjes së xhamit të dritares së pasme, duke vjedhur stoli ari në vlerë rreth 10.000 euro, si dhe pajisjen DVR të kamerave të sigurisë.

“Gjatë zhvillimit të hetimeve, njësia hetimore ka identifikuar një automjet të dyshuar të tipit Audi A4, ngjyrë hiri, që drejtohej nga A. Xh.( 25 vjeç) .Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur mjete të dyshimta, përfshirë një shpues elektrik dhe një palë këpucë, të cilat përputhen me gjurmët e lëna dhe pamjet nga kamerat e sigurisë nga kryesi i veprës”, thuhet në njoftim.

I dyshuari ka tentuar të largohet, por pas një ndjekjeje është arrestuar nga hetuesit policorë.

Me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa automjeti është sekuestruar për procedura të mëtejshme hetimore./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Ekzekutohet me armë zjarri 44-vjeçari shqiptar në SHBA

Published

on

Një 44-vjeçar shqiptar u vra me armë zjarri jashtë restorantit ku ai punonte në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe një i dyshuar është marrë në paraburgim për ngjarjen.

Zyrtarët që mbërritën në vendngjarje identifikuan viktimën të shtrirë në një verandë jashtë restorantit. Viktima është identifikuar si Françesk Shkambi, 44 vjeç.

Mjekët që arritën në vendngjarje filluan trajtimin dhe ai u transportua në një spital lokal, ku më vonë ndërroi jetë, sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e sherifit.

I dyshuari është një banor 65-vjeçar i Farmington Hills, i cili u dorëzua vetë. Ai u mbajt në Burgun e Qarkut Oakland.

Hetuesit gjithashtu gjetën një armë që ata besojnë se është përdorur gjatë vrasjes, një pistoletë 9 mm e cila u raportua e vjedhur, sipas autoriteteve./S.K/E/Tch/

Continue Reading

Lajmet

Gjenerali Clark vazhdon ditën e dytë të dëshmisë në Speciale

Published

on

Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate për Evropën, Wesley Clark sot vazhdon ditën e dytë të dëshmisë në Gjykatën Speciale.

Gjenerali amerikan, Clark dje gjatë dëshmisë së tij ka folur për takimin që ka pasur me Hashim Thaçin gjatë negociatave në Rambuje.

Ai tha se Thaçi nuk ishte komandanti ushtarak dhe deklaroi se gabimet e tjerëve nuk duhet t’i atribuohen Hashim Thaçit. Për këtë të fundit ish-gjenerali i NATO-s, beson se nuk ka pasur kontroll mbi njerëz që kanë kryer akte dhune.

Gjenerali Clark pritet të jetë dëshmitari i fundit, pas së cilës procesi do të kalojë në fazën përfundimtare të përmbylljeve nga palët, përpara shpalljes së vendimit nga trupi gjykues.

Pas përfundimit të kësaj dëshmie, të mërkurën, më 19 nëntor, do të mbahet Konferenca për ecurinë e çështjes. Seanca e planifikuar paraprakisht për të premten, më 21 nëntor, është anuluar./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Parashikimi i motit, IHMK: Shi i dendur sot dhe nesër

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar reshje të dendura shiu sot dhe nesër me intensitet të lartë në disa zona të vendit.

Sipas IHMK-së, këto reshje mund të shkaktojnë vërshime të shpejta dhe rritje të nivelit të ujërave në lokalitete të caktuara.

IHMK bën thirrje që qytetarët të kenë kujdes gjatë qarkullimit, të shmangin zonat me rrezik vërshimesh, dhe të raportojnë çdo situatë të pazakontë në numrat emergjentë të qytetit./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Osmani uron Shqipërinë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me BE-në

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe qytetarët shqiptarë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me Bashkimin Evropian, duke e cilësuar këtë si një hap historik në rrugën e integrimit evropian.

Osmani tha se ky progres e afron edhe më shumë Shqipërinë dhe mbarë rajonin me Bashkimin Evropian.

“Ky është një hap që i sjell qytetarët e Shqipërisë, si dhe rajonin tonë, edhe më pranë Bashkimit Evropian. Qytetarët e Kosovës festojnë sot bashkë me ju, teksa vazhdojmë të punojmë pandalur për ta avancuar edhe më tej rrugën e vendit tonë drejt BE-së,” shkroi Presidentja në një postim drejtuar udhëheqësve shqiptarë.

Ky është grup-kapitulli i fundit i negociatave që vendi ynë hap me bashkimin Evropian në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE./KP

Continue Reading

Të kërkuara