Kronikë e zezë

Arrestohet një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje

I dyshuari 52 vjeçar mban inicialet B.B dhe është arrestuar në rrugën “Faruk Beqiri”.

Published

on

Policia e Kosovës në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje. I dyshuari 52 vjeçar mban inicialet B.B dhe është arrestuar në rrugën “Faruk Beqiri”.

Sipas Policisë, arrestimi është bërë rreth orës 03:00 derisa një patrulluese në një pikë kontrolli ka ndaluar veturën me targa vendore e cila drejtohej nga i dyshuari.

Gjatë kontrollit, të dyshuarit i janë gjetur dhe konfiskuar një armë me 15 fishekë, një shufër metali, një palë dorëza, një kapelë maskë e zezë dhe një mjet i mprehtë.

“Lidhur me rastin, në cilësi të të dyshuarit është intervistuar B.B., 52 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në ahengje familjare, disa raste në Podujevë, Viti e Ferizaj

Published

on

By

Disa raste të përdorimit të armëve gjatë ahengjeve familjare janë raportuar të dielën në Podujevë, Viti dhe Ferizaj. Policia e Kosovës ka intervenuar në rastet e raportuara, ndërsa disa persona janë arrestuar dhe armë e gëzhoja janë konfiskuar.

Në Podujevë,  një person është arrestuar pasi dyshohet se kishte shtënë me armë gjatë një ahengu familjar. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me gaz, e cila dyshohet se është përdorur në rast, si dhe gjashtë gëzhoja dhe 20 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Në të njëjtën komunë janë raportuar edhe tri raste të tjera të shtënave gjatë ahengjeve familjare. Në këto raste, policia ka konfiskuar pistoleta me gaz dhe gjithsej disa gëzhoja. Të dyshuarit janë intervistuar dhe, me urdhër të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, në Viti,dy burra kanë raportuar se ata dhe familjarët e tyre janë rrezikuar pasi pranë tyre kanë rënë dy predha të fishekëve të armës së zjarrit. Sipas policisë, të shtënat dyshohet se kanë ardhur nga një shtëpi në lagje ku po zhvillohej një aheng familjar.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili ishte përgjegjës i familjes ku po mbahej ahengu. Gjatë kontrollit në oborrin e shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar 30 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit, ndërsa arma nuk është gjetur. I dyshuari ka mohuar se kishte shtënë me armë.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Në Ferizaj, një person është shoqëruar në stacionin policor pasi dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar. Nga ai është sekuestruar një pistoletë me gaz.

Me urdhër të prokurorit, rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Të lënduar nga sulmi fizik dhe të shtënat me armë në Fushë Kosovë, i dyshuari në kërkim

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës është raportuar për një lëndim të rëndë trupor në Fushë Kosovë.

Sipas raportit policor, tre burra kanë pësuar lëndime të renda trupore pasi janë sulmuar fizikisht nga një person, i cili gjatë incidentit ka shtënë edhe me armë zjarri.

Ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja.

Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është në kërkim të policisë. /E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dy raste të dhunës në familje raportohen në Prishtinë dhe Rahovec

Published

on

By

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar dje në Prishtinë dhe Rahovec, ndërsa Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ndaj personave të dyshuar.

Në Prishtinë, një grua  ka raportuar në polici se ishte kanosur nga ish-bashkëshorti i saj.

Sipas raportit policor, i dyshuari është arrestuar më 9 gusht. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkohë, një rast tjetër është raportuar dje në Rahovec. Një grua kosovare ka deklaruar në polici se ishte sulmuar fizikisht nga një burrë kosovar.

Të dyja palët janë intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Rastet po trajtohen nga organet kompetente.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy aksidente me fatalitet dhe me dhjetëra të lënduar në rrugët e Kosovës brenda 24 orëve

Published

on

By

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar dy aksidente trafiku me pasojë fataliteti, si dhe 32 aksidente të tjera ku kanë mbetur të lënduar disa persona.

Sipas statistikave zyrtare të publikuara nga Policia e Kosovës, përgjatë kësaj periudhe kohore janë shënuar edhe 69 aksidente trafiku që kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në kuadër të zbatimit të rregullave të komunikacionit dhe rritjes së sigurisë rrugore, zyrtarët policorë kanë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 985 tiketa trafiku për shkelësit e ligjit.

Po ashtu, në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se janë arrestuar 16 persona për vepra të ndryshme penale, nga të cilët 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara