Kronikë e zezë

Arrestohet një inspektor i komunës së Prishtinës për marrje ryshfeti

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar një inspektor të komunës së Prishtinës për marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë (NJRHKEK), më 29.09.2020 ka pranuar palën ankuese i cili ka deklaruar se është pronar i një firme ndërtimi që merret me ndërtime të larta. Ankuesi tregon se është duke e ndërtuar një objekt në një lagje të Prishtinës dhe se edhe përkundër faktit që posedon leje ndërtimi iu kanë ndaluar punimet nga një inspektor ndërtimi i Komunës së Prishtinës dhe sipas tij, ky i fundit është duke i kërkuar ryshfet për t’ ia lejuar vazhdimin e punimeve.

“NJHRKEK – Prishtinë pas pranimit të informatës, ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të verifikimit të informacionit që jep ankuesi, sigurohet simulimi i veprës penale (sigurimi i parave, fotografimi i parave që do përdoren për simulim). Dje, më 29.09.2020, në ora 17:00, në një restauruan në Prishtinë realizohet arrestimi në flagrancë i një të dyshuari i cili kishte pranuar një shumë parash nga ana e ankuesit. Paratë e marra i gjinden në çantë personit të dyshuar.”, thuhet në njoftim.

Më këto veprime i dyshuari dyshohet se ka kryer veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘marrja e ryshfetit’.

Policia njofton se i dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe pas konsultimit me prokurorin kujdestar të PTH-Prishtinë, i njëjti me akt-vendim për ndalim të dyshuarit është dërguar në mbajtje për 48 orë./UBTNews

Lajmet

Arrestohet një person në Deçan nën dyshimin për dhunim

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në Deçan, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të dhunimit para disa javësh.

Sipas raportit zyrtar, bëhet fjalë për një të dyshuar burrë kosovar, i cili është vënë në pranga pas hetimeve lidhur me rastin e raportuar nga viktima femër kosovare.

Ndërsa me urdhër të prokurorit, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për ekzaminime mjekësore gjinekologjike.

Pas intervistimit të të dyshuarit, prokurori ka nxjerrë vendim që ai të dërgohet në mbajtje për procedime të mëtejshme hetimore.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dy raste të armëmbajtjes pa leje në rajonin e Gjilanit

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se janë evidentuar dy raste të armëmbajtjes pa leje në qytetin e Vitisë dhe Kamenicës.

Në fshatin Tërpezë të Vitisë, një person ka dorëzuar vullnetarisht në stacionin policor një armë zjarri, pasi i kishte skaduar afati i lejes.

Ndërkohë, në fshatin Berivojc të Kamenicës, njësitet policore kanë realizuar një bastisje në shtëpinë e një të dyshuari, ku kanë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë gjysmë-automatike, 100 fishekë dhe tetë karikatorë.

Lidhur me të dyja rastet është konsultuar prokurori kompetent, i cili ka udhëzuar që pas intervistimit të personave të dyshuar, ata të lirohen në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Prishtinë për mashtrim kompjuterik

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale “Mashtrim kompjuterik” në Prishtinë.

Sipas njoftimit, i dyshuari është shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili dyshohet se ka kryer veprime të jashtëligjshme përmes pajisjeve teknologjike.

Gjatë operacionit policor, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar pesë llaptopë, katër telefona celularë dhe pajisje të tjera që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e kësaj vepre. Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme ligjore.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Vdekje e dyshimtë: Dërgohet pa shenja jete një person në emergjencën e Prishtinës

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se një person është dërguar pa shenja jete në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas policisë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

“Në emergjencën e qytetit është dërguar pa shenja jete viktima, mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Rasti aktualisht po trajtohet nga autoritetet si “hetim mbi vdekjen”.

 

Continue Reading

Të kërkuara