Kronikë e zezë

Arrestohet një 50-vjeçar për sulm seksual në Shtërpcë

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Published

on

Një 50-vjeçar është arrestuar në pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një 25-vjeçare. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në fshatin Gotovushë të Shtërpcës.

“Stacioni policor në Shtërpcë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje me datë 14.04.2022 rreth orës 13:50 ka pranuar një informacion se në fshatin Gotovushë të Shtërpcës kishte ndodhur një rast i sulmit seksual. Në lidhje me këtë, policia e rendit fillimisht, ka marr veprimet e nevojshme dhe ka identifikuar personin e dyshuar A.H ( M/K) i moshës 50 vjeçar dhe vendin e ndodhjes së tij, e më pas e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe në rast janë kyçur Sektori Rajonal i Hetimeve. I njëjti, dyshohet se të njëjtën ditë rreth orës 09:00 në fshatin Gotovushë kishte ndaluar automjetin e tij dhe kishte marr viktimën J.V ( F/K) e moshës 25 vjeçare, të cilën gjatë rrugës e kishte sulmuar seksualisht”, thuhet në komunikatën e policisë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajmet

Tre persona arrestohen për një rast të vjedhjes së rëndë në Mitrovicë

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për një rast të vjedhjes së rëndë në Mitrovicë.

Sipas raportit policor, më 10 shtator janë kontrolluar pesë shtëpi të personave të dyshuar në rrugën “Shala e Bajgorës”, ku janë gjetur dhe konfiskuar disa dëshmi që ndërlidhen me rastin.

Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Katër raste me narkotikë në Prishtinë, konfiskohen mbi 300 gramë marihuanë dhe kokainë

Published

on

Katër raste të lidhura me posedim të paautorizuar të substancave narkotike janë raportuar më 9 dhe 10 shtator në Prishtinë, sipas raportit të Policisë së Kosovës.

Në rrugën “Abdyl Frashëri”, gjatë kontrollit të dy personave që ndodheshin në një motoçikletë, policia ka gjetur dhe konfiskuar 11.99 gramë marihuanë, 0.93 gramë kokainë dhe një telefon. Pas intervistimit, njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Në rrugën “Hekurudha”, gjatë kontrollit të një personi dhe automjetit të tij, janë gjetur 52.29 gramë marihuanë. I dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në rrugën “Ramë Govori”, gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari, policia ka konfiskuar 19 fishekë, substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, tri peshore digjitale, një telefon, para të gatshme dhe një pako me qese të vogla të zbrazura. Sipas raportit policor, sasia e marihuanës është raportuar në 252 gramë. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Në rrugën “Holger Petersen”, gjatë kontrollit në shtëpinë e një shtetasi të huaj, është gjetur dhe konfiskuar 3.95 gramë marihuanë. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Rastet janë duke u trajtuar nga organet kompetente./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre raste me armë raportohen në Prishtinë, konfiskohen armë dhe municion

Published

on

Tre raste të ndryshme që lidhen me armë zjarri janë raportuar më 10 shtator në Prishtinë, sipas raportit të Policisë së Kosovës.

Në një rast, pas informatave të pranuara, policia ka kontrolluar tri lokacione që u përkasin tre të dyshuarve meshkuj kosovarë. Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, municion i kalibrave të ndryshëm dhe një sasi e substancës së dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në rrugën “Muharrem Fejza”, pas disa të shtënave me armë zjarri, policia ka gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja, ndërsa nga një i dyshuar është konfiskuar një pistoletë. Gjatë përleshjes fizike, lëndime trupore ka pësuar një person. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Në rrugën “Qazim Pllana”, një i dyshuar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në ajër nga një motoçikletë në lëvizje dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja, ndërsa rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë raste të dhunës në familje raportohen në Kosovë

Published

on

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar më 10 shtator në Prishtinë, Fushë Kosovë, Graçanicë, Malishevë, Gjakovë dhe Mitrovicë të Jugut, sipas raportit të Policisë së Kosovës.

Në Prishtinë, një burrë kosovar është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje. Pas intervistimit të palëve, viktima, me pëlqimin e saj dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Në Fushë Kosovë janë raportuar dy raste. Në njërin rast, një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje, ndërsa rasti po hetohet në procedurë të rregullt. Në rastin tjetër, dy burra janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshjeje dhe kanë pësuar lëndime trupore. Të dy kanë marrë tretman mjekësor në QKUK dhe më pas janë arrestuar e dërguar në mbajtje.

Në Graçanicë, një grua dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje tjetër, e cila ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është dërguar në strehimore. Rasti është duke u hetuar.

Në Malishevë, një grua dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje tjetër, e cila ka marrë tretman mjekësor. E dyshuara është arrestuar dhe më pas, me urdhër të prokurorit kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt.

Në Gjakovë, një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një burri tjetër. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK-47 me tre karikatorë, një pistoletë, 45 fishekë dhe një boks të hekurit. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Ndërkaq, në Mitrovicën e Jugut, një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje. I dyshuari ndodhet në kërkim policor, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.

Sipas Policisë së Kosovës, rastet vazhdojnë të trajtohen nga organet kompetente./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara