Sport

Arrestohet ish-drejtori i Interit

Ai është arrrestuar nën akuzën për korrupsion në Kinë.

Publikuar

Ish-drejtori dhe anëtari i bordit të Interit, Jun Liu, raportohet se është arrestuar nën akuzën për korrupsion në Kinë.

46-vjeçari ka shërbyer më parë si president i Jiangsu Suning dhe ishte CEO i përkohshëm i “Nerazzurrëve”, duke qenë anëtar i bordit nga qershori 2016 deri në tetor 2018.

Beijing Youth Daily dhe Calcio e Finanza detajojnë se si arrestimi i Liu vjen gjashtë muaj pasi presidenti i federatës kineze Chen Xuyuan u vu nën hetim për gjoja kryerjen e shkeljeve të rënda të ligjit.

Autoritetet kineze po punojnë për një rast anti-korrupsion, të lidhur me futbollin. Në janar, dy ish-zyrtarë të federatës u hetuan gjithashtu për të njëjtat arsye.

Në mars, dy zyrtarë të tjerë të shquar të federatës kineze, Wang Xiaoping, drejtor i komitetit disiplinor dhe Huang Song, kreu i departamentit të garave, u vunë gjithashtu nën hetime për shkelje të rënda të ligjit.

Sport

FFK publikon skuadrat e licencuara për garat evropiane

Publikuar

nga

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka publikuar shtatë skuadrat që ka licencuar për garat evropiane të UEFA-s.

Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e klubeve për garat e UEFA-s ka licencuar shtatë nga tetë klubet që e kanë nisur procesin e licencimit.

Klubet e licencuara janë: Ballkani, Drita, Llapi, Malisheva, Prishtina, Gjilani dhe klubi i futbollit i femrave Mitrovica.

Ndërkaq skuadra e vetme e cila nuk është licencuar për garat e UEFA-s për edicionin 2024/25 është KF Dukagjini./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Skuadra nga Premier League interesohet për shërbimet e Thiago Motta-s

Publikuar

nga

Chelsea po kërkon një zëvendësues për Mauricio Pochettinon, teksa së fundmi ka shfaqur interes serioz për trajnerin e Bolongas, Thiago Motta.

Londinezët nuk kanë bërë një sezon të mirë nën drejtimin e trajnerit argjentinas, ku renditen në vendin e nëntë në tabelë me vetëm pak javë të mbetura në sezonin e Premier Ligës.

Në anën tjetër, Motta me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave evropiane, siç janë Milan apo Juventus.

“Tuttosport” raporton se si Chelsea ka mbetur tepër i zhgënjyer nga puna dhe rezultatet e Pochettinos këtë sezon, duke kërkuar zëvendësues të mundshëm gjatë verës, duke identifikuar Thiago Mottan e Bolongas si një opsion serioz.

Juventusi ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për teknikun italo-brazilian, ndërsa ata shqyrtojnë mundësitë se çfarë të bëjnë me Massimiliano Allegri, i cili nuk është i gatshëm të japë dorëheqjen.

Interesi i Milanit për Thiago Motta është rritur gjithashtu pas vendimit të tyre për t’u larguar nga Julen Lopetegui, lidhjet e të cilit shkaktuan protesta nga tifozët./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Barcelona nis punën për sezonin tjetër, katalunasit pranë mesfushorit holandez

Publikuar

nga

Barcelona së fundmi ka shprehur interesim për ta afruar në skuadër mesfushorin e talentuar, Xavi Simons. 21-vjeçari holandez aktualisht është i huazuar te RB Leipzig nga Paris Saint-Germain, ku edhe po kalon një sezon mjaft të mirë, me nëntë gola të shënuara dhe 13 asistime në të gjitha garat.

Sipas mediave spanjolle, bëhet e ditur se klubi katalunas ka nisur negociatat me PSG-në për të arritur një marrëveshje e cila do e shihte Simons me fanellën “blaugrana” sezonin e ardhshëm.

Çmimi i futbollistit në tregun e transferimeve arrin shifrën e 80 milionë eurove dhe kjo do të shkaktonte jo pak problem për klubin spanjoll, andaj ata po shqyrtojnë një mundësi huazimi njëvjeçar për të./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

​Kosovari thyen rekordin botëror në paragllajdizëm

Publikuar

nga

Paragllajdisti kosovar, Fanol Shala, ka arritur rezultat mbresëlënës në Kupën e Botës (seria e dytë) disiplina paragllajding precizion, të mbajtur në Alania të Turqisë.

Shala u rendit i dyti nga 69 garues, me gjashtë pikë në total, por ajo që e veçoi më shumë ishte rekordi botëror.

Shala pati gjashtë ulje radhazi me rezultat 1 cm (total 6 cm), duke thyer rekordin botëror, të konfirmuar pas garës edhe nga Federata Ndërkombëtare e Aeronautikës. Vendin e parë e zuri kampioni botëror, kinezi Yang Chen.

Paraqitje të mirë patën edhe garuesit tjerë të Kosovës Veton Sylaj, Migjen Shala, Gezim Statovci dhe Avni Kuçi.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara