Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona për grabitje dhe tentim grabitje

Policia ka sekuestruar një armë zjarri.

Published

on

Hetuesit e njësitit të hetimeve të përgjithshme dhe hetuesit e stacionit policor Qendra në Prishtinë, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për së paku dy vepra grabitje dhe një tentim grabitje, si dhe kanë sekuestruar një armë zjarri.

Sipas policisë, personat e arrestuar dyshohet të jenë të përfshirë në rastet, që kanë ndodhë në një pompë derivatesh në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë.

“Personat e arrestuar F.K, mashkull, 16 vjeç, A.B, mashkull, 22 vjeç dhe A.K, mashkull, 20 vjeç pas intervistimit nga ana e hetuesve me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Personi i dyshuar, F.K, ngarkohet edhe me veprat, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, pasi që të njëjtit i është gjetë dhe sekuestruar një armë zjarri dhe dy shkrepza (imitim i armës)”, thuhet në njoftim.

Vendi

Aktakuzë për tentim-vrasje në Deçan, i dyshuari akuzohet se qëlloi ndaj katër personave

Published

on

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj I.Z., nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë” në tentativë dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 13 janar 2026, rreth orës 00:15, brenda një lokali në komunën e Deçanit.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri, i motivuar nga përkatësia kombëtare e të dëmtuarve, dyshohet se ka tentuar t’i privojë nga jeta katër persona duke përdorur armë zjarri.

Si pasojë e të shtënave, tre persona kanë mbetur të plagosur. Dy prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa njëri ka marrë lëndime të lehta. Personi i katërt ka arritur t’i shmanget sulmit pa pësuar lëndime.

Prokuroria bën të ditur se arma e përdorur në këtë rast dyshohet se mbahej pa autorizim ligjor, në kundërshtim me Ligjin për Armët. Pas arrestimit të të pandehurit, gjatë kontrollit dhe bastisjes janë sekuestruar arma e zjarrit dhe municioni.

Prokurori i Shtetit i ka propozuar gjykatës që, pas zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, I.Z. të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale që i vihen në barrë./A.K/

Continue Reading

Vendi

Humb jetën një burrë në Klinë, traktori përfundon në greminë

Published

on

Një burrë ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti me traktor, që ka ndodhur në fshatin Gremnik të Klinës.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 14 korrik 2026, rreth orës 14:55, kur viktima, teksa po drejtonte traktorin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin. Si pasojë, traktori është rrokullisur dhe ka përfunduar në një greminë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet përkatëse, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Pesë raste të dhunës në familje, arrestohen disa persona

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje të regjistruara në rajone të ndryshme të vendit, ku janë arrestuar disa persona dhe disa ratse po hetohen.

Në autostradën Ferizaj-Prishtinë, një shtetase e Shqipërisë ka pranuar tretman mjekësor pasi është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj pas një mosmarrëveshjeje. I dyshuari është arrestuar nga policia dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Ngjashëm ka përfunduar edhe një rast në Podujevë, ku një grua ka raportuar se pëson dhunë të vazhdueshme psikike nga bashkëshorti i saj. Policia e ka intervistuar të dyshuarin dhe me urdhër të prokurorit edhe ai është liruar për t’u hetuar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, në Pejë është shënuar një tjetër incident ku një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Edhe pse në këtë rast nuk është raportuar për të lënduar, pas intervistimit të palëve, prokurori ka vendosur që lënda të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Në anën tjetër, dy raste të tjera kanë përfunduar me dërgim në mbajtje. Në Gjilan, policia ka prangosur një person të dyshuar për një rast të dhunës në familje që kishte ndodhur më parë, duke e dërguar atë në qendrën e mbajtjes me vendim të prokurorit.

Ndërsa në Gjakovë, një burrë i cili ndodhej nën ndikimin e alkoolit ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij, gjë që ka sjellë arrestimin e tij të menjëhershëm dhe dërgimin në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Dhunim në Gjilan, viktima dërgohet në QKUK

Published

on

By

Në Gjilan dyshohet se ka ndodhur një dhunim, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Policia njofton se është duke e trajtuar rastin. Ndërsa, viktima me urdhër të prokurorit është dërguar në QKUK në Prishtinë për ekzaminime më të hollësishme mjekësore. Rasti është nën hetime.

Në raportin e policisë nuk ka më shumë informata nëse ka ndonjë të dyshuar deri më tani.

Continue Reading

Të kërkuara