Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona në Mitrovicë pas një përleshjeje fizike

Published

on

Tre persona janë arrestuar në Mitrovicën e Jugut pas një mosmarrëveshjeje që ka përfunduar në përleshje fizike mes tyre. Incidenti, i cili është cilësuar si sulm dhe lëndim i rëndë trupor, ka çuar në ndërhyrjen e menjëhershme të policisë.

Pas konsultimit me prokurorin, policia ka kryer një bastisje në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, ku janë gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike, një fishek dhe një qese me substancë narkotike (2.9 gram).

Me vendim të prokurorit, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme, ndërsa ndaj tyre rëndojnë akuzat për lëndim trupor dhe armëmbajtje pa leje.

Continue Reading

Lajmet

Përleshje me mjete të forta në Gjilan, dy persona dërgohen në mbajtje

Published

on

Dy persona janë arrestuar në Gjilan pas një përleshjeje fizike, e cila dyshohet se ndodhi pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.

Sipas Policisë, gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjete të forta pune. Pas incidentit, njësitet policore kanë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të dy të dyshuarve, ndërsa nuk është raportuar nëse është gjetur apo konfiskuar ndonjë send i dyshimtë.

Me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë raste dhune në familje brenda dy ditësh në Kosovë

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar për disa raste të dhunës në familje të evidentuara gjatë 11 dhe 12 gushtit në Podujevë, Prishtinë, Klinë, Pejë dhe Mitrovicë të Jugut.

Në Podujevë, dy persona të dyshuar meshkuj dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një gruaje, e cila është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë janë raportuar dy raste. Në njërin prej tyre, një grua, shtetase e huaj, dhe një burrë kosovar, në gjendje të dehur, kanë sulmuar njëri-tjetrin dhe kanë pësuar lëndime. Të dy kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa policia ka konfiskuar edhe një thikë. Pas konsultimit me prokurorin, të dy janë liruar në procedurë të rregullt. Në rastin tjetër, një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj dy grave. Ai është liruar me vendim të prokurorit, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Në Klinë, një person është arrestuar pasi dyshohet se ka frikësuar një viktimë me thikë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Pejë, një shtetas i Maqedonisë së Veriut është shoqëruar në stacionin policor nën dyshimin për ushtrim të dhunës psikike ndaj një gruaje kosovare. Pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Ndërsa në Mitrovicë të Jugut, një grua dyshohet se ka kanosur me thikë një burrë dhe më pas e ka hedhur thikën, duke goditur një tjetër grua. Viktima ka marrë trajtim mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Zjarr në Lipjan, Policia heton rastin

Published

on

By

Ne raportin 24 orësh të Policisë se Kosovës, në Lipjan raportohet për një zjarre fushor, i cili është përhapur edhe ne pjese te tjera te vendit, derisa njësitë përkatëse kanë dale ne vendngjarje.

Sipas raportit te policisë përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Me vendim te prokurorit rasti vazhdon ne procedurë te rregullt. /A.M/

Continue Reading

Lajmet

Hetim mbi vdekjen e një burri në Hani e Elezit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen” në Hani e Elezit.

Sipas raportit 24-orësh, një burrë është gjetur pa shenja jete nga një dëshmitar. Në vendngjarje kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime mjeko-ligjore, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara