Lajmet

Arrestohen katër kosovarë në Zvicër, u kapën me drogë në vlerë 1 milion franga

Published

on

Autoritetet zvicerane kanë bërë një goditje të trafikut të drogës, duke arrestuar pronarin e një kompanie udhëtimesh në Aargau dhe vëllain e tij. Të dy kosovarët janë kapur në përpjekje për të kontrabanduar 116 kg marihuanë në Zvicër, shkruan Aargauer Zeitung.

Policia e Kantonit Aargau ka njoftuar të mërkurën se në mes të qershorit, ka arrestuar dy të përmendurit në një operacion të përbashkët me Administratën Federale të Doganave, transmeton albinfo.ch.

Arrestimi është bërë pas një pune të gjerë hetimore. Në kantonin Vaud, doganierët më kishin ndaluar një autobus udhëtarësh dhe një makinë shoqëruese që kishin kaluar kufirin zviceran disa minuta më parë.

Në rimorkio kishte 116 kilogram marihuanë të paketuar. Droga ishte fshehur pas një muri të dyfishtë, përcjell albinfo.ch. Policia vlerëson mbi një milion franga vlerën në treg të kësaj droge.

Gjatë operacionit, policët kanë arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë. Bëhet fjalë për dy kosovarë, të moshës 26 dhe 45 vjeç, të cilët vozitnin autobusin. Roli i saktë i katër të akuzuarve tani po hetohet. Aktualisht vlen prezumimi i pafajësisë.

Lajmet

PDK, LDK e AAK nuk dalin nga salla pas ndërprerjes së seancës nga Dehari

Published

on

By

Deputetë e PDK-së, LDK-së e AAK-së nuk kanë dalë nga salla e Kuvendit pas ndërprerjes së seancës nga kryesuesi Avni Dehari pas dështimit të formimit të komisionit për votim të fshehtë.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, hodhi sërish në votim komisionin për votim të fshehtë, i cili prapë dështoi të themelohet.

Nga 99 deputetë sa ishin prezentë 54 votuan pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

PDK, LDK, AAK dhe Nisma, si dhe Lista Serbe, që nga 1 maji po refuzojnë që të propozojnë anëtarë për këtë komision që do të mbikëqyrte një votim të fshehtë për kryeparlamentarin e ri.

Përfaqësues të këtyre partive dolën në foltore, duke i kërkuar kryesuesit që të mos e shkelë Kushtetutën. Megjithatë, atyre iu ndal mikrofoni për shkak se nuk dhanë emra për anëtarë të komisionit.

Continue Reading

Lajmet

Dështimi i 41-të i seancës konstituive, as konsultimet me presidenten s’kryejnë punë

Published

on

By

U ndërpre vazhdimi i 41-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Vazhdimi i radhës më 5 korrik, në orën 11.00.

Dështim i sotëm vjen mbi një javë qëkur Gjykata Kushtetuese i obligoi deputetët që brenda 30 ditësh ta konstituojnë Kuvendin.

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj: Nëse Kurti s’i ka numrat, të lëshojë rrugë

Published

on

By

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, para seancës së 41-të konstituive, ka kërkuar që Albin Kurti “të lëshojë rrugë” nëse s’e ka shumicën.

Sipas tij, Kurti është e keqja e Kosovës.

Nëse e ka shumicën, le ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit ose qeverinë, ose le të lëshojë rrugë. E keqja e Kosovës është Kurti. Kurti di si të bëjë 61 vota për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, por për qeveri nuk po lëshon rrugë. Kjo është situata. Po shihet se ai e ka ndarë mendjen me e çu Kosovën keq e më keq,” tha Haradinaj.

Continue Reading

Lajmet

Diskutimet për zhbllokim: Presidentja Osmani takohet edhe me deputetin Fikrim Damka

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve konsultative me liderët e partive politike, ka pritur në takim kryetarin e kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës Fikrim Damka.

Takimet janë duke u zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës, si dhe për të krijuar hapësirë për dialog politik mes subjekteve parlamentare.

Presidentja Osmani ka filluar këtë raund të ri të konsultimeve pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, që ka sjellë më shumë qartësi për rrjedhën e procesit të konstituimit. Takimet po mbahen në mënyrë të ndarë me secilin lider politik, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të dakorduar dhe funksionale.

Në vijim të agjendës së saj, Presidentja sot pritet të takohet edhe me përfaqësues të komuniteteve.

Osmani i priti të mërkurën kreun e VV-së, Albin Kurtin, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në përpjekje për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje për të dalë nga kriza institucionale.

Në takim, Osmani u bëri thirrje liderëve që “sa më shpejt”, apo brenda afatit 30- ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të arrijnë pajtueshmëri për konstituimin e Kuvendit, tha Presidenca në një komunikatë pas takimit.

Continue Reading

Të kërkuara