

Lajmet
Arrestohen gjashtë persona në veri, i rrahën tre policë
Published
4 hours agoon
By
UBTNewsGjashtë persona u arrestuan në rrugën “Kral Petri” në Mitrovicën e Veriut pasi sulmuan tre zyrtarë policorë në orët e para të së martës.
Sipas njoftimit, të arrestuarit – N.N. (24 vjeç), N.N. (26 vjeç), A.B. (28 vjeç), A.B. (30 vjeç), I.R. (24 vjeç) dhe B.D. (19 vjeç) – fillimisht kishin ofenduar policët, për t’i sulmuar më pas. Të dyshuarit ishin nën ndikimin e alkoolit.
Policët e lënduar morën trajtim mjekësor, ndërsa incidenti ndodhi pranë kafenesë “Tre Sheshirat”.
Të dyshuarve iu shqiptoi masa e ndalimit për 48 orë.
“Duke u treguar profesionale në kryerjen e detyrave, policia ka ndërmarr te gjitha veprimet e nevojshme ku të dyshuarit pasi janë arrestuar janë sjellë në stacion policor ku ju është bërë matja me alkool test dhe të njëjtit kanë rezultuar se janë nën ndikim të alkoolit si më lartë, gjithashtu të gjithë të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.
Lajmet
Organizatat e UÇK-së nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në organizimin për epopenë
Published
11 minutes agoon
February 25, 2025By
UBTnews
Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së nuk janë njoftuar ende zyrtarisht për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë. Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve deklaroi se nuk janë të vendosur nëse do të dërgojnë përfaqësues në Këshillin Shtetëror për shënimin e Epopesë së UÇK-së, këshill ky i themeluar sot nga Qeverisë së Kosovës.
Qeveria ka themeluar Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili do të kryesohet nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Jashari tha se deri më tani nuk janë kontaktuar nga institucionet.
“Neve nuk na ka kontaktuar askush deri më tani zyrtarisht dhe nëse na kontaktojnë apo bëjnë kërkesë për të qenë pjesë e këtij manifestimi ulem bashkërisht tri organizatat edhe marrim një qëndrim ose një vendim”, deklaron ai.
Ai shtoi se nuk kanë bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, pas dorëheqjes së ish-ministrit, Armend Mehaj.
“Kemi qenë pjesë aktive sa ka qenë ministër i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sepse kemi pasur një bashkëpunim të mirë por me largimin e tij nuk kemi pasur asnjë bashkëpunim dhe do të shohim. Çdoherë me ne janë bërë organizimet me FSK-në, por ka pasur edhe anëtarë të tjerë të këtij organizimi. Megjithatë, pa u drejtuar zyrtarisht për të marrë pjesë, nuk mund të them asgjë”, shton Jashari.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së nuk mori pjesë në aktivitetet e organizuara nga Qeveria për 17 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Lajmet
Bastisen disa OJQ që bashkëpunuan me USAID-in në Serbi
Published
1 hour agoon
February 25, 2025By
UBTNews
Pas akuzave nga drejtori i Byrosë Federale amerikane të Hetimeve (FBI) për keqpërdorimin e fondeve nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), prokuroria në Beograd raportohet se ka nisur hetime ndaj organizatave të caktuara joqeveritare.
Të martën e 25 shkurtit, Policia serbe, duke vepruar në bazë të urdhrave nga Departamenti Special për Luftimin e Korrupsionit i Zyrës së Prokurorit të Lartë Publik në Beograd, ka bastisur zyrat e disa OJQ-ve për, siç është thënë, grumbullimin e provave për keqpërdorim të mundshëm të fondeve të USAID-it, raporton Radiotelevizioni i Serbisë (RTS).
Mësohet se me hetime po përballen OJQ-ja e quajtur Qendra për Hulumtime, Transparencë dhe Llogaridhënie (CRTA), dhe shoqata Iniciativat Qytetare.
Policia nuk i është përgjigjur pyetjeve të Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë në lidhje me aksionin.
Një ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia do t’i ndihmojë FBI-së në hetimet e saj rreth financimit të OJQ-ve serbe nga USAID-i dhe nga Fondacioni Kombëtar për Demokraci (NED).
“Pa dyshim se ne do të bashkëpunojmë ngushtë me FBI-në për këtë çështje”, ka thënë Vuçiq për televizionin Happy, duke shtuar se FBI do të marrë çfarëdo informate që ka nevojë nga Serbia.
OJQ-ja Iniciativat Qytetare njoftoi, përmjes një komunikate për media, se policia ka hyrë në zyrat e saj më 25 shkurt.
“Këtë mëngjes, rreth 20 zyrtarë policorë kanë bastisur zyrat e Iniciativave Qytetare, duke thënë se kanë urdhër nga prokuroruia për të hetuar punën e organizatës, por nuk kanë dashur ta tregojnë dokumentin”, u tha në komunikatë.
Kjo OJQ shtoi se policia ka bastisur edhe Qendrën për Politika Praktike, një organizatë që, sipas saj, nuk ka pasur ndonjë projekt me USAID-in.
“Ky është sulm serioz ndaj të drejtave themelore qytetare dhe vazhdim i trysnisë së paligjshme ndaj shoqërisë civile në Serbi. Strukturat qeverisëse po përpiqen të zbatojnë mekanizma të frikësimit dhe ndjekjes, pa miratimin e Ligjit për Agjentët e Huaj”, u tha në komunikatën e OJQ-së Iniciativat Qytatare.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kufizuar punën e USAID-it, duke urdhëruar një ngrirje 90-ditëshe të shpenzimeve të saj, më 24 janar.
Administrata presidenciale amerikane po shqyrton futjen e USAID-it nën ombrellën e Departamentit të Shtetit, si pjesë e një riorganizimi të madh që do të reduktonte numrin e punonjësve.
Që prej kthimit të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, administrata e tij dhe njerëz të afërt me të e kanë quajtur vazhdimisht USAID-in “organizatë kriminale”.
USAID-i u themelua më 1961, me qëllim koordinimin më të mirë të ndarjes së ndihmave amerikane jashtë vendit.
Sipas shifrave të fundit, ai ka rreth 10.000 punonjës, dy e treta e të cilëve punon jashtë SHBA-së. Në vitin fiskal 2023, USAID-i shpërndau ndihma me vlerë prej 43.79 miliardë dollarësh./REL/
Lajmet
Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës
Published
1 hour agoon
February 25, 2025By
UBTNews
Ka vdekur Enver Duriqi, babai i katër fëmijëve të vrarë në masakrën e Podujevës më 28 mars të vitit 1999. Duriqit aty, mizorisht, i ishin vrarë edhe bashkëshortja dhe të dy prindërit.
Familja e tij ishte vrarë në masakrën që forcat serbe kishin kryer ndaj Familjeve Duriqi, Bogujevci dhe Llugaliu në Podujevë.
Për vdekjen e Duriqit njoftoi Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, “Zëri i së vërtetës dhe drejtësisë”.
Fondi shkroi në Facebook se Enver Duriqi ishte angazhuar me përkushtim që të dokumentoheshin krimet dhe përgjegjësit të viheshin para drejtësisë.
“Ai besonte se vetëm përmes të vërtetës mund të ndërtohej një e ardhme më e drejtë dhe më humane. Sot, teksa përcjellim në amshim Enver Duriqin, kujtojmë forcën dhe dinjitetin e tij të pashoq. Ai nuk ishte vetëm një dëshmitar i së kaluarës së dhimbshme, por edhe një simbol i palëkundur i qëndresës dhe drejtësisë. Trashëgimia e tij do të mbetet frymëzim për brezat që vijnë”, shkroi Fondi për të Drejtën Humanitare.
Lajmet
Qeveria themelon Këshillin për 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së
Published
2 hours agoon
February 25, 2025By
UBTNews
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka themeluar Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas njoftimit, Qeveria ka ftuar Zyrën e Presidentes, Kuvendit të Kosovës dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës, ta dërgojnë nga një përfaqësues.
Sipas njoftimit përbërja e këshillit është kjo:
Kryesues; Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes,
Nënkryesues: Fadil Nura, Kryetar i Komunës së Skenderajt,
Bashkëkryesues; Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit,
Anëtar; Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal,
Anëtar; Bashkim Jashari, Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës,
Anëtar; Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës,
Anëtar; dhe Përfaqësues nga Organizatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, anëtar”.

Organizatat e UÇK-së nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në organizimin për epopenë

Putin i ofron SHBA-së minerale të rralla ruse dhe ukrainase

Jo vetëm SHBA-ja, edhe BE i propozon Ukrainës një marrëveshje për mineralet e rralla

Eliminimi i hershëm i Kosovës për Botërorin 2027, reagon Fetahu

Bastisen disa OJQ që bashkëpunuan me USAID-in në Serbi

Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

Banka në Singapor po zëvendëson 4000 punëtorë me Inteligjencën Artificiale

Qeveria themelon Këshillin për 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Rama: Flamuri kuqezi në tryezën e BE-së, procesi i integrimit të Shqipërisë është afër
Të kërkuara
-
Magazinë2 months ago
Ky mendohet se është djali 20 vjeçar i Parashqevi Simaku, Luke Nohfe
-
Bota4 weeks ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota1 month ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota4 weeks ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt