Kronikë e zezë

Arrestohen gjashtë persona në Pejë

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona në Pejë, të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”. Drejtoria e Policisë në Pejë ka njoftuar se më 7 maj të këtij viti është raportuar një vjedhje në një shtëpi në fshatin Isniq të Deçanit. Në shtëpinë e pabanuar aty janë vjedhur gjëra me vlerë.

“Stacioni Policor në Deçan, me datë 07.05.2021, është informuar nga ankuesi se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij në fshatin Isniq-Deçan, në këtë shtëpi nuk ka qenë duke jetuar askush dhe nga aty kanë vjedhur sende të vlefshme dhe kanë dëmtuar derën e hyrjes së shtëpisë dhe një (1) kamerë sigurie. Hetuesit e Stacionit Policor në Deçan, pas një pune operativo-hetimore, ka arritur të identifikoj dhe arrestoj fillimisht tre (3) persona të dyshuar, të cilët ishin duke qarkulluar me një veturë pa targa, gjatë kontrollit në veturë janë gjetur (maska te improvizuara dhe kaçavida). Në koordinim të plotë me Prokurorinë e shtetit dhe me Gjykatën kompetente është bërë bastisja e katër (4) lokacioneve të ndryshme dhe janë arrestuar edhe tre (3) persona të dyshuar te dyshuar për vjedhë të rëndë”, thuhet në komunikatën për media.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarve 1,2,3,4, iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve, ndërsa të dyshuarit 5 dhe 6 janë liruar në procedurë të rregullt.

Lajmet

Dy të arrestuar për fajde në Gjakovë

Published

on

Në Gjakovë, më 24 shtator, janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se i kishin dhënë para me kamatë-fajde një personi mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit të shtëpive të të dyshuarve, janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi që lidhen me rastin, si dhe disa fishekë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dy raste të dhunës në familje në Ferizaj dhe Gjakovë, dy persona në mbajtje

Published

on

By

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të dhunës në familje në Ferizaj dhe Gjakovë, ku dy persona janë arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Rasti i parë është regjistruar në Ferizaj më 23 shtator. Sipas Policisë, është arrestuar një shtetas i huaj, i dyshuar se kishte dëmtuar orenditë e shtëpisë dhe më pas kishte kanosur dy viktima femra, shtetase të Kosovës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, një rast tjetër është raportuar në Gjakovë më 24 shtator. Policia ka arrestuar një person, shtetas të Kosovës, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje, po ashtu shtetase kosovare.

Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen armë dhe municion në Gjilan, dy persona arrestohen

Published

on

Në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan, më 10 gusht, janë arrestuar dy persona të dyshuar për import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo mjeteve plasëse, ndërsa një person tjetër ndodhet në kërkim policor.

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë pushkë gjuetie, gjashtë pistoleta, një armë e gjatë, një pushkë ajrore, 836 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër leje të armëve, para të gatshme dhe dy telefona mobilë.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kanosje me thikë në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka intervistuar dy persona të dyshuar në lidhje me një rast të kanosjes, ndërsa në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar dhe rasti ndaj tij do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara