Kronikë e zezë

Arrestohen dy të mitur për armëmbajtje pa leje në Kllokot

Të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Kllokot ku janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Published

on

Policia gjatë patrullimit në fshatin Mogillë, komuna e Kllokotit, ka ndalur për një kontrollë rutinë një automjet me targa vendore në të cilin kanë qenë dy të dyshuarin kosovar shqiptar të mitur A.A. (2007) dhe S.H. (2006).

Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit të lartcekur zyrtarët policor kanë gjetur dy armë automatike AK-47 me karikator përkatës të cilët janë konfiskuar si dëshmi për Gjykatën.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Kllokot ku janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Ndaj të dyshuarve është ngritur kallëzim penal për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

“Kllokot, 20 tetor 2022-Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti Reagues i Stacionit Policor Kllokot gjatë patrullimit në fshatin Mogillë komuna e Kllokotit ka ndalur për një kontrolle rutinë një automjet me targa vendore në të cilin kanë qenë dy të dyshuarin kosovar shqiptar të mitur A.A. (2007) dhe S.H. (2006). Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit të lartcekur zyrtarët policor kanë gjetur dy (2) armë automatike AK-47 me karikator përkatës të cilët janë konfiskuar si dëshmi për Gjykatën. Të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Kllokot ku janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt në prokurori”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajmet

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë regjistruar pesë raste të dhunës në familje. Rastet janë shënuar në Ferizaj, Podujevë, Pejë, Malishevë dhe Mitrovicë të Jugut.

Në Ferizaj, një person ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij pas një konflikti verbal. Dy viktimat kanë marrë tretman mjekësor dhe janë dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Në Podujevë, një burrë ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. I dyshuari, i cili është përdorues i lëndëve narkotike, është dërguar për trajtim mjekësor në Psikiatri dhe më pas është arrestuar me vendim të prokurorit.

Në Pejë, një e mitur ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga nëna dhe njerku i saj. Viktima ka marrë ndihmë mjekësore dhe është dërguar në strehimore, kurse dy të dyshuarit janë arrestuar.

Në Malishevë, një person ka sulmuar motrën e tij, si dhe ka lënduar babain që ka ndërhyrë për t’i ndarë. Dy të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.

Në Mitrovicë të Jugut, një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj ushtron dhunë të vazhdueshme ndaj saj. Viktima ka kërkuar masë mbrojtëse nga policia, ndërsa ka refuzuar strehimin.

Të gjitha rastet po vazhdojnë të hetohen nga policia dhe prokuroritë përkatëse.

 

Continue Reading

Lajmet

Gjilan: Gjendet një trup i pajetë në liqenin e Livoçit të Epërm, dyshohet për personin e raportuar të zhdukur

Published

on

By

Një trup i pajetë është gjetur pasditën e së mërkurës në liqenin e fshatit Livoç i Epërm në Gjilan, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh.

Sipas policisë, rasti është raportuar nga një qytetar rreth orës 14:12, i cili ka vërejtur trupin në ujë dhe ka njoftuar menjëherë organet e rendit. Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore së bashku me ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga liqeni. Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Edhe pse viktima nuk kishte dokumente identifikimi me vete, nga hetimet fillestare të policisë dyshohet se bëhet fjalë për një burrë, i cili ishte raportuar si person i zhdukur dy ditë më parë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’ju nënshtruar obduksionit, ndërsa rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes” dhe po vazhdon të hetohet nga njësitë përkatëse. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Një pushkë automatike, dy pistoleta dhe 92 fishekë sekuestrohen në Rahovec

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar një pushkë automatike, dy pistoleta dhe 92 fishekë gjatë kontrollit në një shtëpi në Rahovec.

Kontrolli është kryer pas informatave inteligjente lidhur me dyshimet për posedim të paautorizuar të armëve. Zyrtarët e Stacionit Policor në Rahovec kanë lokalizuar vendbanimin dhe të dyshuarin, ndërsa kontrolli është realizuar me pëlqimin e tij dhe me udhëzim të prokurorit.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike, dy pistoleta, 92 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe katër karikatorë.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Rahovec, ku është intervistuar në prani të autoriteteve përkatëse.

Në koordinim me prokurorin e shtetit, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është liruar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një 25-vjeçare angleze në një apartament në Durrës, policia jep detajet

Published

on

Një 25-vjeçare e huaj është gjetur pa shenja jete këtë të enjte në një apartament në Durrës.

Sipas raportimeve të policisë, është gjetur pa shenja jete shtetasja angleze E.S., 25 vjeçe, ku nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ndërkohë, në apartament është gjetur edhe një fëmijë, rreth 2 vjeç, fëmija i 25-vjeçares, në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi plotë i policisë:

Rreth orës 12:50, në lagjen Nr.1, në një apartament, nga shërbimi i Urgjencës Durrës është gjetur pa shenja jete shtetasja angleze E. S., 25 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Gjithashtu është gjetur edhe fëmija i kësaj shtetaseje, rreth 2 vjeç, në gjendje të mirë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Euronews.al/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara