Kronikë e zezë

Arrestohen dy të dyshuar për grabitje në Pejë

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Pejë të dyshuar për grabitje. Policia njofton se bëhet fjalë për grabitje që kishte ndodhur mbrëmjen e 5 majit, ku në filialin e telefonisë IPKO në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë, dy persona të panjohur e të maskuar nën kërcënim të armës kanë grabitur nga arka të holla në shumë prej 350 euro.

“Më datë 05. 05. 2021, rreth orës 19:48, Policia e Kosovës, është njoftuar nga viktima se në filialin e telefonisë IPKO në rrugën Bekim Berisha ne Pejë, dy persona të pa njohur, të maskuar e nen kërcenim të armës kanë grabitur nga arka të holla në shumë prej treqind e pesëdhjetë (350) Euro. Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur gjitha njësitet relevante nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë. Pas një pune Operative nga ana e hetuesve Rajonal me datë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarit: A. H. lindur 1996 dhe D. T. i lindur 2001”, thuhet në komunikatën për media nga Drejtoria e Policisë për Rajonin e Pejës.

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë, është kryer bastisje dhe kontroll në shtëpitë e të dyshuarve, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e dëshmive armët: një pushkë gjysmë automatike, kalibër 7.62mm, një karikator dhe dymbëdhjetë (12) copë fishek dhe një armë gjahu gjysme automatike (pumparice).

Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve./UBTNews

Kronikë e zezë

Sekuestrohen armë zjarri në Fushë Kosovë dhe Podujevë

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar dy raste të mbajtjes në pronësi dhe përdorimit të paautorizuar të armëve.

Në Fushë Kosovë, gjatë një kontrolli të ushtruar dje në mëngjes, policia ka shoqëruar në stacion një person, pasi të njëjtit i është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në fshatin Lluzhan të Podujevës, policia ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kanosur me armë zjarri tre burra.

Nga i dyshuari është konfiskuar pistoleta që dyshohet se është përdorur në këtë incident. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari në Gjakovë për vrasje dhe pjesëmarrje në rrahje

Published

on

By

Policia e Kosovës në raportin e saj njëditor njofton se pas një punë hetimore për vepërn penale, “vrasje- pjesëmarrje në rrahje” është arrestuar i dyshuari në Gjakovë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit të rastit është dërguar në mbajtja për 48 orë.

“Pas një pune hetimore  në lidhje me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i dytë mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport.

Continue Reading

Lajmet

Disa persona të arrestuar brenda një dite për raste të dhunës në familje

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë regjistruar pesë raste të dhunës në familje. Rastet e raportuara janë në Fushë-Kosovë, Gjakovë, Malishevë dhe në Viti.

Në rastin e parë në Fushë-Kosovë, një person është në kërkim nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht viktimën grua e më pas i ka dëmtuar edhe makinën viktimës. Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari po vazhdon të kërkohet nga organet e rendit.

Ndërkaq, në Viti janë arrestuar dy burra, pasi dyshohet se janë përleshur ndërmjet vete. Gjatë incidentit, njëri prej tyre po ashtu ka sulmuar edhe viktimën tjetër burrë. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas inicimit të rastit janë dërguar në mbajtje.

Edhe në Gjakovë raportohet se është arrestuar një person nën dyshimin se ka sulmuar dy viktima, një grua dhe një burrë. Viktima burrë ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe në konsultim me prokurorin kujdestar dërgohet në ndalim për 48 orë.

Në një rast tjetër, po ashtu në Gjakovë, është raportuar se viktima grua është sulmuar nga e dyshuara grua, e cila është arrestuar dhe pas inicimit të rastit, në konsultim me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, rasti i fundit ka ndodhur në Malishevë, ku edhe në këtë rast kemi një burrë të arrestuar nën dyshimin se kishte sulmuar viktimën grua. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Lajmet

Vdes foshnja që u lind në tualetin e Emergjencës në Ferizaj

Published

on

By

Në Ferizaj, një foshnje e porsalindur ka vdekur nën dyshimin se nëna e ka lindur në tualetin e Emergjencës. Sipas raportit policor, foshnja ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka ndërruar jetë pas pak kohe.

Ndërsa me vendim të prokurorit, foshnja është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Ndërkaq, e dyshuara ndodhet në spitalin e Gjinekologjisë në Ferizaj, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

“E dyshuara femër kosovare raportohet se në tualetin e Emergjencës kishte lindur foshnjën e saj. Foshnja ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka ndërruar jetë pas pak kohe. Me vendim të prokurorit, foshnja është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, për procedura të mëtejshme hetimore, derisa e dyshuara ndodhet në spitalin e Gjinekologjisë në Ferizaj, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Continue Reading

Të kërkuara