Kronikë e zezë

Arrestohen dy gra në Mitrovicë, sulmuan zyrtaret policore në stacion

Të lënduarat kanë pranuar trajtim mjekësor.

Published

on

Janë arrestuar dy gra në Mitrovicë pasi që derisa ishin në stacion policor rreth një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dy zyrtare policore duke ju shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Të lënduarat kanë pranuar trajtim mjekësor. Njëra nga të dyshuarat është liruar në procedurë të rregullt, e tjera është dërguar në mbajtje.

“Rr. Marie Shllaku, Mitrovicë Jugu 24.01.2024 – 07:40. Dy femra kosovare janë arrestuar për shkak se derisa ishin në stacion policor rreth një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dy zyrtare policore duke ju shkaktuar lëndime të lehta trupore. Të lënduarat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarat pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëra është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa e dyshuara tjetër është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

 

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Ferizaj

Published

on

By

Një aksident trafiku ka ndodhur në Ferizaj, ku një person ka mbetur i lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Aksidenti është raportuar mbrëmjen e 30 marsit në fshatin Vrosh.

Sipas raportimeve, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:03 dhe ka përfshirë dy automjete. Si pasojë, drejtuesi i njërit prej automjeteve ka pësuar lëndime trupore. I njëjti, pasi ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, është përplasur me një shtyllë betoni të rrjetit elektrik.

I dyshuari aktualisht ndodhet nën trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa është edhe nën mbikëqyrjen e policisë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari për dhunim në Fushë Kosovë 

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se është arrestuar një person i dyshuar për dhunim në Fushë Kosovë.

Rasti kishte ndodhur më 10 dhjetor 2025, rreth orës 10:30, dhe i dyshuari ndodhej në kërkim që nga ajo kohë.

Më 30 mars 2026, ai është paraqitur për intervistim me ftesë të prokurores.

Pas bisedës me autoritetet, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar direkt në mbajtje.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet shtetasi i huaj, me substancë narkotike

Published

on

Një rast i posedimit të paautorizuar të narkotikëve është regjistruar dje në Vermicë.

Sipas njoftimit 24 orësh të Policisë së Kosovës, dje gjatë një kontrolli të një mashkulli shtetas i huaj, është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 40 gramë substancë  narkotike e llojit marihuanë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Policia has në armë në një objekt të pabanuar në Zubin Potok

Published

on

By

Dje në, Zubin Potok policia ka zbuluar armë dhe pajisje të dyshimta brenda një shtëpie të pabanuar në fshatin Prelez.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë patrullimit janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, dy uniforma, një karikator i zbrazët i AK-47, tri gëzhoja si dhe dokumente të ndryshme.

Për rastin është informuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Continue Reading

Të kërkuara