Kronikë e zezë

Arrestohen dy 20-vjeçarë në Vushtrri, dyshohen për posedim të substancave narkotike

Pas procedurave intervistuese, dy të dyshuarit janë liruar.

Published

on

Dy të rinj në Vushtrri janë arrestuar me dyshimin e posedimit të substancave narkotike.

Policia njofton se tek dy 20-vjeçarët e arrestuar janë gjetur dy qese të vogla substancë e dyshuar narkotike.

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Në orët e mesditës së datës 13 dhjetor 2021, policia në Vushtrri, ka arrestuar dy person të dyshuar për substancë të dyshuar narkotike. Arrestimi i dy të dyshuarve është realizuar në kohën kur zyrtarë policorë në rroba civile të angazhuar në planin operativ ‘Siguria në shkolla’, mbi dyshime të arsyeshme në rrugën ‘Ukshin Kovaqica’ kanë ndaluar dy të dyshuarit, me ç’ rast gjatë kontrollit të detajuar tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dy qese të vogla substancë e dyshuar narkotike. Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar A. J.,20 vjeçar, dhe E. B.,20 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës. Ndërsa pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj të dyshuarve është iniciuar rast për veprën penale ‘Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike’. Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do ti zhvilloj njësia përkatëse hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë. 

lajme

Policia nis hetimet për vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një personi, i cili është gjetur i shtrirë në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësia policore dhe ekipe të emergjencës. Viktima është transportuar me urgjencë drejt Qendrës Kliniake Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman mjekësor pasi në ato momente shfaqte ende shenja jete.

Megjithatë, përkundër përpjekjeve të mjekëve, stafi mjekësor i emergjencës ka konfirmuar vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit të kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’ju nënshtruar obduksionit, ndërsa rasti po trejtohet nga Policia si “Hetim mbi vdekjen”. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Suedi dhe i konfiskohet pasuria pas hetimit nga Prokuroria Speciale e Kosovës

Published

on

By

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se si rezultat i një bashkëpunimi ndërmjet Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe autoriteteve suedeze në luftimin e trafikimit të narkotikëve dhe shpëlarjes së parave, është arrestuar një person në Suedi.

Si rezultat i veprimeve hetimore të ndërmarra nga Kosova, është prangosur personi me inicialet A.G., ndërsa atij i janë konfiskuar pasuritë e fituara përmes veprimtarive kriminale.

Sipas njoftimit zyrtar, ky rast përbën precedentin e parë ku autoritetet suedeze kanë arritur të sekuestrojnë pasuri jashtë juridiksionit të tyre territorial.

Tutje bëhet e ditur se Zyra për Rikthimin e Aseteve, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, në koordinim me autoritetet e Suedisë do të ndërmarrë hapat e mëtejmë për ekzekutimin përfundimtar të vendimit për konfiskimin e pasurive edhe në Kosovë.

Ky rast dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në identifikimin dhe konfiskimin e pasurive të përfituara nga aktivitete illegale. Në njoftimin e prokurorisë nuk janë dhënë detaje shtesë për lidhjen e saktë të personit të arrestuar me shtetin e Kosovës. /E.A/

 

Continue Reading

lajme

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës në raportin njëditor ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje të regjistruara në rajonet e Kamenicës, Klinës, Pejës dhe Vushtrrisë.

Në Kamenicë, një grua ka njoftuar policinë se është sulmuar nga një grua tjetër. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është intervistuar dhe me konsultim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet.

Në Klinë, është arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Pejë, një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar nga një burrë. Palët janë intervistuar nga hetuesit dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Përplasje fizike është regjistruar edhe në Vushtrri, ku një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar nga një burrë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati. Ekipet relevante policore po vazhdojnë hetimet për kapjen e tij.  /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vdekje e dyshimtë në Drenas: Një burrë është alivanosur dhe ka ndërruar jetë

Published

on

By

Një rast i cilësuar si “Hetim mbi vdekjen” është regjistruar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës në Drenas.

Sipas njoftimit zyrtar, është raportuar se viktima burrë është alivanosur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet përkatëse policore së bashku me ekipet mjekësore, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’ju nënshtruar obduksionit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes po vazhdojnë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara