Lajmet

Arrestohen 10 persona, mesin e tyre edhe ish-kryetari i Shtërpcës

Në mesin e tyre i arrestuar është edhe drejtori i Urbanizimit dhe persona të tjerë.

Published

on

Në aksionin që u zhvilluar nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj janë arrestuar 10 persona. Njëri nga të arrestuarit është ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës.

Nga prokuroria kanë bërë të ditur edhe se në mesin e tyre i arrestuar është drejtori i Urbanizimit dhe persona të tjerë. Ata dyshohen për kryerjen e veprave penale “Marrjet e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, ju njofton se me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës -Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë janë duke e zhvilluar një aksion në komunën e Shtërpcës. Lidhur me këtë aksion deri më tani me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë arrestuar dhjetë (10) persona të dyshuar, në mesin e tyre edhe ish kryetari i komunës së Shtërpcës, drejtori i Urbanizmit, disa zyrtarë të tjerë dhe pronarë të firmave, për shkak të dyshimit të veprave penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Për të gjitha zhvillimet tjera lidhur me këtë aksion do të njoftoheni me kohë nga ana e Prokurorisë”, kanë njoftuar nga prokuroria. 

Vendi

Nis shpërndarja e 100 eurove për studentët

Published

on

By

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se është bërë ekzekutimi i 100 eurove për studentët në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.

Ai ka njoftuar se sot është finalizuar dhe dorëzuar lista e studentëve të kualifikuar për mbështetjen me 100 euro.

“Pas pranimit të verifikimeve të nevojshme nga institucionet e arsimit të lartë, komisioni verifikues sot ka finalizuar dhe dorëzuar listën e studentëve që janë kualifikuar për mbështetjen e njëhershme me 100 euro”, ka thenë Murati. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Shqipëria shpall “non-grata” për 15 vjet teologen nga Kosova, Igballe Berisha-Huduti

Published

on

By

Teologia nga Kosova, Igballe Berisha-Huduti, është shpallur “person i padëshiruar” në Shqipëri për një periudhë 15-vjeçare. Vendimi është marrë nga autoritetet shtetërore në kuadër të masave për sigurinë kombëtare dhe rendin publik.

Sipas vendimit të transmetuar nga mediat në Shqipëri, ky hap u ndërmor bazuar në informacionet e institucioneve të sigurisë, të cilat e vlerësojnë veprimtarinë e saj si rrezik potencial. Ndaj Hudutit rëndojnë dyshime për lidhje me regjimin iranian dhe për thirrje publike kundër rendit kushtetues në Shqipëri. Urdhri tashmë i është përcjellë për zbatim Policisë së Shtetit dhe strukturave të kufirit e migracionit.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai deklaroi se Huduti ka qenë e përfshirë si “e infiltruar” në protestat që po zhvillohen në Tiranë kundër ndërtimit të një resorti luksoz në Zvërnec. Kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar edhe fotografi në rrjetet sociale, duke ngritur akuza për lidhje të saj me figura dhe struktura të huaja.

Nga ana tjetër, vetë Igballe Berisha-Huduti i ka mohuar të gjitha pretendimet dhe akuzat e autoriteteve. Përmes një reagimi, ajo ka theksuar se pjesëmarrja e saj në protesta ka qenë tërësisht qytetare dhe patriotike, pa asnjë motiv tjetër të fshehur. /E.A/

Continue Reading

Vendi

FSK dhe Policia e Kosovës sërish institucionet më të besueshme për qytetarët

Published

on

By

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policia e Kosovës vazhdojnë të gëzojnë nivelin më të lartë të besimit publik në vend. Sipas rezultateve të Anketës Rajonale WeBalkans 2026, 87.4% e qytetarëve kanë shprehur besim të plotë në FSK-në, ndërsa 85.6% në Policinë e Kosovës, duke i renditur këto dy institucione në krye të listës për sa i përket besueshmërisë.

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës e ka vlerësuar këtë rezultat si një dëshmi të pastër të profesionalizmit, përkushtimit dhe angazhimit të vazhdueshëm të zyrtarëve policorë në garantimin e rendit dhe sundimit të ligjit. Nga ky institucion theksuan se besimi i qytetarëve është themeli i punës së tyre dhe një motiv shtesë për të vazhduar mbrojtjen e jetës dhe pronës së komunitetit.

Anketa tregon gjithashtu se për qytetarët e Kosovës, siguria, sundimi i ligjit dhe lufta ndaj korrupsionit mbeten prioritetet kryesore për zhvillimin e vendit. Një pjesë e konsiderueshme e të anketuarve kanë kërkuar që forcimi i zbatimit të ligjit të mbetet në fokusin kryesor të institucioneve shtetërore.

Në përgjigje të këtyre gjetjeve, Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj për të luftuar pa kompromis krimin e organizuar, korrupsionin dhe çdo dukuri tjetër që cenon sigurinë publike. Institucioni ka premtuar investime të mëtejshme në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe rritjen e transparencës, duke shprehur njëkohësisht mirënjohje të thellë për përkrahjen e vazhdueshme të qytetarëve. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Mbyllen tri qendra masazhi dhe shqiptohen pesë gjoba

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Qendror të Punës, ka ndërmarrë një aksion të gjerë kontrolli, duke realizuar 98 inspektime të përbashkëta në qendrat e masazhit dhe lokalet e muzikës në të gjithë territorin e vendit.

Siç njofton Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, si rezultat i mungesës së dokumentacionit të nevojshëm dhe mosrespektimit të orarit të punës, janë mbyllur tri qendra masazhi, prej të cilave dy në Komunën e Gjakovës dhe një në Komunën e Rahovecit.

Përveç mbylljes së këtyre lokaleve, IQMT ka shqiptuar edhe pesë gjoba ndaj subjekteve të tjera ekonomike që nuk kanë prezantuar dokumentacionin e kërkuar ligjor gjatë procesit të inspektimit.

Nga ministria theksojn se me qëllim të garantimit të ushtrimit të ligjshëm të veprimtarive ekonomike, IQMT në koordinim me institucionet përgjegjëse do të vazhdojë organizimin e aksioneve të tilla në të gjithë vendin. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara