Lajmet

Arrestimi i Imamoglut trondit stabilitetin e lirës turke

Published

on

Lira turke përjetoi një rënie të madhe pas arrestimit të Ekrem Imamoglu, kryetarit të bashkisë së Stambollit, i cili është një nga figurat më të njohura të opozitës në Turqi. Kjo ngjarje ka shkaktuar pasiguri në tregjet financiare, duke pasuar me luhatje të mëdha të monedhës turke.

Në një përpjekje për të stabilizuar lirën, Banka Qendrore e Turqisë ka ndërhyrë duke injektuar pothuajse 11 miliardë dollarë në sistemin financiar të vendit. Ky veprim kishte për qëllim stabilizimin e kursit të këmbimit dhe frenuar rënien e mëtejshme të lirës, e cila kishte pësuar një goditje të rëndë pas arrestimit të Imamoglut, që konsiderohet një kritik i fortë i qeverisë aktuale.

Pavarësisht kësaj ndërhyrjeje të fuqishme, ndikimi i ngjarjeve politike në stabilitetin ekonomik të Turqisë mbetet një faktor i paqartë dhe i pasigurt. Situata është e tensionuar, pasi shumë analistë dhe aktorë të tregut janë të shqetësuar se tensionet politike mund të kenë pasoja të mëtejshme negative për ekonominë dhe besimin në sistemin financiar të vendit.

Continue Reading

Lajmet

Dogana ndalon mallra të padeklaruara në Vërmicë, iniciohen procedura ndaj shoferit

Published

on

By

Gjatë kontrolleve rutinë në Pikëkalimin Kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë selektuar një automjet për kontroll të detajuar.

Edhe pse drejtuesi i mjetit kishte deklaruar se nuk posedonte mallra për deklarim, gjatë kontrollës së automjetit janë zbuluar mallra të padeklaruara, përfshirë këpucë për meshkuj dhe femra, çanta dhe aksesorë të ndryshëm.

Mallrat e zbuluara janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave të parapara ligjore, ndërsa ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi./KP

Continue Reading

Lajmet

Mbledhja e KPK – propozohet shkarkimi i Besim Kelmendit nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Published

on

By

Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) është propozuar si rend dite shkarkimi i ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

Ky propozim erdhi nga zëvenëskryesuesja e KPK-së, Jehona Grantollli e cila tha se Kelmendi është pozicionuar në një grup të caktuar të anëtarëve të KPK-së dhe sipas saj, nuk po përfaqëson unitetin e Këshillit Prokurorial, për çka edhe është zotuar.

Ndërkohë pas fjalës së saj, UD Kryeprokurori, Besim Kelmendi akuzoi Granitollin duke thënë se kjo është një lojë e një grupi të anëtarëve të cilin e përfaqëson Granitolli./KP

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike

Published

on

By

Ka nisur takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me liderët e partive parlamentare për t’u dakorduar për datën e zgjedhjeve të parakohshme, pas dështimit të dytë për t’u formuar qeveria e re.

Ftesës së Osmani iu kanë përgjigjur pozitivisht kryetari i LVV, Albin Kurti, ani pse erdhi me vonesë, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj, kryetari i Guxo, Faton Peci, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila si dhe liderët e partive të komuniteteve joserbe.

Të mërkurën dështoi të formojë qeverinë e re edhe mandatari i dytë nga LVV-ja, parti e cila kishte dalur e para në zgjedhjet e 9 shkurtit./KP

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi po merr pjesë në panairin më të madh të teknologjisë mjekësore dhe do të flasë në konferencën e mjekësisë sportive në Dyseldorf

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, po merr pjesë në panairin më të madh botëror të teknologjisë mjekësore – MEDICA – si dhe është ftuar të flasë në MEDICA Medicine + Sports Conference 2025, që po zhvillohet në Dyseldorf të Gjermanisë.

Ky event mbledh mijëra prodhues, shkencëtarë dhe ekspertë nga mbarë bota për të prezantuar risitë më të fundit në teknologjinë mjekësore dhe mjekësinë sportive.

Në këtë konferencë, Rektori Hajrizi së bashku me Prof. Norbert Bachl do të flasin për temën: “Precise preventation in a university campus ecosystem”.

Gjatë vizitës dyditore, Rektori Hajrizi po zhvillon takime me kompani prodhuese dhe partnerë ndërkombëtarë, ndërsa po prezanton zhvillimet e fundit të UBT-së në fushat e mjekësisë sportive, teknologjisë së avancuar dhe integrimit të inteligjencës artificiale në shëndetësi.

Panairi dhe konferenca përfshin tema bashkëkohore si jetëgjatësia, parandalimi përmes aktivitetit fizik, biohacking, inovacionet digjitale dhe terapitë moderne në sport, duke e kthyer MEDICA-n në një platformën globale.

Continue Reading

Të kërkuara