Lajmet

Arrestime dhe bastisje në disa qytete të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar për një sërë incidentesh kriminale të ndodhura gjatë ditës së djeshme në disa rajone të vendit, ku disa persona janë arrestuar, ndërsa ndaj disa të tjerëve janë iniciuar procedura të rregullta hetimore.

Në Prishtinë, më 03 shtator është arrestuar një person nën dyshimin se nuk ka përfillur urdhrin mbrojtës të gjykatës. I njëjti, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Më 03.09.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak i njëjti nuk ka përfillur urdhërin mbrojtës nga gjykata. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim.

Ndërsa në Lipjan, rreth orës 18:00, policia ka arrestuar një të dyshuar pasi dyshohet se ka kanosur dy viktima kosovarë. Pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kanosur dy viktimat kosovarë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim.

Në Podujevë njësitet policore, gjatë patrullimit, kanë ndaluar një të dyshuar dhe gjatë kontrollit i kanë gjetur 2 gramë marihuanë. Personi është intervistuar dhe është liruar në procedurë të rregullt.

Njësistet policore gjatë patrullimit kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit tek i njëjti kanë gjetur dhe konfiskuar 2 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.” thuhet në raport nga Policia e Kosovës.

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Graçanicë, Obiliq dhe Prishtinë.

Graçanicë / 03.09.2025 – 00:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimave kosovarë. Palët janë sjellë në stacion dhe pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

Obiliq / 03.09.2025 – 11:30. Janë shoqëruar ne stacion per intervistim te dyshuarit meshkuj kosovarë, pasi qe te njëjtit dyshohet se kane kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Të dyshuarit pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë / 03.09.2025 – 16:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi e njëjta dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimave kosovarë. E dyshuara pasi është intervistuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë / 03.09.2025 – 16:00. Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në stacion dy të dyshuarit kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit. Në konsultim me prokurorin, palët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Në Lipjan, pas hetimeve për një rast të vrasjes së rëndë të ndodhur më 03 gusht, policia ka kryer bastisje në shtëpinë e një të dyshuari, ku është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike.

Pas hetimeve te vazhdueshme lidhur me rastin, më 03.09.2025 bazuar në urdhëresën e gjykatës është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike.” thuhet në njoftim

Në Shtërpcë, dy zyrtarë të Agjencisë Pyjore kanë raportuar se një drejtues automjeti të ngarkuar me dru nuk është ndaluar dhe ka tentuar t’i godasë. Policia po heton rastin.

Dy ankues kosovarë zyrtar të Agjencisë Pyjore të Kosovës, kanë raportuar se një person i dyshuar i cili ishte duke drejtuar një automjet-xhip të ngarkuar me dru, nuk është ndaluar dhe ka tentuar ti godas ata. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.” thuhet në njoftim.

Në Kaçanik, policia ka arrestuar një të dyshuar pasi kishte porositur një pako me postë ku u gjetën 1 kilogram e 42 gramë marihuanë. Pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se kishte porositur një pako që ka ardhur përmes postës në të cilën gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 1 kilogram e 42 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.” thuhet në raport.

Në Kaçanik, është arrestuar edhe një person tjetër për një rast të mëparshëm të sulmit ndaj personit zyrtar.

Pas hetimeve intensive lidhur me rastin, më 03.09.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim.

Në Pejë, një rast i dhunës në familje ka rezultuar me lëndimin e lehtë të një viktime femër. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa prokurori ka urdhëruar fillimin e hetimeve.

Dy viktima femra kosovare për shkak të një mosmarrëveshje, dyshohet se jane sulmuar nga e dyshuara femer kosovare. Njëra nga viktimat ka pësuar lëndime dhe i është ofruar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, I cili ka urdheruar fillimin e hetimeve.”

Në Rahovec, një i dyshuar është arrestuar pasi ka kanosur një polic, pas shqiptimit të një tikete trafiku. Ndërsa në Malishevë, një burrë është arrestuar për dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij. Të dy rastet kanë përfunduar me dërgimin e të dyshuarve në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në shenjë revolte pasi i kishte shqiptuar tiketë për kundërvajtje në trafik ka kanosur zyrtarin policor në stacion policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar

Në Grykën e Deçanit, gjatë një kontrolli në një automjet, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 8 fishekë. Rasti është proceduar me procedurë të rregullt.

Njësia policore gjatë patrullimit ka ndaluar veturën që e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 8 fishekë. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe procedohet me procedurë të rregullt.” thuhet në raport.

Në Pikën Kufitare të Bërnjakut, është ndaluar një shtetas serb në automjetin e të cilit u gjet një vulë e strukturave paralele në gjuhën serbe. Ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

“Njësitet policore gjatë kontrollit në veturën me targa të Serbisë të cilën e drejtonte i dyshuari shtetas i Serbisë, kanë gjetur dhe konfiskuar një vulë të strukturave paralele në gjuhën serbe. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar nga ekipet relevante policore.” thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në disa drejtori rajonale, përfshirë Gjilanin, Prizrenin, Mitrovicën Jug dhe Veri, nuk është raportuar asnjë rast me rëndësi për ditën e djeshme./D.B/UBTNews

Vendi

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Vendi

Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze

Published

on

By

Programi i Gjuhës AnglezeUBT po pozicionohet si një ndër platformat më të rëndësishme për përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në fushën e arsimit, përkthimit dhe komunikimit ndërkombëtar.

Ky program është ndërtuar mbi një kurrikulë moderne që përkon me standardet më të larta evropiane, duke u ofruar studentëve jo vetëm njohuri teorike mbi gjuhësinë dhe letërsinë, por edhe aftësi praktike që kërkohen sot në sektorin publik dhe privat.

Përmes një mjedisi stimulues që nxit mendimin kritik dhe krijimtarinë, studentët pajisen me kompetenca për të komunikuar me saktësi akademike dhe për të operuar me përgjegjësi etike në projekte komplekse.

Një element kyç që e bën këtë program unik është dimensionimi ndërkombëtar, ku përmes bashkëpunimeve me universitete prestigjioze në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Itali dhe vende të tjera të BE-së, studentëve u mundësohet shkëmbimi semestral dhe përfitimi i bursave të plota përmes rrjeteve si Erasmus+ dhe CEEPUS.

Përveç përvojës ndërkombëtare, UBT ka krijuar lehtësi për të gjithë ata që synojnë të nisin rrugëtimin e tyre akademik në këtë drejtim, duke ofruar një bursë studimi prej 20% për të tri vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen.

Ky investim në talentet e reja plotësohet nga resurset e pasura që UBT vë në dispozicion, si biblioteka e specializuar e gjuhës angleze, platformat e avancuara digjitale për mësimdhënie dhe mbështetja e vazhdueshme nga Qendra e Karrierës për punësim dhe praktika profesionale.

Duke pasur një staf akademik të kualifikuar në universitetet më të mira botërore dhe diploma që njihen gjerësisht në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian, programi siguron që çdo i diplomuar të jetë një profesionist dhe i gatshëm për të kontribuar në zhvillimin arsimor dhe ekonomik të vendit.

Continue Reading

Vendi

Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës

Published

on

By

Sytë e botës sonte janë në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku Kosova luan një ndeshje historike kundër Turqisë për një biletë në Botëror, një sukses që ka zgjuar vëmendjen e mediave më prestigjioze globale.

Prestigjiozja britanike “The Guardian” ka botuar një artikull tejet prekës ku përshkruan rritjen e jashtëzakonshme të kombëtares sonë, duke e titulluar: “Besojmë te njëri-tjetri: Rruga e vështirë e Kosovës nga lufta drejt shpresës për Kupën e Botës”.

Gazeta sjell rrëfimin e Samir Ujkanit, i cili kujton kohën kur lojtarët nuk ia dinin as emrat njëri-tjetrit në ndeshjen e parë kundër Haitit dhe stërviteshin në fusha të rënduara nën tymin e termocentraleve të Obiliqit.

Artikulli vë në pah se për një shtet që dikur e kishte të ndaluar futbollin nga autoritetet serbe, ky moment përfaqëson kulmin e një diplomacie të gjatë sportive të nisur nga i ndjeri Fadil Vokrri dhe Eroll Salihu.

Sipas “The Guardian”, ajo që dikur dukej e pamendueshme – kualifikimi i Kosovës në finalet e një Botërori – sonte është vetëm një fitore larg, duke e shndërruar sportin në projektimin më të bukur të një shteti modern dhe të suksesshëm në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajmet

Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha

Published

on

By

Sot futbolli kosovar përjeton një moment unik pasi në të njëjtën kohë kur ekipi A zbret në fushën e “Fadil Vokrrit” për ndeshjen finale ndaj Turqisë, Kosova U21 do të sfidojë Spanjën në Madrid.

Të rinjtë tanë po luftojnë për një vend në “Europianin Shqipëri-Serbi 2027”, duke u përballur me liderin e grupit A që mban 18 pikë, ndërsa Kosova renditet në vendin e katërt me 8 pikë.

Pas humbjes 1-3 në ndeshjen e parë në Prishtinë, dardanët e rinj kërkojnë hakmarrjen ndaj spanjollëve, duke u mbështetur në formën e mirë që treguan me fitoret bindëse 4-0 ndaj Qipros dhe 7-0 ndaj San Marinos, si dhe barazimet pa gola kundër Rumanisë dhe Finlandës.

Kjo pasdite i gjen tifozët me vëmendje të ndarë mes Prishtinës dhe Madridit, në një përpjekje të dyfishtë për sukses ndërkombëtar.

Continue Reading

Të kërkuara