Lajmet

Arrestime, aksidente dhe raste të dhunës në Kosovë më 1 shtator 2025

Published

on

Policia e Kosovës ka bërë publike raportin 24-orësh për ngjarjet e ndodhura më 1 shtator 2025 në rajone të ndryshme të vendit. Rastet kryesore lidhen me posedim të paautorizuar të narkotikëve, përdorim armësh, vjedhje të rënda, aksidente trafiku dhe dhunë në familje.

Në Çagllavicë është arrestuar një shtetas i huaj, pasi gjatë kontrollit policia i ka gjetur një sasi të substancës së dyshuar narkotike. I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim.

Po ashtu, në kryeqytet janë raportuar të shtëna me armë zjarri, ku policia ka gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Hetimet për këtë rast vazhdojnë.

“Pas pranimit të një informate për të shtëna me armë zjarri , njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po vazhdon të hetohet nga ekipet relevante policore.” thuhet në njoftim.

Në një tjetër rast, në Prishtinë një këmbësor ka mbetur i lënduar pasi u godit nga një veturë. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Raportohet se drejtuesi mashkull kosovar, me veturë dyshohet nga pa kujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti në procedurë hetimore.” thuhet në raport.

Në Viti është arrestuar një person, pasi gjatë djegies së mbeturinave zjarri i doli jashtë kontrollit dhe përfshiu një fushë, duke rrezikuar edhe banorët e fshatit. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë djegies se disa mbeturinave, zjarri ka dal nga kontrolli dhe ka djegur një fushë ku kishte paraqit edhe rrezik për banorët e fshatit. Zjarri është shuar nga zjarrfikësit. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftim.

Në Ferizaj është raportuar një vjedhje e rëndë. Persona të panjohur kanë deportuar në një market dhe kanë vjedhur një arkë me një shumë të konsiderueshme parash. Policia ka nisur hetimet.

“Ankuesi mashkull kosovar, menaxher i një marketi ka informuar se persona të pa njohur me forcë kanë deportuar në depo dhe kanë vjedhur një arkë, në të cilën kishte një shumë të konsiderueshme  para të gatshme. Rasti është duke u hetuar nga njësiti i hetuesisë.” thuhet në raportin 24-orësh.

Në Prizren, persona të panjohur kanë dëmtuar dyert e brendshme të një objekti.

“Raportohet se persona të pa njohur kanë dëmtuar dyert e brendshme të një objekti. Rasti në procedurë hetimore.” thuhet në njoftim.

Ndërkohë, gjatë një ahengu familjar janë arrestuar dy persona pasi dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri. Policia ka konfiskuar katër pistoleta, pesë karikatorë, katër fishekë dhe tetë gëzhoja.

“Më 01.09.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit gjatë ahengut familjar dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri. Nga të dyshuarit janë konfiskuar katër pistoleta, pesë karikatorë , katër fishekë dhe tetë gëzhoja. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim.

Në Suharekë, dy persona janë arrestuar për posedim të narkotikëve, pasi policia u gjeti 22.53 gram marihuanë, letra mbështjellëse dhe dy telefona.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 22.53 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, një pako me letra mbështjellëse dhe dy telefona. Pas intervistimit, me vendin të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje.” thuhet në njoftim.

Po në Suharekë, një punëtor humbi jetën në vendin e punës në rrethana ende të paqarta. Dy të dyshuar janë arrestuar, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Raportohet se në emergjencën e Suharekës është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Dyshohet se viktima në vendin e punës në rrethana ende të pa njohura ka pësuar lëndime trupore. Të gjitha njësitë përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit , dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar ne mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.” njofton Policia e Kosovës.

Në Pejë është raportuar dhunë në familje, ku viktimat femra kanë deklaruar se janë sulmuar fizikisht nga një e dyshuar femër. Njëra prej viktimave ka marrë tretman mjekësor.

“Viktimat femra kanë informuar se janë sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Njëra nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor pasi kishte deklaruar lëndime. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.”

Në Deçan, punëtorët e pastrimit kanë gjetur dy granata dore gjatë grumbullimit të mbeturinave. Ato janë tërhequr nga njësia për deminim e Policisë së Kosovës.

“Raportohet se punëtorët e pastrimit të qytetit, gjatë grumbullimit të mbeturinave kanë hasur në dy mjetet të dyshuara shpërthyese (granata dore). Njësia për dënimin i PK-së ka bërë tërheqjen e granatave. Rasti është duke u hetuar.” thuhet në njoftim.

Në Gjakovë janë arrestuar katër shtetas të huaj, pasi në veturën e tyre u gjetën medikamente pa dokumentacion. Njëri prej tyre është dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar katër të dyshuar, shtetas të huaj pasi që gjatë kontrollit të veturës me të cilën udhëtonin janë gjetur dhe konfiskuar disa pako me medikamente pa dokumente përkatëse. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, një i dyshuar ( drejtuesi i mjetit) dërgohet në mbajtje, ndërsa të tjerët lirohen në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftim.

Në një rast tjetër, një shtetas i huaj nën ndikimin e alkoolit ka penguar policinë gjatë kryerjes së detyrës dhe është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj pasi që i njejti nën ndikim të alkoolit ka penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim.

Gjithashtu, dy persona janë arrestuar pas një konflikti familjar, por më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje, janë fjalosur në mes vete. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. ” raportohet nga Policia e Kosovës.

Në Vushtrri, një grua është sulmuar fizikisht nga një burrë pas një mosmarrëveshjeje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.

“Viktima femër kosovare, ka raportuar pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor , ndërsa me vendim te prokurorit pas intervistimit te palëve, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftim.

Në Skenderaj është raportuar një aksident trafiku me veturë, me dëme materiale por pa të lënduar.

“Drejtuesi mashkull kosovar, dysoshet se nga pa kujdesia ka shkaktuar vetë aksident me veturë. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar.” thuhet në njoftim.

Në Leposaviq, një burrë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një tjetër person. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa prokurori është njoftuar për rastin.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.” thuhet në raport.

Në Zveçan, një grua ka raportuar se persona të panjohur kanë tentuar të vjedhin në shtëpinë e saj, duke e demoluar objektin, por pa arritur të marrin diçka.

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e saj , me ç’rast të njëjtën e kanë demoluar mirëpo nuk ka vërejtur se i mungon diçka. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.” thuhet në njoftim./UBTNews/

Vendi

Prokuroria e Pejës kërkon mbikëqyrje më të madhe ndaj policëve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje

Published

on

By

Në takim morën pjesë edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë Rajonale në Pejë, major Mirsad Kelmendi, shefi i operativës dhe komandantët e pesë stacioneve policore në Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Disha-Haxhosaj ka kërkuar rritjen e mbikëqyrjes dhe kontrollit ndaj zyrtarëve policorë gjatë trajtimit të rasteve, me qëllim të garantimit të një qasjeje profesionale dhe respektimit të procedurave ligjore.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar rasteve të dhunës në familje dhe atyre që përfshijnë të miturit, si dhe nevojës për reagim të shpejtë institucional dhe koordinim ndërmjet mekanizmave kompetentë.

Ajo ka kërkuar gjithashtu vigjilencë dhe përkushtim të shtuar në trajtimin e rasteve që përfshijnë viktimat, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së institucioneve përgjegjëse për ofrimin e mbrojtjes efektive.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për parandalimin e veprave penale, identifikimin me kohë të rasteve dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme ligjore. /Ekonomia Online /

Continue Reading

Vendi

IKSHPK: 10 raste të reja me kancer çdo ditë në Kosovë

Published

on

By

Në Kosovë, mesatarisht 10 persona në ditë marrin diagnozën e sëmundjes së kancerit. Raporti më i fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) tregon se gjatë vitit 2025 janë regjistruar 3,775 raste të reja me kancer, një shifër kjo që është më shumë se dyfishuar krahasuar me vitin 2012, ku raportoheshin 1,588 raste.

Nëse llogariten edhe pacientët e diagnostikuar më parë që trajtuan sëmundjen gjatë vitit, sistemi shëndetësor mbuloi gjithsej 5,564 persona. Ekspertët tërheqin vërejtjen se numri real mund të jetë edhe më i lartë, pasi jo të gjitha institucionet shëndetësore i raportojnë rregullisht rastet.

Sipas të dhënave, gratë përbëjnë pjesën më të madhe të rasteve me 1,927 diagnostikime, ku kanceri i gjirit prin bindshëm duke përbërë 31% të të gjitha rasteve (592 raste). Shqetësuese mbetet mosha e të prekjeve: gati gjysma e grave u diagnostikuan para moshës 60 vjeç, ndërsa një e treta e atyre me kancer të gjirit ishin nën 50 vjeç.

Nga ana tjetër, te burrat u regjistruan 1,848 raste të reja, ku dominon kanceri i mushkërive (243 raste), i fshikëzës urinare dhe i laringut – të gjitha këto të lidhura drejtpërdrejt me përdorimin e duhanit. Sëmundja nuk ka kursyer as fëmijët, ku gjatë vitit 2025 u diagnostikuan 52 fëmijë dhe adoleshentë.

Përveç moshës dhe gjenetikës, faktorët kryesorë që po ndikojnë në rritjen e frikshme të rasteve në Kosovë mbeten konsumimi i lartë i duhanit si dhe ndotja e lartë e ajrit gjatë sezonit të dimrit. /Gazeta Shneta/

Continue Reading

lajme

Rama nga Brukseli: Serbia duhet të njohë Kosovën për të ecur drejt BE-së

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar nga Brukseli se njohja e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë është një kusht kyç dhe i panegociueshëm për avancimin e Beogradit zyrtar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë një interviste për mediat në samitin Euronews Enlargement Summit, ku diskutoi për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, Rama nëvirtualizoi se integrimi i Serbisë mbetet i rëndësishëm për stabilitetin rajonal, por kërkon hapa konkretë dhe përmbushje të detyrimeve.

“Ajo çfarë di është që fituesi në Beograd nuk tregon hapjen për mua dhe shqiptarët, që është njohja e çështjes së Kosovës. Kjo nënkupton që muzika në Beograd nuk do të ndryshojë. Jemi pjesë e një rajoni që ende nuk është plotësisht anëtar i BE-së dhe ne jemi ata që dëgjojmë leksione, nuk japim leksione, por Serbia është një pjesë e rëndësishme e mozaikut të Ballkanit Perëndimor,” u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se gjithmonë ka mbështetur qëndrimin se Serbia nuk duhet të lihet pas apo të shtyhet drejt braktisjes së projektit evropian. Sidoqoftë, ai nënvizoi se Beogradi duhet të adresojë hezitimet e tij si në lidhje me Kosovën, ashtu edhe në lidhje me linjëzimin e politikës së jashtme karshi Rusisë dhe sanksioneve perëndimore.

Sipas Ramës, për t’u bërë pjesë e familjes evropiane, Serbia duhet të dëshmojë me rezultate konkrete se e meriton këtë përkatësi duke përmbushur kriteret bazë që BE-ja i konsideron të panegociueshme.

Continue Reading

Lajmet

Kremlini konfirmon bisedimet trepalëshe për paqe me Ukrainën dhe SHBA-në në Abu Dabi

Published

on

By

Rusia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë bisedime paqeje trepalëshe në Abu Dabi më 10 dhe 11 nëntor, në një përpjekje të re diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të ulur tensionet ushtarake.

Lajmi është konfirmuar të martën nga Kremlini. Zëdhënësi Dmitry Peskov bëri të ditur gjatë një konference me gazetarët se delegacioni rus do të udhëhiqet nga Vladimir Medinsky, ndihmës i presidentit Vladimir Putin dhe kryenegociator i Moskës në këtë proces.

Nga ana e tij, i dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff deklaroi se Uashingtoni po lehtëson mbledhjen e delegacioneve në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas tij, fokusi kryesor i bisedimeve të javës së ardhshme do të jetë hartimi i marrëveshjeve të sigurisë për periudhën e pasluftës dhe gjetja e mekanizmave për uljen e menjëhershme të tensioneve në terren.

Kjo iniciativë vjen pasi negociatorët amerikanë po kërkojnë me ngulm një përparim konkret në tryezën e bisedimeve, duke shënuar rikthimin e palëve në dialog pas një pauze prej disa muajsh që nga takimet e fundit të mbajtura në fillim të vitit. /BBC/

Continue Reading

Të kërkuara