Lajmet

Arratiset njëri nga të dënuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Published

on

Është arratisur Marko Roshiq, njëri nga katër të dënuarit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Ditën kur është marrë vendimi ka qenë diku rreth orës 11:00. Neve na kanë sjellur vendimin për ekzekutimin e dënimit rreth orës 15:00. Po atë ditë [ditën kur është marrë vendimi nga gjykata], ne kemi shkuar për ta arrestuar por ai s’ka qenë në shtëpi dhe ne besojmë se ai nuk është në Kosovë”, tha Elshani.

Të premten e 28 qershorit, Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë i ka dënuar më 20 vjet burgim katër të akuzuarit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Në mesin e të dënuarve është edhe Marko Roshiq për “pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal” lidhur me “vrasje të rëndë, të cilit i është shqiptuar dënim me 8 vjet burgim dhe 10 mijë euro gjobë.

Asnjëri nga të akuzuarit nuk ishte prezent në sallën e gjyqit në momentin e shpalljes së aktgjykimit.

Vendi

UBT-CERT trajnon studentët në ofensivën e sigurisë kibernetike me fokus në sistemet linux

Published

on

Divizioni UBT-CERT realizoi një trajnim të specializuar për studentët e nivelit Bachelor, me tematikë në ofensivën e sigurisë kibernetike. Trajnimi, i titulluar “Attacking Linux Systems”, përfshiu pjesën teorike dhe praktike, duke u bazuar në një cybersecurity drill të simuluar brenda laboratorëve virtualë të sigurise kibernetike të UBT-së.

Gjatë këtij trajnimi, studentët u njohën me tema kyçe si Linux kernel workflow, GNU Project, dhe operacionet ofensive ndaj sistemeve Linux, duke fituar një kuptim më të thellë mbi arkitekturën dhe përdorimin e sistemeve Linux.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të zbatojnë në praktikë njohuritë e fituara përmes një simulimi real të sigurisë, ku secili student përdori një laborator virtual për fazën e cybersecurity drill, duke aplikuar direkt konceptet e trajnuara.

Ky aktivitet është një tjetër shembull i angazhimit të UBT-së për të siguruar edukim praktik dhe të avancuar në fushën e sigurisë kibernetike, falë Laboratorit të Sigurisë Kibernetike të UBT-së, i cili ka mbi 400 laboratore virtuale që mbulojnë të gjitha shtyllat kryesore të sigurisë kibernetike në nivel praktik.

Ky trajnim jo vetëm që rrit aftësitë teknike të studentëve, por i përgatit ata edhe për sfidat reale profesionale në fushën e sigurisë kibernetike dhe teknologjisë informative.

Continue Reading

Lajmet

Ushqimet që ndihmojnë në qarkullimin e gjakut

Published

on

Hudhra është një nga thesaret më të çmuar të natyrës dhe ka qenë e përdorur që në lashtësi për trajtimin dhe shërimin e shumë sëmundjeve.

Vlerat e saj njihen gjerësisht në të gjithë botën, sidomos në praktikat e mjekësisë popullore, ku ajo konsiderohet si një mbrojtëse natyrale kundër sëmundjeve.

Hudhra ndihmon në luftimin e infeksioneve, uljen e kolesterolit dhe tensionit të gjakut, si dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

Ajo është e pasur me antioksidantë, minerale dhe vitamina, sidomos vitaminën B, e cila ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut dhe përmirësimin e qarkullimit të tij.

Për këtë arsye, hudhra konsiderohet një nga ushqimet më të shëndetshme për zemrën.

Hudhra dhe lëngu i portokallit për qarkullimin e gjakut

Kombinimi i hudhrës me lëngun e portokallit mund të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin e gjakut.

Lëngu është i pasur me vitaminë C dhe fibra, të cilat janë të dobishme për shëndetin e enëve të gjakut.

Për të përgatitur këtë kurë ju nevojiten:

2 thelpinj hudhre

5 portokalle

Përgatitja:

Shtypni thelpinjtë e hudhrës për të çliruar alicinën, përbërësi aktiv më i rëndësishëm që pengon rritjen e qelizave kancerogjene. Shtrydhni portokallet dhe përzieni lëngun me hudhrën e shtypur.

Nëse nuk doni të ndjeni copat e hudhrës, mund t’i kaloni të dyja në mikser, kjo kurë duhet marrë çdo mëngjes me stomak bosh për të paktën dy javë.

Konsumimi i rregullt ndihmon në ushqyerjen e gjakut, ruajtjen e shëndetit të enëve të gjakut dhe përmirësimin e qarkullimit.

Ekspertët rekomandojnë sasinë e hudhrës sipas formës së saj:

Hudhra e freskët: deri në 5 gramë në ditë

Ekstrakti i hudhrës: 600–1200 mg në ditë, pa e tejkaluar këtë sasi. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lajmet

​Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari me urdhër-arrest ndërkombëtar

Published

on

By

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ILECU, në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë dhe njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës, më 10 dhjetor 2025 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Gjermania për në Kosovë.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet gjermane, pasi kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për vuajtjen e dënimit prej një viti burgim dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të Kosovës dhe atyre gjermane.

I dyshuari pas ekstradimit, i është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Pejës për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

Continue Reading

Lajmet

Tre migrantë të vdekur në kufirin Kroaci-Bosnje

Published

on

Tre migrantë kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm në kufirin mes Kroacisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

Sipas policisë, informatën për një varkë të fundosur në lumin Sava në Slavonski Brod e kanë pranuar në orën 05:20 të së enjtes.

Siç raportohet oficerët e policisë kanë dalë menjëherë në vend të ngjarjes ku kanë arritur të nxjerrin nga lumi 13 persona (shtetas të huaj), njëri prej të cilëve nuk tregonte shenja jete.

12 të tjerët janë dërguar në spitalin në Slavonski Brod.

Policia po vazhdon hetimin penal për të përcaktuar faktet dhe rrethanat, ndërsa u tha po ashtu se është gjetur një dokument udhëtimi që i përkiste njërit prej individëve dhe autoritetet po punojnë për ta gjetur atë person../S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara