Kronikë e zezë

Arratiset nga burgu terroristi që planifikonte masakrën në një xhami të Zvicrës

Published

on

Është e paqartë se ku mund të jetë ai tani dhe nëse ai vazhdon planet për një sulm të mundshëm. Pëshpëritet se ai është arratisur në vendin e prejardhjes  së familjes së tij, në Ballkan.

Miran S. * atëbotë 17 vjeçar, kishte marrë si model sulmin në një xhami në Christchurch, Zelandë e Re.

Në verën e vitit 2019, adoleshenti kishte  shpërndarë në mediat sociale video dhe fotografi të masakrës në Zelandën e Re, në të cilën vrasësi Brenton Terrant, 30 vjeç, kishte vrarë 51 myslimanë, shkruan Tages Anzeiger.

“Në një moment dua ta bëj të njëjtën gjë në Zvicër”, kishte shkruar ai. Ai po planifikonte një sulm ndaj myslimanëve – në Zvicër.

Në biseda dhe forume të ndryshme, Miran S. kishte mësuar si konstruktohej një bombë, transmeton albinfo.ch. Për ta bërë këtë, ai kishte porositur disa kilogramë acid klorhidrik dhe aceton në një dyqan në internet.

“Unë do t’i vras ​​të gjithë këta myslimanë,” shkruante ai në rrjetet sociale. Shënjestra e tij thuhet se ka qenë një nga xhamitë në qytetin St. Gallen, transmeton albinfo.ch. Se cila ishte saktësisht, është e paqartë.

Siç raporton “Tages-Anzeiger”, Miran S. ishte arrestuar menjëherë pas postimeve të tij. Me sa duket, shërbimi i inteligjencës zvicerane kishte marrë një informacion nga Britania e Madhe. Miran S. lirohet pas një hetimi të kryer.

Pak kohë më vonë ai arrestohet sërish dhe përfundon për herë të dytë në burg. Këtë herë ai është dërguar në qendrën Kantonale të masave në Uitikon ZH – një burg për adoleshentët dhe të rriturit e rinj. Terroristi i mundshëm duhet të trajtohej këtu, transmeton albinfo.ch. Autoritetet e klasifikojnë atë si “shumë të rrezikshëm”.

Mbetet e paqartë se si është bërë terrorist Miran S. Ai është rritur në një familje të krishterë; prindërit e tij nuk duan ta komentojnë për media. Ndërsa të afërmit e përshkruajnë atë herë si “simpatik”, herë si “të paqartë”. Ai është rritur në një familje me probleme.

Sidoqoftë, Miran S. nuk qëndron në burg për shumë kohë: ai arriti të arratisej para disa muajsh. Është e paqartë se ku mund të jetë tani terroristi i mundshëm dhe nëse ai vazhdon planet për një sulm të mundshëm, shkruan blick.ch. Pëshpëritet se ai është arratisur në vendin e prejardhjes  së familjes së tij, në Ballkan.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Vdes në QKUK i lënduari nga aksidenti në autostradën Mazgit–Fushë Kosovë

Published

on

By

Një person ka humbur jetën në Qendren Klinike Universitare të Kosovës si pasojë e lëndimeve të rënda të marra në një vetaksident trafiku që kishte ndodhur më 6 qershor në autostradën Mazgit–Fushë Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, viktima kishte qenë duke u trajtuar në repartin e mjekimit intensiv që nga dita e aksidentit, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka bërë të ditur se, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rrethanat e plota të aksidentit mbeten nën hetim nga organet kompetente. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen dy drejtorë të shkollave të sistemit paralel serb në Kamenicë

Published

on

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se në një aksion të institucioneve të rendit në këtë komunë janë arrestuar dy drejtorë të shkollave të sistemit paralel serb.

Sipas Rahimajt, pas një pune intensive të institucioneve, është përmbyllur me sukses një aksion ndaj personave që, sipas tij, për një periudhë të gjatë kanë vështirësuar punën e institucioneve lokale dhe kanë shqetësuar komunitetin.

Ai ka bërë të ditur se në një nga aksionet e fundit në Kamenicë janë bastisur disa lokacione dhe më pas janë arrestuar dy drejtorët e shkollave të sistemit paralel serb, N.V. dhe D.K., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale, pa specifikuar se për çfarë veprash bëhet fjalë.

Rahimaj e ka cilësuar këtë aksion si një nga më të rëndësishmit e viteve të fundit në komunën e Kamenicës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohen vula me stemë të shtetit të Serbisë në Kamenicë, rreth 20 mijë euro dhe dokumente në Kamenicë – arrestohen dy persona

Published

on

Në Kamenicë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës” dhe “Asgjësim apo fshehje e materialit arkivor”.

Sipas raportit policor, më 22.04.2026, gjatë bastisjes në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë, 19.440 euro, 91.500 dinarë, 200 dollarë dhe 1.300 franga zvicerane.

Po ashtu janë sekuestruar vula me stemë të shtetit të Serbisë, gjashtë laptopë, katër shtëpiza kompjuteri, një telefon si dhe dosje me dokumentacione, përfshirë kontrata të punëtorëve nga sistemi paralel serb dhe dokumente të tjera.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vrasje në tentativë me armë zjarri në Malishevë

Published

on

Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur dje  rreth orës 12:06. Gjatë ndërhyrjes policore, nga i dyshuari mashkull kosovar është konfiskuar një armë e tipit AK-47 me nëntë fishekë.

Nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjet.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara