Lajmet

Arrati, dëbim, pajtim – Qendër e re e kujtesës në Berlin

Qendra e re e dokumentacionit në Berlin i kushtohet historisë së dëbimeve nga vendlindja në të gjithë botën. Kjo qendër kujton edhe 14 milionë gjermanët, që humbën vendlindjen pas Luftës së Dytë Botërore.

Published

on

Gjithçka u zhvillua ndryshe. Lufta i shkatërroi të gjitha planet e Stefan Fergerit, kur ishte 14 vjeç. Në vend të jetës në konvikt erdhi dëbimi. Familja e tij u largua nga veriu i Serbisë, atëherë pjesë e Jugosllavisë nga frika e Ushtrisë së kuqe. Stefani “më i madhi” në grupin e refugjatëve, kishte detyrën e drejtimit të automjetit deri në Austri. Kjo është një nga historitë që rrëfehen në Qendrën e Arratisë, Dëbimit dhe Pajtimit. Ky vend të kujton faqen më të errët të historisë gjermane dhe pasojat që solli ajo. Rreth 1 kilometër e gjysmë larg vendit më të rëndësishëm të kujtesës për mizoritë e nazistëve, monumentit që kujton Holokaustin. Të hënën (21.06) këtë qendër e inaguron zyrtarisht kancelarja Angela Merkel.

“Të kuptosh, se çfarë do të thotë humbje”

Studiuesja, Gundula Bavendamm është drejtuese e Qendrës së Dokumentacionit nga viti 2016. Ajo e shikon këtë qendër si një vend të kujtesës dhe të mësimit të historisë. “Në qendrën e dokumentacionit bëhet fjalë për arratinë dhe dëbimin e gjermanëve, por edhe të shumë njerëzve të tjerë.” Një fjali simbol qëndron në krye. “Të kuptosh, se çfarë do të thotë humbje.”

Në katin e parë të ekspozitës së rregullt vizitorët kanë mundësi të ndjekin hisotrinë europiane dhe botërore të migracionit të detyruar, deri në dëbimin e njerëzve nga Siria, apo të myslimanëve Rohinxha nga Mianmari budist.

Tek fati i 14 milionë gjermanëve të dëbuar pas Luftës së Dytë Botërore në katin e dytë të ekspozitës mëson vetëm pasi ke kaluar stacionet e informimit për kohën e nazizmit, Holokaustin dhe rolin e aleatëve. Shkaku dhe pasoja në histori përshkruhen kështu në mënyrë sa më ilustrative.

Dokumentationszentrums Flucht, Vertreibung, Versöhnung in Berlin

Të dëbuarit nuk ishin të mirëpritur në perëndim

Faza e tretë e ekspozitës i kushtohet ardhjes dhe shpërndarjes së personave të dëbuar në zonat e pushtuara nga aleatët në Gjermani. Në ekspozitën prej 5000 metrash katrorë gjenden eksponate të ndryshme, video të dëshmitarëve të kohës dhe tabela informuese.

Gjermanët nazistë ndezën një luftë shfarorëse, që u kushtoi jetën miliona njerëzve. Kur lufta mori fund, shumë gjermanë nga Lindja, edhe shumë polakë e hungarezë u dëbuan. Të ashtuquajturit “të dëbuarit nga vendlindja” duhet të merrnin arratinë drejt perëndimit në katër zonat e pushtuara nga fuqitë fituese. Në zonën sovjetike për shembull pas lufte gati një e treta e banorëve ishin refugjatë. Të mirëseardhur ata shpesh nuk ishin, në një kohë që pas lufte sundonte kudo varfëria dhe uria.

Hapësira e heshtjes

Shumica e të dëbuarvë në Gjermaninë perëndimore u organizuan në shoqata të ndryshme, shpesh me orientim konservator. Në vitet e para të Republikës Federale ata përbënin 20% të votuesve. Në Gjermaninë lindore, RDGJ të dëbuarit quheshin “të zhvendosur”, nga vitet 50-të tema e të dëbuarve në RDGJ u kthye në një temë tabu.

Grindje e vazhdueshme për kujtesën historike

Hapja e ekspozitës tani i ngjason një mrekullie të vogël. 22 vite kaluan që nga ideja e parë deri tek ekspozita përfundimtare. Kjo vonesë lidhet me debatin mjaft kontrovers që shkakton tema e të dëbuarve dhe me Erika Steinbach. Deputetja e CDU-së nga viti 1998-2014 ishte një drejtuese me influencë e Shoqatës së të Dëbuarve, (BdV) me rreth 1,3 milionë anëtarë. Që në fund të shekullit të kaluar ajo kishte idenë e themelimit të qendrës, por për vendin dhe konceptimin e kësaj qendre u ndez një debat i ashpër, që çoi edhe në pakënaqësi diplomatike me Çekinë dhe sidomos me Poloninë. Kjo qendër u pa me skepticizëm, sepse kishte dyshime, që gjermanët kështu mund të stilizojnë veten si viktima dhe të largojnë vëmendjen nga koha e nazizmit.

Dr. Gundula Bavendamm

Në vitin 2008 Bundestagu vendosi krijimin e fondacionit. Erika Steinbach humbi influencën, në vitin 2017 ajo u largua nga CDU-ja dhe drejtuesja e qendrës, Gundula Bavendamm nuk e ftoi ish-deputeten e CDU-së në ceremoninë e hapjes së qendrës, e cila tani mbështet populistët e djathtë të AfD-së.

Mbështetje nga politika

Në këshillin e fondacionit janë të përfaqësuar qeveria, kishat, shoqata e të dëbuarve, por edhe politikanë, si deputeti i CDU-së, Stephan Mayer. Për Deutsche Wellen ai thotë, se ngritjen e kësaj qendre ai e ka për zemër si nip i gjermanëve sudetë. Sipas tij kjo qendër kontribuon në “pajtimin e gjermanëve me veten”. Të dëbuarit kanë tani një vend ku “kujtohet fati i miliona vetëve dhe zbardhet ky kapitull i fundit i Luftës së Dytë Botërore.”

Në konferencën e shtypit drejtuesja, Gundula Bavendamm u pyet se pse zgjati kaq shumë ngritja e qendrës. “Për kapituj të dhimbshëm” të historisë së tyre, tha drejtuesja, “shoqëritë kanë nevojë për një kohë të caktuar.”

Nga 23 qershori qytetarët mund ta vizitojnë falas Qendrën për Arratinë, Dëbimin dhe Pajtimit në Berlin.

Deutschland Berlin | Dokumentationszentrum Flucht, Vertreibung, Versöhnung

Continue Reading

Lajmet

Tentativë për vrasje të rëndë në Rahovec: I maskuari me armë të gjatë qëllon mbi veturën e tre personave

Published

on

By

Mbrëmjen e kaluar në Rahovec është raportuar për një tentim vrasje, ku tre burra kanë rënë pre e një sulmi me armë zjarri.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktimat ishin duke lëvizur me veturë kur kanë vërejtur një pengesë në rrugë.

Në momentin që kanë dalë nga automjeti për ta larguar atë, atyre u është afruar një person i maskuar dhe i armatosur me armë të gjatë, i cili i ka kërcënuar dhe u ka kërkuar para.

Pasi viktimat kanë refuzuar t’i bindren dhe janë futur sërish në veturë për t’u larguar, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, duke qëlluar rrotën e pasme të automjetit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa në konsultim me prokurorin rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”. Hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit po vazhdojnë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në bodrumin e një ndërtese në Pejë

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është gjetur pa shenja jete në Pejë.

Viktima, fillimisht është vërejtur i shtrirë në bodrumin e një ndërtese në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka transportuar atë në Spitalin e Pejës, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.

Me urdhër të prokurorit, rasti është inicuar dhe trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Policia ka bërë të ditur se rasti ndodhet nën hetime. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kate Moss përballet me humbjen e 2 milionë eurove të agjencisë së saj “Kate Moss Agency”

Published

on

Kate Moss ka regjistruar humbjen e parë të biznesit të saj prej afro 2 milionë euro brenda një viti në agjencinë e saj të modelingut “Kate Moss Agency” e themeluar në vitin 2016.

Modelja britanike themeloi “Kate Moss Agency” me dëshirën për të mbështetur talente në një mënyrë ndryshe teksa kishte shprehur lodhjen nga pagesa e komisioneve të larta për agjentët.

Agjencia e saj ka përfaqësuar ndër vite modele, artistë dhe figura të njohura, duke u fokusuar në zhvillimin e karrierave dhe menaxhimin e imazhit të tyre.

Modelja 52-vjeçare vazhdon të jetë aktive në fushatat e markave prestigjioze dhe në eventet më të rëndësishme të modës, ndërsa nuk ka komentuar ende publikisht mbi rezultatet financiare të kompanisë./ / Dosja.al/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përmbyllet edicioni spektakolar i “Sunny Hill Festival”: Tri net të paharrueshme me yje botërore e vendore

Published

on

By

Mbrëmë është përmbyllur edicioni i sivjetmë i “Sunny Hill Festival”, i cila për tri ditë me radhë nga 31 korriku deri më 2 gusht e shndërroi Parkun e Festivalit në Bërnicë në qendrën e energjisë, muzikës dhe festës. Me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra artdashësve dhe performancave nga emrat më të mëdhenj të skenës ndërkombëtare e asaj vendore, festivali përmbushi pritshmëritë e organizatorëve për të mirëpritur mbi 100 mijë pjesëmarrës gjatë tërë edicionit.

Nata e parë (31 korrik) mbërriti kulmin me ngjitjen në skenë të superyllit botëror, Katy Perry. Rreth orës 22:30, skena kryesore shpërtheu nga dritat dhe energjia, ndërsa zona përballë saj ishte e stërmbushur me publikun që po e priste me padurim artisten amerikane. Perry bëri një dalje spektakolare dhe e ndezi atmosferën që në momentet e para duke u përshëndetur me turmën: “Përshëndetje Prishtinë. A jeni shqiptarë, a do të festoni me mua?”. Në skenën kryesore dhe skenat e tjera performuan gjithashtu emra të njohur si Dhurata Dora, Manifest, Blanco, Sahati, Salomé Le Chat, Seth Troxler, Tommy Gold, La Fazani, Ilo, Ereza, Jolle, Caboo, Sindicato Del Baile, Malix dhe Uran B..

Nata e dytë (1 gusht) solli një tjetër emër madhështor të skenës ndërkombëtare, këngëtarin e njohur Lewis Capaldi, i cili interpretoi hitet e tij më të mëdha përpara mijëra adhuruesve. Përveç tij, skenat elektrizuan edhe artistët e njohur si Esdeekid, Auxlua, Lumi B, Ledri Vula, MC Kresha, Lyrical Son, Buta, Eko, Kamelia, Pawsa, Gjin, Asgjë Sikur Dielli, Bana Zahiti, Rreze, Hawolf, Deezy, Locky, Halfpint dhe Artssassin.

Atmosferës elektrizuese të edicionit të sivjetmë i dha vulën në natën e tretë (2 gusht) rikthimi i një prej DJ-ve më të njohur në botë, Martin Garrix. Ylli holandez, i cili është shpallur pesë herë numri një në botë dhe ishte pjesë e “Sunny Hillit” që në edicionin e parë në vitin 2018, u rikthye për të dhuruar spektakël me hitet e tij globale si “Animals”, “Scared to be Lonely” dhe “In the Name of Love”. Në këtë natë përmbyllëse performuan edhe Tyson O’Brien, Roya, Bees & Honey, Kim Turnbull, Adam Port & Rampa, Carlita, Sytë, The Milk Snatchers, Sancet, Disco Magic Band, Caboo, Us Two B2B Nautica, Us Two, Nautica dhe Anitë.

Përgjatë tri netëve, me një gërshtim të përkryer mes emrave me famë botërore dhe artistëve më të pëlqyer lokalë, “Sunny Hill Festival” dëshmoi edhe një herë statusin e tij si ngjarja më e madhe kulturore e muzikore në rajon. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara