Kulturë

Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shriver zyrtarisht të divorcuar

Schwarzenegger dhe Shriver u takuan në vitin 1977 dhe u martuan në prill të vitit 1986 në Massachusetts.

Published

on

Pas një procesi të gjatë ligjor, divorci i Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shriver u finalizua të martën, pothuajse më shumë se 10 vjet prej kur u paraqit kërkesa për divorc.

Ish-çifti që njoftoi për ndarjen në maj të vitit 2011 – pas 25 vjetësh martesë – zyrtarisht u divorcuan, sipas mediave të huaja.

Schwarzenegger dhe Shriver u takuan në vitin 1977 dhe u martuan në prill të vitit 1986 në Massachusetts. Ata kanë katër fëmijë, Katherine, Christina, Patrick dhe Christopher./UBTNews

Kulturë

​Christina Aguilera vesh fustanin ikonik të Versace 20 vjet më vonë

Published

on

22 vjet pas fushatës ikonike të Versace për vjeshtën 2003, Christina Aguilera është rikthyer në mënyrë magjepsëse duke u shfaqur me të njëjtin stil në premierën londineze të “Burlesque: The Musical”.

Me një fustan pa rripa, korse të kryqëzuar dhe fund me volane, ajo e kompletoi pamjen me çizme të zeza të gjata dhe buzë të errëta, ndërsa flokët biond platin i la të rrjedhin natyrshëm si një homazh i qartë për dukjen e dikurshme.

Këngëtarja e “Genie in a Bottle”, producente e shfaqjes skenike të filmit të vitit 2010 ku luajti me Cher, riktheu jo vetëm stilin, por edhe frymën krijuese. Donatella Versace, e cila e zgjodhi atë për fushatën e vitit 2003, u shpreh: “Zëri i saj është i jashtëzakonshëm. Doja të ishim mikesha, kjo ishte më e rëndësishmja”.

Christina tha atëherë se ishte e emocionuar për të eksploruar një fushë të re, dhe ky vizion i saj vazhdon: “Jam më e përqendruar se kurrë në atë që dua të bëj”, tha ajo për Vogue.

 

Continue Reading

Magazinë

Ndërron jetë nëna e Sharon, aktorja Dorothy Stone

Published

on

Aktorja e njohur Sharon Stone ka bërë të ditur vdekjen e nënës së saj, Dorothy Stone, e cila ndërroi jetë më 26 mars në moshën 91-vjeçare.

Në një postim prekës, Sharon e përshkroi nënën si “argëtuese dhe me komplekse”, duke shpërndarë një foto ku shfaqet duke qeshur pranë saj në një divan.

Ajo shtoi në përshkrim: “Një produkt i depresionit të madh, të mos e përsërisim më. Le të mbrojmë dhe kujdesemi”.

Dorothy u martua me Joseph Stone në vitin 1950. Ata qëndruan bashkë deri në vdekjen e tij në vitin 2009, vetëm pak para 60-vjetorit të tyre të martesës.

Në nekrologjinë e publikuar në Montana Daily Inter Lake, Sharon dhe motra e vëllai, Kelly dhe Michael, thanë se Dorothy vdiq “në paqe pranë familjes dhe miqve të ngushtë”. Dorothy, e njohur me “Dot” , ishte e dashur për humorin e saj të madh, pasionin për muzikën, lojërat e makinat e fatit, kopshtarinë etj.

Pas lajmit të trishtë, miq të njohur të Sharon, përfshirë Allison Janney, Viola Davis dhe Melanie Griffith, i shprehën ngushëllimet publike përmes Instagramit.

Një ceremoni përkujtimore në nder të Dorothy Stone do të mbahet këtë verë në Montana, ku familja dhe miqtë do të nderojnë jetën dhe kujtimin e saj.

Continue Reading

Lifestyle

Katër ushtrimet që duhet t’i bëni çdo mëngjes

Published

on

Çdo mëngjes duhet që trupini njeriut të bëjë ushtrime, në mënyrë që të jetë i shëndetshëm dhe vital.

Ushtrimi për forcimin e shpinës

Muskujt e shpinës janë “forcuesit” më të rëndësishëm natyralë të kurrizit, të cilët ndihmojnë qëndrim të drejtë, stabilitet gjatë lëvizjes e lehtësojnë kryerjen e aktiviteteve fizike. Duhet të shtriheni e tendoseni sa më shumë që mundeni pjesën e sipërme të trupit nga prapa.

Përsëriteni në tri seri prej 15 ushtrimeve, duart bashkoni pas qafe dhe gradualisht ngrijeni pjesën e sipërme të trupit.

Derisa qëndroni shtrirë në stomak, duart lakojini në bërryl, ballin vëreni mes shuplakave. Ngrini njërën këmbë, pastaj tjetrën – dhe përnjëherë të dyja. Tërë këtë kombinim përsëriteni 10 herë. Pastaj, shtrijuni në bark, duart i shtrini pranë trupit. Shuplakat mbështetni në dysheme. Ngrini dhe shtrini pjesën e sipërme të trupit, duart dhe këmbët dhe kthehuni në pozitën fillestare.

Është shumë me rëndësi që pas ushtrimit t’i bëni sërish ushtrimet e tendosjes dhe të relaksimit të muskujve, për të bërë një relaksim të përgjithshëm.

Ushtrim për muskujt e stomakut

Mjekët thonë se gjatë viteve kjo pjesë e trupit lëshohet, andaj duhet të jeni tepër këmbëngulës në ushtrime që sërish të kini stomak të rrafshët dhe të bukur.

Ekzistojnë ushtrime për stomak të rrafshët. Shtrini në dhe ngriheni vetëm pjesën e sipërme të trupit, ndërsa pjesa e poshtme të jetë e puthitur për dysheme.

* Bëni një seri ushtrimesh në atë mënyrë që të ngrini pjesën e poshtme të trupit, ndërsa e epërmja të mbetet rrafsh dhe në gjendje të qetë.

Njëra nga mundësitë është edhe “vozitja e biçikletës” në ajër apo seria e ushtrimeve e ngritjes së pjesës së sipërme të trupit në drejtim të këmbës tjetër. Në fund shtrijuni anash dhe në mënyrë alternative ngrini këmbën e sipërme, pastaj ndërrojeni anën dhe përsëriteni ushtrimin me këmbën tjetër.

Argëtimi në krahë

Ushtrimet nëse fillimin e kuptoni si argëtim të mirë, ndoshta pas një kohe do t’ju pëlqejë. Ekspertët e fitnesit thonë se çdo ushtrim është i dobishëm vetëm nëse ju paraqet edhe kënaqësi. Nëse bëni pjesë te ata dembelët, të cilët në mëngjes vështirë zgjohen, ju propozojmë të qëndroni të shtrirë në çarçafë.

Pas ose para ushtrimeve të barkut, sipas dëshirës, argëtohuni duke ngritur këmbët dhe duke shtrirë trupin sa më shumë që mundeni. Kombinoni ushtrimet duke e hedhur këmbët mbi kokë, pastaj njëherë njërën e njëherë tjetrën, vozitni biçikletën në ajër.

Nxisni muskujt e thellë

Ushtrimi në top mund të jetë shumë argëtues dhe i dobishëm. Meqë topi nuk është stabil, duke ushtruar në të i kundërviheni gravitacionit dhe në atë mënyrë i angazhoni shumë muskujt e brendshëm stabilizues. Forcimi i këtyre muskujve mund të ndikojë në mënyrë preventive në lëndimet e shpinës, gjunjëve, nyjave të krahëve.

* Ulja në top aktivizon punën e muskujve të shpinës dhe të barkut. Në këtë mënyrë do të nxisni qëndrimin e drejtë dhe vertikal.

* Argëtohuni duke kërcyer mbi top dhe nxisni shkrirjen e kalorive të tepërta.

* Është me rëndësi madhësia e topit, sepse kur uleni në të, ijët dhe gjunjët duhet të jenë në shkallën prej 90 gradësh. Personave të cilët janë të gjatë deri në 165 cm u nevojitet topi me perimetër 55 cm; atyre nga 165 deri në 180 cm perimetri i topit prej 65 cm, ndërsa atyre mbi 180 cm topi prej 75 cm.

 

Continue Reading

Lifestyle

Parashikimi i motit për sot

Published

on

Të shtunën pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-20°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë
ndërmjet 26 – 33°C.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 4m/s.

Continue Reading

Të kërkuara