Lajmet

Arifi: Serbia mund të planifikojë sulm, por jo luftë të drejtpërdrejtë

Published

on

Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi ka kritikuar deklaratat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti lidhur me rrezikun në vend që mund të ndodhë pas sulmit të 24 shtatorit. Sipas tij, termet e përdorura si “luftë” përçojnë mesazhe tek Serbia.

Arifi në një intervistë tha se Serbia mund të planifikojë sulm në të ardhmen, por jo luftë të drejtpërdrejt.

“Sulme mund të ketë, tensione po, por jo luftë është bërë një narracion shumë i gabueshëm në shumë mediume kosovare dhe sidomos te elita politike që po e potencon gjatë tërë kohës që është shumë e gabueshme, sepse pikërisht kjo është çka po e kërkon Serbia, sepse Serbia me luftën hibride arriti me ndryshuar narracionin në Kosovë, që Kosova është vend i paqëndrueshëm, mund të ketë luftë, mund të ketë probleme dhe kjo e devijon komplet politikë bërjen e qeverisë së Kosovës. Pikërisht qeveria nuk është dashur të përmend këtë term, sepse është term që e involvon shtetin jo individ. Pra mos të harrojmë sulme terroriste ka pasur edhe në SHBA edhe në Evropë, por nuk ka pasur luftë, pra ka dallim të madh në mes sulmeve terroriste dhe luftës dhe në këtë rast mund të ketë inskenim të tillë por nuk do të ketë suksesin e 24 shtatorit, sepse NATO është në Kosovë edhe shërbimet e Kosovës, tash është një mekanizëm më i zgjeruar dhe nuk besoj që do të ketë luftë më shumë ndonjë narracion që i shkon përshtati i Rusisë dhe Serbisë për të destabilizuar Kosovës dhe vet aleatin më të madh të saj NATO-n”, tha Arifi.

Arifi derisa ka komentuar qëndrimin e liderëve të shtetit theksoi se të njëjtit duhet të punojnë në mënyrë diplomatike dhe të mos përdorin fjalën e fundit të parën.

Ai tha se qasja e qeverisë në këtë drejtim është e gabuar.

“Mendoj se kemi një naivitet dhe një jo përmirësim të qeverisë dhe gjatë gjithë kësaj kohe nuk po e kupton që nëse ka informacione të tilla të sakta ato duhet të dërgohen në kanale diplomatike dhe në vende më të rëndësishme si departamentin e mbrojtjes në SHBA, Bruksel, NATO, duhet të mësohemi të punojmë në mënyrë diplomatike që mos të përmendim fjalën e fundit të parën. Kjo është gabimi që e bënë qeveria gjatë gjithë kohës sepse kjo po krijon edhe në publik një atmosferë që do të kemi luftë sepse nuk është e vërtetë që do të kemi luftë, ne si shtet nuk duhet të frikësohemi nëse ka luftë ne jemi këtu dhe do të luftojmë kjo është shtëpia jonë. Policia i ka detyrat e veta i ka informacione është inteligjenca kosovare të cilat i bëjnë detyrat shumë mirë, por politika po e bënë detyrën jo mirë, kjo është gabimi që po bëhet në aspektin diplomatik. Çka duhet të bëjë qeveria e Kosovës është të bëjë detyrat e saj, më pak të flasë, më shumë të punojë, kjo të ishte këshilla e mirë për qeverinë e Kosovës në vitin 2024″, shtoi Arifi.

Krerët shtetërorë por edhe diplomatë të huaj kanë paralajmëruar për sulme të mundshme nga Serbia.

lajme

Nga e kanë origjinën sportet botërore

Published

on

By

Garat sportive pëlqehen gjithandej në botë. Ka sporte që tërheqin audiencë në gjithë botën, të tjera pëlqehen më shumë në rajone të caktuara.

Disa kanë lindur mileniume e shekuj më vonë, të tjera janë më të reja. Por, ku ka garë ka interes. Audiencë miliardëshe, sikur futbolli, për shembull.

Por, ku kanë lindur këto sporte, cila është origjina e tyre. Ja një listë me sportet kryesore dhe me vendin e tyre të origjinës fillestare:

  1. Futbolli – Angli – 1863
  2. Basketbolli – Shtetet e Bashkuara – 1891
  3. Kriketi – Angli – shek. XVI
  4. Tenisi (në fushë) – Angli – 1873
  5. Bejsbolli – Shtetet e Bashkuara – 1845
  6. Hokeji në fushë – Angli – shek. XIX
  7. Golfi – Skoci – shek. XV
  8. Volejbolli – Shtetet e Bashkuara – 1895
  9. Badmintoni – Indi – 1873
  10. Pingpongu – Angli – vitet 1880
  11. Ragbi – Angli – 1823
  12. Boksi – Greqia e Lashtë – 688 p.e.s.
  13. Noti (garues) – Angli – shek. XIX
  14. Gjuajtja me hark – Mbarë bota – Parahistori
  15. Xhudo – Japoni – 1882
  16. Karate – Okinava – shek. XVII–XIX
  17. Mundja – Mesopotami – 3000 p.e.s.
  18. Hokeji në akull – Kanada – shek. XIX
  19. Surfimi – Polinezi – shek. XII

Continue Reading

Lajmet

UBT zhvillon takim me Bordin Industrial për përgatitjet për akreditimin e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë

Published

on

By

Në kuadër të përgatitjeve për procesin e akreditimit 2027, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, i udhëhequr nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Dekani i Fakultetit, Prof. Dr. Besnik Qehaja, zhvilloi një takim me Bordin Industrial, me qëllim përfshirjen e perspektivës së industrisë në përmirësimin e planprogrameve dhe në hartimin e strategjisë së zhvillimit të fakultetit.

Takimi shërbeu si platformë konsultimi për përafrimin e programeve të studimit me nevojat e tregut të punës dhe zhvillimet teknologjike. Kontributi i Bordit Industrial në këtë proces synon të ndihmojë në identifikimin e kompetencave profesionale që kërkohen nga të diplomuarit dhe në orientimin e prioriteteve të fakultetit.

Përmes këtij bashkëpunimi, Fakulteti synon të forcojë lidhjen ndërmjet mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe praktikës profesionale, duke krijuar më shumë mundësi për përgatitjen e studentëve për sfidat e industrisë. Përfshirja e Bordit Industrial në përgatitjet për akreditim pasqyron përkushtimin e UBT-së për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë akademike dhe zhvillimin e programeve të studimit në bashkëpunim me partnerët e industrisë.

Bordi gjithashtu vazhdoj punën bashkë me stafin e Fakultetit përmes një punëtorie për planprogramin e ardhshëm!

Continue Reading

Vendi

Mungesa e kuorumit bllokon mbledhjen e Komisionit Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Mungesa e kuorumit të nevojshëm ka pamundësuar vazhdimin e mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me veprimet dhe mosveprimet institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Kryetari i komisionit, Burim Ramadani, bëri të ditur se mbledhja do të tentohet të mbahet sërish gjatë ditës së sotme për të vazhduar me pikat e rendit të ditës, ku kryesore është zgjedhja e ekspertëve të jashtëm.

Ndërkaq, deputeti Eman Rrahmani shprehu shqetësimin e tij për mungesën e përgjegjësisë së anëtarëve dhe vonesat e vazhdueshme, duke theksuar se bllokada të tilla po pengojnë punën e komisionit, përfshirë edhe kërkesën për të ftuar për raportim përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit apo edhe vetë kryeministrin. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kërcënohet përmes rrjeteve sociale një grua në Skenderaj, policia nis hetimet

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast të kanosjes të raportuar në komunën e Skenderajt.

Sipas njoftimit zyrtar, një grua ka raportuar se ka pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese në rrjetet sociale nga ish-bashkëshorti i motrës së saj.

Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar lidhur me këtë ngjarje.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa njësitë kompetente policore po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara