Lajmet
Arifi: Serbia mund të planifikojë sulm, por jo luftë të drejtpërdrejtë
Published
2 years agoon
By
UBT newsArifi në një intervistë tha se Serbia mund të planifikojë sulm në të ardhmen, por jo luftë të drejtpërdrejt.
“Sulme mund të ketë, tensione po, por jo luftë është bërë një narracion shumë i gabueshëm në shumë mediume kosovare dhe sidomos te elita politike që po e potencon gjatë tërë kohës që është shumë e gabueshme, sepse pikërisht kjo është çka po e kërkon Serbia, sepse Serbia me luftën hibride arriti me ndryshuar narracionin në Kosovë, që Kosova është vend i paqëndrueshëm, mund të ketë luftë, mund të ketë probleme dhe kjo e devijon komplet politikë bërjen e qeverisë së Kosovës. Pikërisht qeveria nuk është dashur të përmend këtë term, sepse është term që e involvon shtetin jo individ. Pra mos të harrojmë sulme terroriste ka pasur edhe në SHBA edhe në Evropë, por nuk ka pasur luftë, pra ka dallim të madh në mes sulmeve terroriste dhe luftës dhe në këtë rast mund të ketë inskenim të tillë por nuk do të ketë suksesin e 24 shtatorit, sepse NATO është në Kosovë edhe shërbimet e Kosovës, tash është një mekanizëm më i zgjeruar dhe nuk besoj që do të ketë luftë më shumë ndonjë narracion që i shkon përshtati i Rusisë dhe Serbisë për të destabilizuar Kosovës dhe vet aleatin më të madh të saj NATO-n”, tha Arifi.
Arifi derisa ka komentuar qëndrimin e liderëve të shtetit theksoi se të njëjtit duhet të punojnë në mënyrë diplomatike dhe të mos përdorin fjalën e fundit të parën.
Ai tha se qasja e qeverisë në këtë drejtim është e gabuar.
“Mendoj se kemi një naivitet dhe një jo përmirësim të qeverisë dhe gjatë gjithë kësaj kohe nuk po e kupton që nëse ka informacione të tilla të sakta ato duhet të dërgohen në kanale diplomatike dhe në vende më të rëndësishme si departamentin e mbrojtjes në SHBA, Bruksel, NATO, duhet të mësohemi të punojmë në mënyrë diplomatike që mos të përmendim fjalën e fundit të parën. Kjo është gabimi që e bënë qeveria gjatë gjithë kohës sepse kjo po krijon edhe në publik një atmosferë që do të kemi luftë sepse nuk është e vërtetë që do të kemi luftë, ne si shtet nuk duhet të frikësohemi nëse ka luftë ne jemi këtu dhe do të luftojmë kjo është shtëpia jonë. Policia i ka detyrat e veta i ka informacione është inteligjenca kosovare të cilat i bëjnë detyrat shumë mirë, por politika po e bënë detyrën jo mirë, kjo është gabimi që po bëhet në aspektin diplomatik. Çka duhet të bëjë qeveria e Kosovës është të bëjë detyrat e saj, më pak të flasë, më shumë të punojë, kjo të ishte këshilla e mirë për qeverinë e Kosovës në vitin 2024″, shtoi Arifi.
Krerët shtetërorë por edhe diplomatë të huaj kanë paralajmëruar për sulme të mundshme nga Serbia.
Lajmet
Arrestohen katër persona për mashtrim milionësh me prona në Prishtinë
Published
45 minutes agoon
February 19, 2026By
UBTNews
Katër persona janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në një skemë mashtrimi dhe falsifikimi dokumentesh që dyshohet se ka rezultuar me përfitim të kundërligjshëm mbi 1.5 milion euro, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, më 19 shkurt 2026, hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), pas një pune të gjatë operative dhe hetimore, kanë siguruar prova që implikojnë të dyshuarit me inicialet M.M., Sh.B., D.R. dhe B.Zh. në veprat penale të mashtrimit, falsifikimit të dokumenteve dhe legalizimit të përmbajtjes së rreme.
“Përmes veprimeve të kundërligjshme, përfshirë falsifikimin e dokumenteve si pasaportë e Serbisë dhe dokumente të tjera dhe duke i përdorur ato si të vërteta, si dhe duke prezantuar një person të rrejshëm si person real, të dyshuarit kanë arritur të tjetërsojnë-shesin përmes noterit pronën e ankuesit M.T., në sipërfaqe prej 36.28 ari”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas të dhënave zyrtare, prona dyshohet se është shitur tek blerësi H.M. me pretendimin se dokumentacioni ishte i rregullt dhe ligjor. Në këmbim të kësaj shitjeje, të dyshuarit dyshohet se kanë përfituar shumën prej 1,578,180.00 euro.
Me urdhër verbal të prokurorit të rastit janë realizuar kontrolle në pesë lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar 9,000 euro para të gatshme, të cilat do të shërbejnë si provë materiale në procedurat e mëtejme.
Të dyshuarit po hetohen për veprat penale “mashtrimi” , “falsifikimi i dokumenteve” dhe “legalizimi i përmbajtjes së rreme”.
Pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës dhe konsultimit me prokurorin nga Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, raportoi Policia.
Lajmet
Kancelari gjerman Merz, uron Kurtin për mandatin e ri
Published
46 minutes agoon
February 19, 2026By
UBTNEWS
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për rizgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Kosovës. Në letrën drejtuar Kurtit, Merz shprehu gatishmërinë për të vazhduar thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
“Jam i bindur se me përvojën tuaj do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për integrimin e mëtejmë euroatlantik të Kosovës”, shkruan kancelari gjerman, duke theksuar se Kosova ka një partner të fortë dhe të besueshëm në Gjermani gjatë këtyre proceseve.
Merz gjithashtu përmendi sfidat përpara Qeverisë së Kosovës, duke përfshirë avancimin e dialogut të normalizimit me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Gëzohem që do të vazhdojmë së bashku të thellojmë marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore ndërmjet vendeve tona”, përfundon kancelari në mesazhin e tij drejtuar Kurtit.
Lajmet
Hapet Konsullata e Lituanisë në Kosovë
Published
55 minutes agoon
February 19, 2026By
UBTNEWS
Lituania ka hapur zyrtarisht Konsullatën e saj në Kosovë, një ngjarje kjo që po konsiderohet si një hap historik drejt thellimit të raporteve diplomatike dhe bashkëpunimit mes dy shteteve. Në ceremoninë zyrtare të organizuar me këtë rast, ambasadori jorezident i Lituanisë për Kosovën, Eduardas Borisovas, deklaroi se hapja e kësaj konsullate përfaqëson një angazhim konkret për forcimin e bashkëpunimit në sferën institucionale, ekonomike dhe atë kulturore. Borisovas nënvizoi se vendi i tij mbetet një mbështetës i palëkundur i integrimit evropian të Kosovës dhe konsolidimit të shtetësisë së saj në arenën ndërkombëtare, raporton RTK.
Në këtë ngjarje mori pjesë edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola, i cili e vlerësoi këtë akt si një dëshmi të besimit të ndërsjellë dhe partneritetit strategjik. Sipas tij, prioritet mbetet shkëmbimi i përvojave në reformat demokratike dhe fuqizimi i raporteve parlamentare. Rëndësinë e kësaj pranie diplomatike e theksoi edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili u fokusua te bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit, duke u shprehur se konsullata do të jetë një urë e rëndësishme për koordinimin e çështjeve me interes të përbashkët.
Nga ana tjetër, Konsulli i Nderit, Bashkim Zeqiri, u zotua se do të punojë intensivisht për promovimin e interesave të dyanshme, duke krijuar mundësi të reja në fushën e ekonomisë, arsimit dhe investimeve. Hapja e kësaj konsullate shihet si një sinjal i fuqishëm i përkushtimit të Lituanisë dhe Kosovës për një partneritet afatgjatë, të bazuar në solidaritetin dhe vizionin e përbashkët për një të ardhme brenda familjes evropiane.
Lajmet
SHBA kërkon reformimin e NATO-s: Synohet reduktimi i misioneve në Kosovë, Irak dhe rajone të tjera
Published
3 hours agoon
February 19, 2026By
UBTNEWS
Shtetet e Bashkuara po kërkojnë nga NATO një ndryshim rrënjësor të strategjisë së saj, duke propozuar reduktimin e misioneve jashtë territorit tradicional të aleancës. Ky plan, i cili brenda qarqeve diplomatike po njihet si “rikthim në rregullimet e fabrikës”, synon që NATO të përqendrohet kryesisht në detyrat e saj bërthamë të mbrojtjes dhe parandalimit, duke lënë anash menaxhimin e krizave në rajone të tjera, raporton POLITICO.
Sipas burimeve diplomatike, administrata amerikane po lobon për mbylljen e misionit këshillues në Irak dhe zvogëlimin e prezencës paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë. Kjo lëvizje është pjesë e një vizioni më të gjerë për ta trajtuar NATO-n si një pakt strikt mbrojtës euro-atlantik, duke kufizuar angazhimet e saj në zona që konsiderohen jashtë sferës parësore të sigurisë së aleancës. Në këtë kuadër, SHBA-ja po sugjeron gjithashtu që partnerët si Ukraina dhe vendet e Indo-Paqësorit të mos jenë pjesë zyrtare e takimeve në samitin e ardhshëm në Ankara.
Ky drejtim i ri, i prezantuar si “NATO 3.0”, kërkon që forcat evropiane të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre dhe të jenë të afta të përballen me skenarët më kritikë të mbrojtjes. Ndonëse Uashingtoni ka rikonfirmuar përkushtimin e tij ndaj sigurisë evropiane, kërkesa për të reduktuar praninë në vatra të ndryshme të krizave ka nxitur diskutime mes aleatëve. Shumë vende anëtare vlerësojnë se partneritetet dhe misionet aktuale janë thelbësore për stabilitetin e përgjithshëm, ndërkohë që çdo ndryshim i mundshëm në terren do të kërkojë dakordësinë e plotë të të gjithë aleancës.
Arrestohen katër persona për mashtrim milionësh me prona në Prishtinë
Kancelari gjerman Merz, uron Kurtin për mandatin e ri
Hapet Konsullata e Lituanisë në Kosovë
FC Drita përballë NK Celje – Natë evropiane në “Fadil Vokrri”
SHBA kërkon reformimin e NATO-s: Synohet reduktimi i misioneve në Kosovë, Irak dhe rajone të tjera
The Independent: Thaçi mbyll kapitullin në Hagë si “burrë shteti dhe paqebërës”
Intervistë 100-vjeçare: Si i parashikoi Thomas Edison panelet diellore dhe trenat elektrikë
Sunny Hill Festival 2026 zyrtarisht i konfirmuar: 31 Korrik – 2 Gusht
Draft-raporti i PE-së për Shqipërinë: Reforma Zgjedhore, nuk janë zbatuar rekomandimet e OSBE-ODIHR
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
-
Vendi2 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Rajoni2 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
